Kurban Bajrami
Te nderuar vellezer dhe motra besimtare: Zoti Fuqiplote ne Kur'anin e tij Famelarte thote: "Nenshtrohuni Allahut dhe te derguarit te tij".
Pjesa e pare e ketij Ajeti "Nenshtrohuni Allahut", ishte dhe motoja e Hz. Ibrahimit (a.s.), kur ai u nis te sakrifikonte te birin e tij Ismailin (a.s.). Allahu permes revelates urdheroi te derguarin e tij Ibrahimin (a.s.) qe te sakrifikonte gjene me te dashur, djalin e tij (a.s.).
I vendosur dhe i patundur me urdherin e Allahut, ai u pergatit ta flijonte ate. Ne ate kohe paraqitet engjelli Xhebrail (a.s.) dhe i tregon se Allahu eshte i kenaqur me te dhe ne vend qe te flijonte djalin e tij, engjelli i paraqet nje dash qe ta flijoje per hire te Allahut (xh.sh.).
Te nderuar besimtare: Kjo dite u shenua ne Historine e njerezimit si dita e Kurban Bajramit. Ne kalendarin Islam, kjo eshte dita e 10 e Muajit Dhul Hixhxheh dhe gjitha keto dite, jane dite te shenjta ku Zoti Fuqiplote ia mundeson besimtareve veprimin e puneve te mira dhe ia shumfishon ato.
Me te vertete ne ngjarjet e ndryshme te cilivizimeve dhe sidomos ne ato te Profeteve te Allahut ka shembuj te bukur dhe vlejne per njerezit qe deshirojne te dalin faqebardhe nga kjo bote.
Ne Kur'anin Famelarte thuhet: "Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s'ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishme për ata, të cilët janë ruajtur, a nuk mendoni"?
Dhe po ne te njejten Sureh ne nje Ajet tjeter thuhet: "Ne tregimet e pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur'ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjta) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson".
Te dashur besimtare: Ngjarja e Ibrahimit me djalin e tij Ismailin (a.s.) na tregon disa pika kyce te mardhenive tona me njerezit dhe Krijuesin.
- Si pike e pare: na tregon besimin e patundur qe ne duhet te kemi ne Allahun, Krijuesin e gjithesise. Djalli i mallkuar mundohet gjitmone te na ndaloje nga rruga e drejte duke na futur mendime se Islami eshte fe e veshtire te ndiqet, ose duke na e zbukuruar aq shume jeten e kesaj bote, ne ate menyre qe ne te biejme viktima te epsheve tona dhe te humbim jeten e Amshueshme Ahiretin.
Allahu (xh.sh.) ne Kur'anin e tij famelarte ne Suren Jasin thote: "O bijtë e Ademit, po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?". "(Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!". "Vërtet, ai (djalli) ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mendoni"?
- Si pike e dyte: ngjarja e Ibrahimit dhe Ismailit na tregon se pa sakrifice nuk mund te arrihen fitoret. Popujt ne bote, pa luftuar nuk kane arritur lirite e tyre.
Nje e vertete e pamohueshme eshte se sakrifica eshte e domosdoshme per arritjen e idealeve te larta. Ideali me i larte per njeriun eshte te fitoje pelqimin e Zotit dhe Parajsen e tij. Kusht per kete eshte qe njeriu te besoje dhe te veproje pune te mira. Jo veprimin e puneve te mira qe mendon individi se eshte pune e mire, por veprimin e puneve te mira qe i cileson Allahu si te tilla. Per ti ditur ato njeriu duhet te jete me afer Xhamise dhe besimtareve.
Te nderuar vellezer dhe motra te ketij komuniteti: Veprimi i puneve te mira tingullon shume embel dhe lehte ne veshet tona, por e zbatuara ne praktike nuk eshte e lehte. Pse? Pa sakrifice nuk mund te arrihen veprat e mira dhe kur disa individe perballohen me te, fatkeqesisht vendosin te marrin rrugen me te lehte dhe ju e dini se c'perfshine rruga e lehte.
Per besimtarin e vertete, jo vetem qe ka sakrifica por dhe sprova te ndryshme ne kete bote dhe e verteta qendron se sa me shume i devotshem te jete njeriu, aq me shume sprova dhe sakrifica do kaloje.
Degjoni se c'thote Kur'ani famelarte: "Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta edhe nga frytet, por ti përgëzoji durimtarët. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: 'Ne jemi të Allllahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi'! Të tillët janë ata që kanë bekime prej Zotit të tyre dhe mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit".
- Si pike e trete: e kesaj ngjarje vlene te permendet gezimi qe pat Ibrahimi dhe Ismaili (a.s.) pas veshtiresise, kur Zoti e dergoi engjellin me urdher qe Ibrahimi mos te flijoje djalin e tij, por te flijoje dashin i cili ishte dhurate nga Allah (xh.sh.).
Ne Kur'an thuhet: "E, pa dyshim se pas vështirësisë vjen lehtësimi".
- Si pike e katert: e kesaj ngjarje vlen te permendet guximi dhe besimi i patundur i Ismailit.
Te dashur besimtare: Te rinjte tane jane e ardhmja e se nesermes. E kemi amanet nga i Madhi Zot qe te pergatisim gjenerata te cilat do na i zbardhin fytyrat tona me veprimin e puneve te mira dhe te sinqerta. Kemi nevoje ti shikojme te rinjte tane te guximshem si Ismaili (a.s.), te durueshem si Ejubi (a.s.), te ditur si Sulejmani (a.s.), fales si Jusufi (a.s.), te paster si Isa (a.s.) dhe besimtare si Muhammedi (a.s.).
Ne qoftese ne nuk e mveshim rinine tone me keto sifate atehere dyert e djallit te mallkuar do hapen per ta.
Muhammedi (a.s.) na tregon se nje nga kategorite e njerezve Diten e Gjykimit qe do mbulohen nen Hijen e Allahut, ne ate dite qe nuk ka hije pervec Hijes se Tij eshte ajo kategori e atyre te rinjve qe jane rritur duke adhuruar Allahun (xh.sh.).
E lus te madhin Zot qe te na bashkoje zemrat tona ne fene e tij, dhe te na i fali gabimet tona. Me te vertete Ai eshte Fales dhe Meshirues.
Autor: Didmar FAJA, dhjetor 2007.