Nën hijen e Sheriatit
Në mësimet islame (sheriatike) mëkatet e bëra, sidomos mëkatet e mëdha, asnjëherë nuk vejtërohen! Për më tepër, gjithcka regjistrohet me kujdes dhe nuk harrohet. Për këtë janë të obliguar Shkrimtarët Fisnik, melekët, shokët tanë apo Kiramun Katibin, siç i quan edhe Kurani. Në të njëtën kohë, nuk ka asnjë mëkatë qoftë edhe nga ata më të mëdhenjtë, sic janë: vrasja, zinaja, vjedhja, që Allahu mos ta fal (ndoshta njerëzit jo, por Allahu gjithësesi po) nëse gjunahqari pendohet me sinqeritet, i kthehet me sinqeritet Allahut, në mënyrë kontstante duke pranuar gabimin dhe shkeljen e ligjit të Zotit të botëve.
"Thuaj robërve të Mi që i kanë bërë keq vetes me gjunahe, të mos e humbin shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu me siguri, i fal të gjitha gjunahet. Vërtetë, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirploti", (Ez-Zumer, 53).
Megjithatë, edhe pse e dinë se Allahu i Madhërishëm është i mëshirshëm dhe se mëshira e Tij është mbi hidhërimin e Tij, besimtarët e sinqertë nuk lëshohen, sepse nuk janë të sigurt se pikërisht atyre Allahu do t'ua fal?! Sepse, nëse jemi të sigurt atëherë për çfarë vlen përpjekja dhe mundi?! Shumica e njerëzve shkojnë në linjën e një rezistence të vogël: përse të mundohemi dhe të përpiqemi, nëse kjo nuk është e nevojshme!? Allahu mundet, sepse është i Plotëfuqishëm dhe gjithcka bën me vullnetin dhe dëshirën e Tij, të gjithë njerëzve do t'ua fal përvec meje ose ty, të gjithë njerëzit do t'i fut në xhenet përvec meje dhe teje. Andaj besimtari përpiqet ta lus sa ma shumë Allahun dhe rregullisht bën ibadete (namazi, zeqati, agjërimi, haxhi), duke u munduar të bëj vepër të mirë qoftë edhe e vogël (edhe buzëqeshja ndaj vëllaut është mirësi). Besimtari musliman mundohet që cdo ditë ta bëj më të mirë se ditën paraprake, dhe të gjithë këtë e bën që të konmpenzojë vitet, ditët apo edhe orët e lëshuara pa ibadet dhe duke u marrë me punë të kota.
Nëse i kemi bërë mëkatë vetëm Allahut të Madhërishëm, respektivisht i kemi bërë padrejtësi vetes, për këtë vetëm Allahut do t'i kërkojmë falje; do të pendohemi, do ta lusim dhe do t'i premtojmë vetes se asnjëherë nuk do të kthehemi tek mëkati, sepse ky është pendimi i vërtetë, mirëpo nëse kemi bërë ndonjë dëm qoftë material apo moral.psiqik, atëherë përvec se duhet të kërkojmë falje prej Allahut të Madhërishëm, duhet të kërkojmë falje/hallall edhe nga ato të cilët i kemi dëmtuar, i kemi përgojuar, i kemi gënjyer etj. Nëse kjo është e pamundshme, atëherë do të lutemi për ta, duke shpresuar që të na falin në Ditën e Gjykimit. Rregulli islam është i qartë: çdo padrejtësi duhet të përmirësohet qoftë në këtë botë ose në Botën tjetër! Mund t'u ikim sankcioneve në këtë botë, mirëpo me mëkatet duhet të përballemi në Botën e Përhershme, andaj verprat tona të mira le t'ua tejkalojnë veprave të shëmtuara ...
P.S.:Islami nuk e njeh konceptin e imunitetit që e gëzojnë liderët e sotshëm botërorë. Politikanët dhe të gjithë ata që kanë ndonjë puishtet sipas normave islame duhet të paraqiten para organeve gjyqësore nëse dyshohet për keqpërdorim të pozitës, marrjen e ryshfetit, të mos flasim për krime të rënda.
Se cka mendon për këtë Muhamedi a.s. më së miri na tregon rasti që trasnmetohet nga gruaja e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s Aisheja r.a.: "Kurejshët ishin mërzitur për rastin e një gruaja nga një fis i njohur e cila kishte vjedhur dicka, kështu që ata shkuan te i Dërguari i Allahut të intervenojnë? Thanë: "Nëse ka dikush që duhet ta bëj këtë, ai është Usame ibn Zejd, të cilin i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e donte shumë"? Shkoi Usamja te i Dërguari i Zotit dhe i tha për këtë. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i tha Usamas: "A po intervenon dhe ndërhyn të mos kryhet një gjykim i Allahut"?! Në të vërtetë janë shkatërruar ata që ishin para jush për shkak se kur mes tyre vidhte ndonjë njeri me autoritet (ndonjë i pasur, lider) e linin pa e dënuar, ndërsa kur vidhte ndonjë i dobët (ndonjë qytetarë i thjeshtë apo ndonjë i varfër) atëherë kryenin dënimin mbi të. Betohem në Allahun, nëse edhe Fatimja, vajza e Muhamedit, do të vidhte unë sigurisht do t'ia prisja dorën!", (Muttefekun Alejhi).
Përshtati: Arsim DAUTI