Allahu xh.sh. nuk ka fytyrë



Nga mangësitë të cilat tradicionalistët (vehabistët) ia përshkruajnë Allahut xh.sh. është edhe fytyra. Ata thonë se Ai ka fytyrë dhe këtë qëndrim të tyre e mbështesin me dëshmitë vijuese.

Allahu xh.sh. thotë: وَلَا تَدْعُ مَعَ اللَّـهِ إِلَـٰهًا آخَرَ ۘ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجْهَهُ ۚ لَهُ الْحُكْمُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ. - "Veç Allahut mos adhuro ndonjë zot tjetër. S'ka të adhuruar tjetër veç Tij. Ç'do gjë, pos vexhhut (fytyrës) të Tij do të shkatërrohet! Vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai do të ktheheni!", (El-Kasas, 88).

وَيَبْقَىٰ وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ . - "E do të mbetet vetëm vexhhu i Zotit tënd (Zoti yt) që është i madhëruar e i nderuar!", (Er-Rrahman, 27).

وَاصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ الَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُم بِالْغَدَاةِ وَالْعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُ ... - "Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që e dëshirojnë vexhhun (kënaqësinë, razinë) e Tij ...", (El-Kehf, 28).

وَلِلَّـهِ الْمَشْرِقُ وَالْمَغْرِبُ ۚ فَأَيْنَمَا تُوَلُّوا فَثَمَّ وَجْهُ اللَّـهِ ۚ إِنَّ اللَّـهَ وَاسِعٌ عَلِيمٌ. - "Të Allahut janë edhe lindja edhe perëndimi, dhe ngado që të ktheheni, aty është vexhhu'Ll-llah (anë e Allahut). Vërtetë, Allahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm", (El-Bekara, 115).

Nga gjerat me të cilat përpiqen t'i përshkruajnë Allahut xh.sh. fytyrë janë edhe hadithet e shumta: "Muhammedi a.s. thotë: 'Femra është avret dhe kur del jashtë shejtani gëzohet me te. Kurse më afër vexhhi rabbiha është kur gjendet në shtëpi'".

Tash të shohim përse ulemaja e ka refuzuar shpjegimin tekstual të vexhhit dhe ç'kanë thënë për këtë fjalë: "Imam Er-Rraziu thotë: 'Dije se fjala vexhh, e cila është theksuar në këto ajete dhe hadithe, nuk mund të jetë në kuptim të fytyrës dhe këtë për shkaqet vijuese'":

- 1). Allahu xh.sh. thotë: وَيَبْقَىٰ وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ . - "E do të mbetet vetëm vexhhu i Zotit tënd (Zoti yt) që është i madhëruar e i nderuar!", (Er-Rrahman, 27). Pra, nëse vexhhi është fytyrë, atëherë është e domosdoshme të zhduken pjesët e tjera të Tij të cilët i atribuohen dhe të zhduket syri, [1] i cili gjendet në atë fytyrë.

- 2). Shpjegimi tekstual i ajetit: "E do të mbetet vetëm vexhhu rabbike dhu'l-xhelali we'l-ikram (Zoti yt) që është i madhëruar e i nderuar!", imponon përshkrimin e vexhhit me cilësitë e Madhështisë dhe Bujarisë. Meqë e dimë se Allahu është Madhështor dhe Bujar në bazë të kësaj përfundojmë se vexhhi në këtë ajet përcakton Allahun xh.sh., respektiviusht qenien e Tij.

- 3). Në fjalët: فَأَيْنَمَا تُوَلُّوا فَثَمَّ وَجْهُ اللَّـهِ , - "Ngado që të ktheheni, aty është aty është vexhh'ull-Llah (anë e Allahut)", vexhhi nuk është në kuptimin e fytyrës sepse ne shohim dhe ndiejmë se nuk ekziston kurrfarë fytyre atje ku kthehemi në namaz. Gjithashtu, sikur të themi se kjo fytyrë është në të gjitha anët e botës kjo do të thoshte ekzistim të një trupi në shumë vende kurse këtë nuk e thotë njeriu i arsyeshëm.

- 4). Fjalët: "... e dëshirojnë vexhhun ..." tregojnë bë pamundësinë e shpjegimit tekstual të vexhhut sepse ajo që dëshirohet duhet të ndodh dhe të bëhet kurse vexhhu tek ata [2] është i amshueshëm. Gjithashtu, ata e kanë adhuruar Allahun por nuk e kanë dëshiruar vexhhun e Tij sepse, sikur Ai të ishte i hidhëruar me ta, ata nuk do Ta dëshironin, por e kanë dëshiruar kënaqësinë e Tij. Kjo tregon në atë se me këtë ajet nuk mendohet në fytyrë por në kënaqësinë e Tij.

