Mesele mbi Muzikën 1



Pyetja:

Ç'farë është dispozita për muzikën dhe këngëtarin sipas Islamit?


Përgjigjja:

Dëgjimi i muzikës dhe këngëtarit nuk është i lejuar në përgjithësi dhe as i ndaluar në përgjithësi.

Nëse kënga përmban fjalë të bukura dhe që kanë domethënie, vlera dhe qëllime fisnike e që shpie në rrugë e cila nuk ndeshet me normat e moralit islam, dhe që nuk ia merr kohën besimtarit për t'i zbatuar normat me të cilat e ka ngarkuar Allahu i gjithfuqishëm si nga farzet e vaxhibet, kjo është e lejuar dhe nuk ka asgjë të keqe.

Ndërsa muzika e cila ndikon dhe largon besimtarin nga përmendja e Allahut apo nga namazi, padyshim se është e ndaluar (haram).



Shejh - Ali Xhuma

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...