A ka të drejtë Imami të shfuqizojë ligje të sheriatit



A ka të drejtë Imami të shfuqizojë ligje të sheriatit, [1]siç pretendon një "dijetar i vyeshëm" në Risale Pronari i revistës El-Risale vazhdon të publikojë fejtone që e ia heqin maskën llojit mesazhit të tij dhe burimit të kulturës së tij. Me këtë ai ua shpalon lexuesve të vet ambiciet dhe qëllimet e tij. Kështu që e përkrahë atë ai që e përkrahë duke patur dijeni për atë që duhet arritur dhe duke e ditur përfundimin e rrugëtimit. Për këtë ai nuk dhet ta mallkojë askën kur ta sheh veten se e kanë bartur frymat e epshit në një vend të largët. Disa nga këto shembuj i kemi përmendur në disa fejtone tonat.

Sot do të flasëm për një fejton të publikuar në numrin 480 të revistës Risale me titull "e drejta e imamit për të shfuqizuar ligje" e cila i atribuohet një "dijetari të vyeshëm"! Të maskuar, i cili e shënon emrin e vet me shkronjën "ajn" në vendin e caktuar për emrin e autorit. Disa thonë që personi në fjalë është një "dijetar i ezherit" të cilët që më herët i qenkan botuar disa fejtone në Risale që trajtojnë tema, si "ekzistimi i dy legjislacioneve, i përhershëm dhe i përkohshëm" dhe "e drejta e imamit për shfuqizimin e ligjeve". Mirëpo kjo mua nuk më intereson, sepse nuk është e habitshme diçka që del nga gjiri i saj. Kështu që mua më intereson vet mendimi kushdo qoftë ai që e thotë atë.

Rezymeja e mendimit të këtij "dijetari të vyeshëm" se mendimi i atyre që mendojnë se legjislacioni islam ndahet në të përhershëm dhe të përkohshëm mbështetur në bërjen e dallimit mes asaj që vjen nga Pejgamberi a.s. si i Dërguar i cili përcjell nga Allahu i Madhëruar, qoftë ajo thënie, vepër ose pëlqim, dhe asaj që vjen nga ai si mufti, gjykatës apo imam, nuk është mjaft për ta bërë fikhun islam të përshtatshëm dhe të nënshtrueshëm ndaj rrjedhave të kohës, dukurive dhe të situatave. Që këndej ilaçi i vërtetë në kohën e krizës së legjislacionit është të veprohet me mendimin e atyre që e vënë shfuqizimin e ligjeve në të drejtën e pushtetarit siç e përmend këtë Ebu Xha'fer En-Nuhas si mendim të një grupi në librin e tij "En-Nasih ve'l-Mensuh".

Autori i fejtonit i lidh të gjitha shpresat e tij në këtë mendim dhe e quan atë mundësi të vetme për ta përshtatur fikhun islam ndaj rrjedhave të zhvillimeve dhe situatave në formë të plotë dhe gjithëpërfshirëse. Për këtë ai thotë mandej se feja Islame ka ardhur për t'i ngritur prangat e trashëguara prandaj nuk pranon t'u vihen pranga ndjekësve të tij në çfarëdo kohe qofshin. Në këtë mënyrë ai, atë që nuk përputhet me natyrën e grupit shoqëror, në mendimit të tij, e quan pranga që nuk mbahen, sipas tij. Në këtë mënyrë, obligimet e cekura në Kur'an dhe sunnet, janë pranga kohë pas kohe që duhet të çliruar prej tyre pakë nga pakë për ata që duan të çlirohen nga të gjitha kufizimet. Kjo tregon se sa dije ka ai për prangat qu i kanë patur popujt e lashtë, por gjithashtu, tregon se din ai për format e lehtësimit në ligjin islamik.

