Qortohet namazi i personit kur imami ngjitet në minber
Nga Ibni Omeri transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nëse dikush nga ju hynë në xhami kurse imami është në minber mos të falet as mos të fletë deri sa imami nuk e përfundon". [1]
Nga Ata El-Horosani transmetohet e ka thënë: "Nebishe El-Hedheli ka treguar nga Pejgamberi i Zotit: "Vërtetë kur muslimani të pastrohet për xhuma dhe shkon në xhami duke mos e shqetësuar askend dhe atje fal atë që duhet ta fal nëse imami nuk ka dal (në hutbe) apo ulet dhe e dëgjon imamin nëse tashmë ka dal deri sa ky nuk e përfundon, vërtet këtë xhuma atij i fshihen mëkatet ose mëkatet deri në xhumanë e ardhshme". [2]
Nga Selmani transmetohet: "Kush lahet për xhuma dhe pastrohet aq sa mundet, pastaj eroset dhe shkon në xhami, duke mos i ndarë dy, dhe e fal atë që e ka të përcaktuar, pastaj kur imami del heshtë, do t'i falet ajo që është ndërmjet kësaj dhe xhulasë tjetër". [3]
Atai transmeton nga Ibn Abbasi dhe Ibn Omeri se: "ata e kanë konsideruar të qortuar namazin dhe bisedën të xhumanë kur del imami (në hutbe)". [4]
Nga Ebu Hurejre transmetohet: "Dalja e imamit për xhuma e ndërprenë namazin kurse të folurit e tij e ndërpret bisedën". [5]
Nga Ibni Shihabi transmetohet kurse ky nga Tha'lebe se ata në kohën e Omerit kanë falur deri sa Omeri nuk falte dhe ulej në minber, dhe deri sa muezinët nuk fillonin të lexojnë. Tha'lebe thotë: "Uleshim dhe bisedonim por kur muezini përfundonte e Omeri ngritej ta mbante hutben, heshtnim dhe askush nga ne nuk fliste".
Ibni Shihabi thotë: "Dalja e imamit e ndërprenë namazin kurse fjalimi i tij e ndërprenë tregimin". [6]
Nga Ebu Dhahirije transmetohet e ky nga Abdullah Ibn Bishri: "Isha ulur nga ana e tij në xhuma kurse ai ka thënë: "Erdhi një njeri duke i kapërcyer qafat e njerëzve, në ditën e xhumasë", dhe Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ulu! Ke shqetësuar dhe je vonuar"! Ebu Dhahirije thotë: "Kemi folur deri atëherë sa imami nuk dilte"". [7]
Nga Ukbe ibn Amiri transmetohet: "Namazi është mëkat kur imami është në minber". [8]
Nga Ibn Omeri transmetohet: "Omeri e mbante hutben kur erdhi një njeri nga muhaxhirët e parë, kurse Omeri e ftoi: "A e di se cila sa është ora tash"?! Njeriu tha: "Isha i zënë, u ktheva në shtëpi kur e dëgjova ezanin dhe aty mbeta vetëm aq sa për të marrë abdest". Atëherë Omeri tha: "E edhe abdest ke marrë"?! Kurse e ke ditur se Pejgamberi a.s. e ka urdhëruar pastrimin"! [9]
Nga Hisham ibn Urve transmetohet: "E kam parë Abdullah ibn Safvanin duke hyrë në xhami kur Abdullah ibn Zubejri e mbante hutben, kurse mbi vete kishte xhyben, nallet dhe ahmedinë, pastaj u kap për strumbullar duke thënë: "Es-selamu alejke ve rahmet'ull-llahi ve berekatuhu o Lideri i Besimdrejtëve"! Pastaj është ulur dhe nuk ka falur asgjë". [10]
Sha'biu thotë: "A e keni parë Hasanin, ai falet kurse imami doli në minber, nga kush e mori këtë? Unë e kam parë Shurejhin se nuk falet kur imami del". [11]
Ukajli thotë: "Ibn Shihab Ez-Zuhriu na ka treguar për njeriun i cili hyri në xhami deri sa imami e mbante hutben, duke thënë: "Do të ulet dhe nuk do të bëjë tesbih dhe nuk do të falet"". [12]
Nga Lejthiu transmetohet: "Muxhahidi e ka urrejtur faljen deri sa imami e mban hutben". [13]
Nga Halid El-Hazai transmetohet se: "Ebu Kilabe erdhi në xhuma deri sa imami e mbante hutben, është ulur dhe nuk ka falur". [14]
Nga Tha'leb ibn Ebi Maliku transmetohet se ka thënë: "E kam takuar Omerin dhe Osmanin dhe kur imami dilte, ne e lënim namazin kurse kur fliste e lënim edhe të folurit". [15]
