Çfarë bëhet në ditën e Ashures?
E kanë pyetur Profetin a.s. për agjërimin e dites se Ashuras dhe ai u ka thënë: "Agjërimi i ditës së Ashuras i shlyen gjynahet e vitit të kaluar".
Në radhë të parë agjerohet dita e Ashures për arsye që të zbatojmë një thënie të Profetit Muhamed a.s. e cila ka lidhje me historinë e profetit Musa a.s., Abdullah bin Abasi thotë: kur profeti Muhamed a.s. erdhi në Medine, vuri re se hebrenjtë e mbanin agjërimin e ditës se ashuras dhe pyeti për shkakun. Ata iu përgjigjën: "Kjo është një ditë e madhe. Në këtë ditë Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij nga dhuna e Faraonit. Si falënderim për këtë, profeti Musa e agjëroi. Edhe ne për respekt e agjërojmë". I dërguari i Allahut a.s. u shpreh: "Ne e nderojmë më shumë se ju profetin Musa a.s.". Duke mbajtur edhe vetë agjërim urdhëroi popullin e tij të agjërojë ditën e ashuras.
Prej gjerave të cilat është mirë të bëhen në këtë ditë janë:
1. - Vizitat tek rrethi familjar
2. - Lëmoshë fukarenjve
3. - Pastrimi i trupit
4. - Parfumosja
5. - Vizitë tek dijetarët
6. - Vizitë tek te sëmurët
7. - Të prekesh koken e jetimit
8. - Shtimi i shpenzimeve për familjen
Po ashtu është përmendur edhe në Fethul Bari edhe një lutje e cila nëse bëhet ditën e Ashures zemra e tij kurrë nuk do reshte dhikrin ndaj Allahut.
"(سبحان الله) ملء الميزان، ومنتهى العلم، ومبلغ الرضا، وزنة العرش. (والحمد لله) ملء الميزان ومنتهى العلم، ومبلغ الرضا، وزنة العرش، لا ملجأ ولا منجا من الله إلا إليه. (والله أكبر) ملء الميزان ومنتهى العلم، ومبلغ الرضا، وزنة العرش، لا ملجأ ولا منجا من الله إلا إليه. (سبحان الله) عدد الشفع والوتر، وعدد كلمات الله التامات كلها. (والحمد لله) عدد الشفع والوتر، وعدد كلمات الله التامات كلها (والله أكبر) عدد الشفع والوتر، وعدد كلمات الله التامات كلها - أسألك السلامة برحمتك يا أرحم الراحمين، ولا حول ولا قوّة إلا بالله العلي العظيم، وصلّى الله تعالى على سيدّنا محمد وعلى آله وصحبه وسلّم أجمعين، والحمد لله رب العالمين)."
- Vlen të permendet se prej gjërave të rëndesishme që i kanë dhënë shumë rëndësi katër shkollat e sheriatit është dhe shtimi i shpenzimeve për familjen qoftë në aspektin ushqimor po ashtu dhe në formë dhuratash për fëmijet, etj..
- Trasnmetohet nga ebu Sejid El-Khudrij r.a. të ketë thënë: "ai që shpenzon për familjen në ditën e Ashures Allahu do i jape bollëk financiar gjatë gjithë vitit", Bejhekiu, shuabul iman, etj..
- Trasnmetohet prej Xhabir ibn Abdullahit r.a. tha: kam dëgjuar Profetin a.s. të thotë: "ai besimtar që shpenzon për veten dhe familjen e tij, ditën e Ashures Allahu do japë bollëk (financiar) gjatë gjithë vitit". Tha Xhabiri: e zbatuam këtë hadith dhe doli ashtu siç tha Profeti a.s., kështu tha dhe Ebu Zubejr, po kështu tha dhe Shu'betu, Ibn Abdul Berr në "istidhkar".
- Hanefite: ka thenë hiresia e tij Ibn Abidin në fusnotat e tij "redul Mukhtar ala duril mukhtar", se duhet zbatuar ky hadith i Profetit a.s. duke konfirmuar kështu hadithet për aplikimin e kësaj vepre.
- Malikite: hiresia e tij El-Hatab El-Malikij "mewahib el-xhelil fi sherhil Khalil", ka thënë: duhet që të rriten shpenzimet në ditën dhe natën e Ashures po të njëjtën gjë edhe shejh Zeruk i cili ka thënë se ky hadith është aplikuar dhe nga shumë dijetarë dhe ka dalë ashtu siç ka thënë Profeti a.s..
- Shafite: Imam Shirwani ne fusnotat e tij për "tuhfetul muhtaxh", për dhjetë Muharremin është synet të shpenzosh për familjen ditën e ashures me qëllim që Allahu të japë bollëk gjatë gjthë vitit. Këtë gjë e kanë përmendur edhe transmetuesit e hadithit duke thënë se e kemi aplikuar dhe Allahu na ka dhuruar mirësi gjatë gjithë vitit.
- Hanbelite: hiresia e tij El-Behuti në librin "keshful kina an metni el-ikna" 2/339, ka thënë: është mëse e domosdoshme të shpenzosh për familjen në ditën e Ashures. Ka pyetur ibn Mensuri imam Ahmedin r.a. ai u pergjigj "Po" është transmetuar nga sufjan ibn ujejne nga xhafer nga Ibrahim ibn muhamed ibn el-munteshir, ishte njeriu me i mirë i kohës të cilit i kanë thënë: "ai që rrit shpenzimet ditën e Ashures Allahu do i japë bollëk gjatë gjithë vitit", ka thënë ibn Ujejneh r.a.: 'e kemi provuar ditën e Ashures gati 60 vjet dhe kemi parë vetem se mirësi'.
Autor: Eduard SHEFKIU