Vështrimi i këtij çilimiu ndaj ligjit islamik nuk është tjetër nga vështrimi i tyre ndaj ligjeve pozitiviste: ndërohet dhe ndryshohet prej kohës në kohë sipas mendimeve të pushtetarëve, ashti si ndërrohen sistemet pozitiviste. Ajo se Islami është i përshtatshëm për çdo kohë dhe vend nuk nënkupton, ashtu siç imagjinojnë, se ai pranon ndryshime dhe ndërrime në çdo kohë në pajtim me kërkesat e saj. Por, në kuptim se ai i përmban dobitë e vërteta të njerëzimit në këtë botë dhe në botën tjetër, për shkak se mbështetet në shpallje ët cilës nuk i afrohet e pavërteta as nga para, as nga pas. Për dallim nga mendja njerëzore e cila shpesh i sheh dobitë dëme dhe dëmet dobi nga një kohë në tjetrën. Ndërsa te ligji i Zotit, nuk ka dryshime pa mbështetje në shpallje, kurse koha e shpalljes tashmë është ndërprerë.

Mandej nuk e di ç'dëshiron të thotë autori i fejtonit me fjalën "Imam"? Nëse me të e ka për qëllim halifen e muslimanëve, tefteri i tij tashmë është mbyllur dhe muslimanët tashmë hequr dorë nga Imameti i madh me dëshirë ose me zor. Për këtë, shfuqizimi i ligjeve të sheriatit nuk ireferohet atij që nuk ekziston, bile sikur të ekzistonte, atori i fejtonit nuk do të mundtte ta shpreh haptas këtë die të tij, e jo më të përfytyronte guximin e atij Imami për ta ndryshuar ligjin e Allahut, sepse nuk mund të jetë ai që të gjithë muslimanët dëshmojnë për besnikërinë e tij nga ata që e shkruajnë librin me duarët e tyre dhe mandej thonë se ai është nga Allahu.

Ndërkaq, nëse ai ka për qëllim "Ustadh Imamin", [2] ai e gëzon plotësisht këtë pushtet në këtë vend të dashur, me gjithë kuptimin e fjalës: e shohim vë çfarë do dhe largon çfarëdo pa e penguar askush. Ja ku i kemi ligje të shumta lidhur me kurorëzimin, shkurorëzimin, vakufin, testamentin dhe trashëgiminë dhe ligje tjera të cilat kanë qenë të trashëguara që nga fillimi i Islamit sipas formave që i nënkupton Kitabi, sunneti dhe ixhmai i imamëve të udhëzimit që ndiqen, radijallahu anhum, e deri në ditën kur i lindën ustadh imamit mendime që i kundërshtojnë këto ligje dhe bëhen mendimet e ustadh imamit mendime të ekzekutueshme në vend të atyre ligjeve të më hershme. Një veprim i këtillë nuk është asgjë tjetër përveç se shfuqizim i i ligjeve me mendimin e ustadh imamit. Kështu që, ajo që e dëshiron autori i fejtonit veç ka ndodhur faktikisht, ndëra është absurde të ndodh ajo që ka ndodhur. Mu për këtë nuk e di çka dëshiron dijetari i vyeshëm më shumë se kjo që ka ndodhur!

Ky fejton nuk mjafton për t'i përmendur të gjitha mendimet në fjalë, por mjafton sa për shembull të përmendim: trajtimin e shkurorëzimit tri herë për një herë një shkurorëzim dhe heqjen e ligjit të betimit për shkurorëzim që i kemi shpjeguar në librin "El-Ishfak ala Ahkami't-Talak". Pastaj ndarjen e vakufit në dy grupe për të cilët ligji ndryshon si të përkohshëm, të përhershëm, të kufizuar me dy gjenerata ose të trashëguar, edhe pse të gjithë janë punë bëmirësie (amel hajri) dhe kanë një tretman ligjor dhe sjellin shpërblim (sevap) të përfshira në ajetin: "dhe bëni mirë që të jeni të shpëtuar"(Haxh: 77), pa e obliguar atë i cili e lë vakufin me kufizimin e cekur, sipas mendimit të shumicës së fukahave të këtij ummeti mbështetur në hadithet e shumtë të cilët e tregojnë këtë. Një nga këto raste është bashkangjitja e studentëve të Xhamisë së Hazindares (El-Hazine) me studentët e Xhamisë së Ez'herit (me kufi dhe vend të njohur) në të drejtat e shfrytëzimit të të ardhurave të vakufit të caktuar për ta. Dhe shumë shembuj raste tjera shpjegimi i të cilave kërkon vend tjetër.

