Kur Feja mësohet nga Librat pa Mësues (Dijetarë)
Pse i lëvizni bythët kështu, i habitun një hoxhë iu drejtua fshatarëve derisa po merrnin abdes në fshat, ...
Kështu na ka mësuar imami, ia kthyen hoxhës së pa njohur.
Si more ashtu?
Pyteni hoxhën i thanë.
Hoxha i panjohur hyri në xhami dhe e pyeti imamin e xhamisë.
Çka është kështu Imam efendi?
Ia ktheu: lexo - dhe ia ofroi librin.
Hoxha i panjohur filloi të lexojë dhe tha: o hoxhë këtu thotë, kur t'i lani duart lëvizni unazën e gishtit e jo të lëvizin bythën, ...
I hutuar Imami i thotë: a nuk shkruan këtu BYZYK (bythë)!
Jo ia kthen hoxha i panjohur. Këtu do të duhej të shkruhej JYZYK (unazë), por meqenëse libri qenka vjetërsuar shkronja (J) qenka shndërru në (B).
Në gjuhën e vjetër osmane shkronja: - ( بزوك - ب B ) - shënohej vetëm me një pikë, ndërsa shkronja: - ( يزوك - ي J ) - me dy pika. Kështu nga vjetërsia e librit, shkronja J ishte shndërru në B, ...
Hoxhallarët duhet t'i dallojnë dhe të kenë parasysh gabimet e mundshme që mund të ndodhin gjatë shkrimeve sepse Unaza bëhet Bythë, ...
Shtoj, ... kështu është kur Feja mësohet nga Librat pa iu drejtuar mësuesit.
Përgatiti: Prof. Muhamed KAJOLLI