Hesht ti nuk ke mësues!
"Hesht ti nuk ke mësues"! Kështu i kishin thënë ulematë e Marokut e Tunizisë një dijetari i cili kishte qenë autodidaktë dhe u ishte drejtuar me një thirrje atyre! Dija në islam ka kritere e metodologji. Ajo merret duke u ulur në banka para ulemave dhe duke vazhduar studimet.
Shumë të rinjë flasin për islamin në Facebook sikur të kenë dijen e Ebu Hanifes. Ndërkaq, dija është amanet. Nuk flitet në fe me hamendje. Çdo thirrje për interpretime sipas tekave personale është e rrezikshme. Në dije ka hierarki.
Të gjithë s'mund të arrijmë shkallën e ixhtihadit. Nuk lejohet anarkia në dhënien e fetvave dhe shpjegimin e fesë. Në çdo fushë dhe disiplinë shkencore flasin ekspertët e fushës. Ndërkaq, në fe flasin të gjithë. I gjithë xhemati e shohin veten muxhtehid. Madje edhe më të ditur se imamët e këtij umeti. Jo vetëm xhemati por edhe laikët kërkojnë të na shpjegojnë islamin.
Isha në një rast. Një përson foli kodër më kodër. S'ka më keq se kur nuk ia dimë hallin vetes. Një herë një hoxhë i formuar kishte qëlluar në një ndeje. Një person kishte filluar të flas për fenë pa pushuar. Kur kishte përfunduar personat prezent kishin kërkuar nga hoxha i nderuar të flas diçka për fe.
Profesori i nderuar i ishte drejtuar përsonin në fjalë: "A je normal ti o njeri"? Nganjëherë po na ngjet të takojmë ndonjë person si përsoni në fjalë ... Megjithatë s'kemi çfarë të bëjmë. Është vështirë kur laneti ta begenis veten ...
Autor: Dr. Ajni SINANI