Ndërkaq nëse me imamin e ka për qëllim imamin e pagabueshëm tek ismailitë batini të cilët janë ata që e vënë në dorë të imamit, për imamin e të cilëve flet Gazzali në librin Fedaihul Batinijje ashtu siç duhet. Mandej autori i fejtonit ia zë shumë për të madhe Ebu Xha'fer ibën Nuhhasit pse nuk i kushton vëmendje këtij mendimi dhe nuk i përmend argumentet e tij, veprim ky i fukahave që Allahu nuk ua ka hapur zemrar për kufër, por mjaftohet vetëm duke thënë: "Disa të tjerë mendojnë se nasihu dhe mensuhu janë në dorën e imamit ashtu që ai ka të drejtë të shfuqizojë çfarëdo që dëshiron". Kjo është ende më keq, sepse nes'hu (shfuqizimi) nuk ishte edhe në dorën e Pejgamberit a.s. përpos se me anë të vahjit nga ana e Allahut dhe atë ose përmes vet Kur'anit, ashtu siç mendon një grup, ose përmes ndonjë një shpallje jo nga lloji i Kur'anit. Mirëpo pasi kjo ka përfunduar me vdekjen e Pejgamberit a.s. përfundon edhe nes'hu ». Shënimin me fjalët «kjo është ende më keq» Ibën Nuhhasi e bën pasi thotë para tij se "ky mendim është shumë i keq dhe shpie në kufër". Kështu mendimi i më sipërm është ende më i keq marrë parasysh fundosjen e tij në kufër dhe zhytjen e tij në mosbesim. Pra ky mendim, është mendimi që "dijetari i vyeshëm" e sheh ilaç të qëlluar për krizën e legjislacionit, edhe pse për besimtarët nuk ka krizë në ligjin e Allahut.

Ismailitë në fjalë janë ata të cilët i ka për qëllim Ebu Xha'fer ibën Nuhhas kur thotë "disa të tjerë mendojnë se nes'hu është në dorën e imamit", duke patur në dijeni fitnet e tye në Irak dhe zotërimin e tyre në Hixhaz me çrast e bartin gurin e zi qendrën e të keqes së tyre. Mu për këtë një njeri si ai nuk e kishte të mundur të sillet butësisht me këta dezertant. Pastaj argumenti i tij kundër mendimit të tyre është i qartë, i kthjelltë, i fortë dhe i fuqishëm që nuk ka nevojë për përforcim.

Prej ismailitëve në fjalë ishin edhe "abidijunët", sundimtarë të Egjiptit para "ejjubitëve", marrëzirat e të cilëve shpjegohen në librin "Et-Tebsir" të Ebu Mudhaffer El-Isfirajinit dhe në parathënien time në librin "Zbulimi i fshehtësive të batinive" të Ibën Malik Hamadit. Ndërkaq hollësisht për gjendjen e tyre ateiste dhe gjenezën e tyre të rejshme flitet në librat historike të Dhehebiut dhe Ibën Kethirit. Ibën Asakiri për juristin e tyre Ibën Kuls jehudiun thotë: "Ishte jehudi nga Bagdadi. I fliqtë dhe kurthtar. Intrigant i zgjuar dhe i prehtë ...", dhe vazhdon të tregojë për të derisa tregon se bëhet musliman nga lakmia për tu bërë vezir.