- 5). Kemi theksuar hadithin "... Kurse më afër vexhhi rabbiha është kur gjendet në shtëpi ...". Është njohur se, nëse me vexhh mendohet në fytyrën, afërsia dhe largësia nuk dallojnë për shkak që ajo është në shtëpi apo jo, deri sa, nga ana tjetër, nëse e shpjegojmë vexhhin si kënaqësi të Tij, kjo afërsi sendërtohet me praninë e saj në shtëpi. [3]

Me këto dëshmi kemi konfirmuar se me nocionin vexhh në këto ajete dhe hadithe nuk dëshirohet të tregohet në fytyrën. Nëse kjo është dëshmuar atëherë themi se me nocionin vexhh ndonjëherë synohet qenia e Allahut e ndonjëherë kënaqësia e Tij.

Sa i përket arsyes për të cilat vexhhin e shpjegojmë si qenie e Allahut mudn të themi si vijon:

- Në të shumtën e rasteve nga njeriu shohim vetëm fytyrën dhe sipas ssaj e dallojmë nga njerëzit e tjerë, fytyra është organ me anë të të cilit përcaktojmë ekzistimin e dikujt. Është normale, nëse këtë e kemi të njohur, që fytyrën ta marrim si metaforë për tërë qenien. Gjithashtu, nga gjerat që e forcojnë këtë shpjegim është edhe kjo që njerëzit, kur dikush nga ata i rregullon gjerat dhe i udhëheq, e quajnë këtë njeri fytyrë të atij populli.

- Nga njeriu kërkohet, në të shumtën, t'i manifestojë frytet e arsyes së tij dhe t'i manifestojë ndjenjat e tij kurse është e njohur se burimi i kësaj është në kokë. Ajo në të cilën i shohim frytet e kësaj është fytyra ndaj është korrekte të themi që fytyra udhëzon në tërë njeriun.

- Nuk ka dyshim se fytyra është e përbërë nga gjera të çuditshme dhe se në të tregohet çdo gjë që është në zemrën e njeriut. Dhe meqë ajo dallohet nga të gjitha organet me atë që në të manifestohet sëmundja dhe kënaqësia e tërë trupit, atëherë është e mundur të thuhet se fytyra është sikur i tërë trupi.

Sa i përket udhëzimit të fytyrës së kënaqësi, themi:

- Kur njeriu dashuron diç ai kthehet me fytyrë nga ai send ndërsa kur urren diç ai kthen kokën nga ajo gjë. - Nëse kthimi i njeriut me fytyrë ndaj diçkahit është shenjë se kënaqësisë së tij me atë send atëherë themi se fytyra është metaforë e mirë për kënaqësinë. Nëse tërë këtë e kemi mësuar, atëherë themi se vexhhi në ajetin: وَلَا تَدْعُ مَعَ اللَّـهِ إِلَـٰهًا آخَرَ ۘ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجْهَهُ ۚ لَهُ الْحُكْمُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ. është metaforë për qenien e Allahut dhe se shpjegimi i saktë i ajetit është: "Mos adhuro veç Allahut zot tjetër. S'ka hyjni tjetër veç Tij. Ç'do gjë, pos Tij, do të shkatërrohet! Vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai do të ktheheni!", (El-Kasas, 88).

Rasti i njëjtë është edhe me ajetin: وَيَبْقَىٰ وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ , i cili do të thotë: "E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!", (Er-Rrahman, 27).

Sa i përket dy ajeteve të mbetura, vexhhi në to është në kuptim të kënaqësisë së Allahut dhe se shpjegimi i saktë i këtyre ajeteve do të jetë: وَاصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ الَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُم بِالْغَدَاةِ وَالْعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُ ... - "Bëhu fuqishëm me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e me qëllim të fitimit të kënaqësisë (razisë) së Tij ...", (El-Kehf, 28).

وَلِلَّـهِ الْمَشْرِقُ وَالْمَغْرِبُ ۚ فَأَيْنَمَا تُوَلُّوا فَثَمَّ وَجْهُ اللَّـهِ ۚ إِنَّ اللَّـهَ وَاسِعٌ عَلِيمٌ. - "Të Allahut janë edhe lindja edhe perëndimi, dhe ngado që të ktheheni, aty është kënaqësia e Allahut. Vërtetë, Allahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm", (El-Bekara, 115).

Po kështu i shpjegojmë edhe hadithet të kësaj teme. [4]

Gjithashtu, nga shpjegimet e mundshme të cilat ulemaja islame e ka dhënë për ajetin e fundit është edhe shpjegimi i vexhhit me kuptimin e kiblës. Te Xhamiu i Tirmidhiut shënon: "Nga Muxhahidi transmetohet se duke e shpjeguar ajetin: ۚ فَأَيْنَمَا تُوَلُّوا فَثَمَّ وَجْهُ اللَّـهِ , ka thënë: 'Ngado që të ktheheni, aty është anë e Allahut'". [1]



Autor: Sami XHEKO
Përktheu: N. IBRAHIMI



_________________________

[1] - I cili i atribuohet Zotit nga disa grupime.
[2] - Te ata të cilët thonë se kjo fytyrë është edhe cilësi e Allahut.
[3] - Sepse kjo është më e mire për besimin e saj, kursde ajo që ëpshtë besimtare më e mire është më afër kënaqësisë së Allahut.
[4] - Esasut-Takdis, Fahruddin Er-Rrazi, fq. 93-95.
[5] - Tirmidhiu, hadithi nr. 2962, 8/ 424.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...