Ndërkaq Dhehebiu në librin e tij Tarih El-Kebir për një fekih tjetër të tyre Nu'man Kajrevanin thotë: "Veprat e tij flasin për zindikan dhe daljen e tij nga feja. Gjithashtu ai ishte bërë prej tyre me hipokrizi, ashtu siç lë të kuptohet nga një të dhënë ku flitet se i vjen atij një marokien dhe i thotë: "Ka vendosur robi të pranojë fenë islame" dhe ai e pyet: Po ç'të bën ta bëshë këtë punë? - Ajo që e bëri zotëriun tonë,- i thotë ai. Ky pastaj i thotë: "O, biri im, ne na ka futur në qefin e tyre hallva e tyre, po ti pse hynë"?! Ndërkaq për Ubejdullahun për të cilin ata pretendonin se janë nga gjeneza e tij, historianët thotë se ai shtirej si rafidi por e fshehte ateizmin. Kurse Ebu Hasan Kabisiu tregon se ata që i ka therrur Ubejdullahu dhe bijtë e tij pas tij në Shtëpinë e Therrjes në të cilën i therrnin njerëzit që t'i largojnë nga kënaqësia ndaj sahabëve janë 4000 mijë burra dijetarë e të devotshëm të cilët e zgjodhën vdekjen e jo mallkimin e sahabëve".

Që këndej, mbajtja e festës për mijëvjeçarin e Xhamisë së Ez'herit nuk bëhet për ta pranuar medhhebin e tyre po as gjenezën e tyre nga familja e Fatimes a.s., por për tu kujtuar tërë ato vite të gjata që kanë kaluar mbi muret e tij. Se për ndryshe do të ishin të njejtë të dy skajet. Kështu që autori i fejtonit nuk ka zgjedhur ambient të mirë për shprëndarjen e thirrjes së tij për këtë medhheb nëse ai është prej tyre, e në qoftë se nuk ka dijeni për gjendjen e tyre, atëherë nuk është punë e një të padishmi të futet në këto ngushtica.

Më tutje autori i fejtonit zë të përmend sende që mendon se janë të qëndrueshme për tu mbështetur në to ky mendim i pavlefshëm dhe thotë: "Ligj i përhershëm është ai të cilin Allahu ua lë porosi të gjithë pejgamberëve. Kështu që Islami në esencën e tij s'është tjetër përveç ligjit të përhershëm që nga koha e Nuhit. Kurse ato ligjet tjera dytësore, lidhur me to ka mendime të ndryshme dhe ato pranojnë ndryshim dhe ndërrim sipas situatave dhe gjendjeve". Ai këtu sikur e harron se Islami ngrihet mbi pesë shtylla. A ishte ky namaz, ky agjërim, ky zeqatë, dhe ky haxh nga ai sheriat që është trashëguar nga koha e Nuhut, apo janë ligje që janë shpallur krenarisë së pejgamberëve? Ose mos vallë këto janë çështje dytësore (furuë') të cilat mund të ndryshohen os të ndërrohen sipas pikpamjeve të ndryshme? Sikur autori i fejtonit ta lexonte krejtë ajetin do ta gjente shpjegimin e porosisë së pejgamberëve a.s. që përmendet në ajetin "dhe ngrisni fenë dhe mos u përçani" (Shura: 13), dhe do ta dinte se gjëja e përbashkët mes pejgamberëve është ngritja e fesë dhe mos përçarja në të. Ndërkaq feja është respekt ndaj Allahut në atë që ka urdhëruar në besim, moral dhe punë. Dy të parat nuk pranojnë shfuqizim, shlyerje (nes'h-derogim), kurse e fundit pranon ndryshim por me shpallje jo me mendim. Mu për këtë Allahu i ka bërë çdo pejgamberi legjislacin dhe program. Kështu që ligjet praktike nuk janë të ngjashme në legjislacinet e pejgamberëve.

Për arsyen e cekur, kur ai jep shenjë drejtë ajetit të cekur me rastin e argumentimit për vënien e nes'hut në dorën e imamit, të bën të habitesh me të, sepse legjislacionet nuk fushë ku përballen mendimet përpos se kur argumenti përmban më shumë kuptime, kurse të kuptuarit nuk është i njejtë. Mirëpo mendimi nuk ç'e lidh me nes'hun (shfuqizimin e ligjeve).

Më pas ai e cek ajetin: "Dhe murgërinë që e shpikën, nuk ua obliguam atyre, por e bënë këtë për ta arritur kënaqësinë e Allahut", dhe mendon se kuptimi i ajetit është se "murgërinë që e kanë shpikur, ua ka bërë obligim Allahu që ta arrinë kënaqësinë e Tij". Kështu që murgëria është shpikje (bidat) e tyre dhe ligj i Allahut në të njejtën kohë në mendimin e këtij "dijetari të vyeshëm". Atëherë ajo është bërë edhe me anë të shpalljes edhe pa të. Ky është të kuptuarit e këtij "dijetari të vyeshëm" me vështrim të hollë në këtë ajet! Ai harron se përjashtimi (el-istithna) këtu është i ndërprerë dhe që këndej kuptimi i ajetit tek ata që kanë të kuptuar është se ata e kanë shpikur largimin nga njerëzit për adhurim dhe e kanë detyruar për ta arritur kënaqësinë e Allahut pa i detyruar Allahu me të, miëpo nuk kanë mundur ta përmbushin detyrimin e tyre. Për ndryshe, obligimi i murgërisë nga Allahu për ta arritur kënaqësinë e Tij mohon shpikjen e tyre të murgërisë. Pastaj detyrimi i një pune që nuk detyrohet obligon përmbushjen e tij nëse është punë e mirë. Pas kësaj që thamë, shihet se ajeti nuk ka të bëjë asgjë me shfuqizimin e ligjeve me mendimin e imamit.

Po kështu edhe argumentimi i tij me hadithin "atë që e shohin besimtarët të mirë ajo është edhe te Allahu e mirë" është i natyrës së argumenteve tjera të tij, pasi që s'e lidhë kurgjë me temën. Hadithi përdoret si argument që dëshmon që Ixhmai është argument. Pastaj hadithi është meukuf, e shënon Ahmedi nga Ibën Mes'udi, edhe pse ka tretmant të hadithit merfu' te një grup fukahashë pasi që ka të bëjë me të dhëna që nuk mësohen me të menduar dhe nuk mund të përfytyrohet që të pajtohen të gjithë muslimanët në pëlqimin e një fenomeni kur ka të dhëna nga Kitabi dhe Sunneti që e quajnë atë të keq. Pastaj ne këtu flasim për shfuqizimin e imamit të një ligji që vihet me Kitab dhe Sunnet, kështu që, për atë që kupton atë që thotë, nuk mund të përfytyrohet argumentimi i tij me këtë hadith.

Kur jemi te teksti i hadithit "kush nis një punë të mirë" ai ka për qëllim një punë që ka përfundim të mirë pa ra ndesh me Kitabin dhe Sunnetin, kurse pjesa "kush nis një punë të keqe" ka për qëllim atë që ka përfundim të keq dhe bie ndesh me njërin prej tyre. Prandaj edhe këta nuk i lidh asgjë me çëshjen në fjalë, siç është e dukshme për ata që kanë të kuptuar. Veç kësaj teksi i hadithit në pjesën e parë është "dhe shpërblimin e atij që e bën atë" dhe në të dytën "dhe barën e atij që e bën atë", mirëpo autori fejtonit manipulon me to ashtu siç e sheh.

Masandej heqja e internimit në kohën e Umerit r.a. është nga natyra e ligjit "marrja e më të voglit prej dy dëmeve". [3] Po kështu edhe shumëfishimi i xhizjes së fisit Benu Tegallub, siç kuptohet nga rrugët e përcjelljes së dy haditheve në "Nasbu Rajeh", "Et-Telhis El-Habir", "El-Haraxh" të Ebu Jusufit, "El-Emval" të Ebu Ubejdes dhe të tjera. Edhe pse shtimin e dënimit të internimit mbështetur në Haber Ahad ndaj dënimit të texhlidit (rrahjes me kamxhik) që ceket në Kur'an nuk e akceptojnë shumë nga imamët e fikhut. Kështu që le të zihet se Umeri r.a. e ka hequr internimin për këtë arsye, sa që edhe Ali ibën Talib kerremallahu vexhhehu thoshte: "mjaft më fitne me internim". Kurse në "Nasbu Raje" shënohet një rivajet ku Umeri r.a. thotë për xhizjen e fisit Benu Tegallub: "kjo është xhizja juaj, quani si ta quani".

Sa i takon veprimit të Uthmanit r.a. me ezanin, veprimi i tij mbështetet nga pëlqimi i sahabëve krahas dobisë së dukshëm në atë që e ka bërë dhe mungesës së ndalesës. Këto janë argmente janë mjaftë për ta bërë legjitime një gjë të tillë. Kështu që gabojnë argumentimin ata të cilët e ndjekin argumentin e Muavijes dhe të Mervanit, edhe pse vonimi i hutbes, të të gjithë fukahatë, nuk është kusht për vlefshmërinë e namazit të bajramit. Me këtë shihet qartë mosqëndrueshmëria e idesë dhe nuk kërkon më tepër zgjerim në demantimin e saj.

Ajka e gjithë kësaj është se vetëm përfytirimi i këtij mendimi nuk le shprazëti të imagjinohet se ai është thënie i një muslimani, e jo më të jetë mendim i një fraksioni muslimanë apo i një grupi të fukahave të islamit. Prandaj autori i fejtonit nuk ka arsye të shpreh me kaq këmbëngulje një mendim ateist të marrë si ky në revistën e një muslimani duke menduar se muslimanët do të gënjehen me të pa llogaritur se mund të dështojë me atë që bartin fjalët e tij si: "nëse është e vërtetë" një herë, "pa ia ngarkuar vetes atë që e paraqesim dhe e themi" një herë tjetër, pastaj "ai nuk dëtyrohet me asgjë tjetër si bartës mendimesh përveç se me vërtetimin e burimit të atij mendimi" një herë të tretë, duke u munduar të mbrohet me atë që nuk e mbron nga rënia e kulmit mbi kokë, ashtu si nuk e mbroi zbuluesin e "urdhëri është për lejim" më parë.

Mandej unë nuk e di si mund të mendojë të pranohet ndërtimi palateve dhe kështjellave në një mendim si ai, nëse është i dyshimt për mendimin e tij siç thote vet, duke u munduar ta nxjerr të vërtetën nga dyshimet. Mandej si ta marrim me mend që të lejojë ky "bartës besnik" (mendimesh) t'i mvesh Ebu Xha'fer ibën Nuhhasit atë që nuk e ka thënë, në rastin kur i atribuon këtë mendim të marrë një fraksioni islamik ose një grupi të fukahave të Islamit! Mandej si e lejon ta ngrejë hadithin meukuf te Pejgamberi a.s. dhe ndryshimin e fjalëve të dy haditheve "për atë që bën një punë të mirë" dhe "për atë që bën punë të keqe", siç cekëm më lartë.

Pastaj nëse ai nuk bartë barën e asaj që e paraqet dhe e thotë prej vetes dhe e bartë nga të tjerë derisa argumenton për këtë mendim të pabazë, atëherë kush e zëvendëson atë në bartjen e kësaj bare në etikën e debatit. Gjithashtu, argumentet të cilat i paraqet si mbështetje të atij fraksioni qafir, heq dorë nga paraqitja e tyre si mbështetje çdonjëri që ka i ka provuar mënyrat argumentimit dhe ka shije dhe të kuptuar të shëndoshë, pasi që është e dukshme huajësia e tyre nga teza e ngritur, siç u përmend më herët.

Përmbyllja e kësaj është se shkruesi i fejtonit bën skandal të shëmtuar në përpjekjen e tij kësaj radhe, si ai skandali i përdhosur kur pretendoi se "urdhërat nënkuptojnë lejim" (el-Avamiru li'l-Ibahati). Po ja kështu gjunjëzohet e pavërteta nën argumentet që flasin, neudhu billahi min hadhlan!



Autor: Imam KEUTHERIU
Përktheu: Ahmed MEHMEDI, nëntor 2010.



_________________________

[1] - Kjo është një nga mekalatet e Imam Keutheriut marrë nga libri "Mekalatu'l-Keutheri".
[2] - Imam Keutheriu këtu e ka për qëllim Shejhun e Ez'herit Mustafa Meragin, (a.m.).
[3] - Dëshmojnë për këtë shumë argumente nga Kitabi dhe Sunneti, (z) Me germën "z" e shënonte Imam Keutheriu emrin e vet në shënimet e librave dhe në fusnota.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...