Sa i përket hadithit në të cilin thuhet se Pejgamberi a.s. e ka urdhëruar Sulejkën të falë dy rek'atë kur ka hyrë në xhami, kjo ngjarje ndodhi në kohën kur veprimet e ndryshme kanë qenë të lejuara gjatë hutbes. Në këtë na udhëzon hadithi i cili transmetohet nga Ebu Seid El-Hudriu: "Deri sa Pejgamberi a.s. e mbante hutben, erdhi një njeri me rroba shumë të këqija, kurse Pejgamberi a.s. tha: "A je falur"? Njeriu tha: "Jo". Pejgamberi a.s. atëherë i tha: "Fali dy rek'atë"! Pastaj i nxiti njerëzit në sadakë, kurse ata hoqën nga rrobat e tyre e nga këto Pejgamberi a.s. i dha dy palë rroba. Kur erdhi xhumaja e dytë njeriu sërish erdhi deri sa Pejgamberi e mbante hutben, kurse Pejgamberi sërish e nxiste xhematin në sadakë, ndërsa ky njeriu e hoqi njërën nga dy rrobat e tij". [16]
El-Ajniu thotë: "Tahaviu ka thënë se rasti i Sulejkut ka qenë gjatë kohës kur veprimet kanë qenë të lejuara gjatë hutbes. A nuk shikoni në hadithin e Ebu Seid El-Hudriut: "E njerëzit i hoqën nga rrobat e tyre". Kurse të gjithë muslimanët janë pajtuar se heqja e rrobave, deri sa imami e mban hutben është mekruh, sikur që është mekruh që njeriu t'i thotë shokut: "Heshtë"! Kjo udhëzon në atë që i është urdhëruar Sulejkut dhe ajo që i është urdhëruar njerëzve qoftë në kohën kur kanë qenë të lejuara veprimet gjatë kohës së hutbes". [17]
Gjithashtu, në transmetimin e hadithit të Sulejkut qëndron: "Nga Xhabiri transmetohet se ka thënë: "Ka ardhur Sulejk El-Gatafani në xhuma kurse Pejgamberi ka qëndruar në minber, kurse Sulejku u ulë para se të fal çkado qoftë". Pejgamberi në këtë tha: "A i ke falur dy rek'atë"? Sulejku u përgjigj: "Jo"! Pejgamberi a.s. në këtë tha: "Ngritu dhe fali dy rek'atë"". [18]
Et-Tehaneviu thotë: "Është e dukshme se urdhri i Pejgamberit për Sulejkun ka qenë para se ai të fillojë me hutben dhe është e dukshme se Pejgamberi a.s. ka pritur deri sa nuk e kreu dhe vetëm atëherë e filloi hutben". [19]
Në pritjen e Pejgabmerit a.s. të Sulejkut udhëzon edhe hadithi të cilin e shënon Darekutni nga Enesi: "Hyri njeriu në xhami kurse Pejkgamberi a.s. pikërisht atëherë dëshiroi ta mbajë hutben dhe Pejgamberi a.s. i tha: "Ngritu dhe fali dy rek'atë!", dhe priti me hutben deri sa ai nuk e përfundoi".
Gjithashtu, Ibn Ebi Shejbe shënon nga Muhammed ibn Kajsi se Pejgamberi a.s. ka pritur me hutben kur i ka urdhëruar t'i falë dy rek'atë. [20]
Autor: Sami XHEKO
_________________________
[1] - Mu'xhem'ul-Kebir, Taberani, I'laus-Sunen, Et-Tehanevi, 2/77, dhe thotë: Hasen, Ky është fjalimi i Omerit, Osmanit, Aliut dhe Malikut sikur e ka theksuar këtë En-Neveviu në Sherh'ul-Muslim (1/287) kurse ky e transmeton edhe nga Lejthiu dhe Sufjan Eth-Thevriu deri sa Ibn Kudame në El-Mugnij (1/165) e transmeton edhe nga Shurejh El-Kadi, Ibn Sirini, Ibrahim En-Nehaiu dhe Katade.
[2] - Ahmedi, Hejthemi në Mexhme'uz-Zevaid (1/210) thotë se të gjithë transmetuesit e këtij hadithi janë besnikë.
[3] - Buhariu, nr. 910, fq. 104.
[4] - Musannef, Ibn Ebi Shejbe, 1/346, Et-Tehaneviu thotë: Transmetuesit e këtij hadithi janë korrekt (I'laus-Sunen, 2/79).
[5] - Bejheki, Shejh: Hadithi është Hasen (El-Aziz, 2/227). Gjithashtu edhe në Xhamius-Sagir thuhet se hadithi është hasen. (2/3).
[6] - Muvetta, Malik, fq. 36, Tehaneviu thotë në I'laus-Sunen (2/82): Transmetuesit janë Sahih.
[7] - Tahavi, 1/215, Nesai, 1/207, Hakim, 1/288 dhe thotë: Sahih sipas kushteve të Muslimit, kurse në këtë është pajtuar edhe Dhehebiu.
[8] - Tahavi, 1/217.
[9] - Buhari, nr. 878, fq. 101.
[10] - Tahavi, 1/217, Bedruddin El-Ajni në Umdetul Kari (3/316) thotë: Sahih.
[11] - Tahavi, 1/216, El-Ajni në Umdetul Kari (3/316) thotë: Senedi është Sahih.
[12] - Tahavi, 1/217, El-Ajni (3/316) thotë: Isnadi është Sahih.
[13] - Tahavi, 1/217, Ajni (3/316) thotë: Sahih.
[14] - Tahavi, 1/218, Ajni (3/317) thotë: Sahih.
[15] - Musannef, Ibn Ebi Sejbe, El-Ajni (3/316) thotë: Sahih.
[16] - Nesai, 1/208.
[17] - Umdet'ul-Kari, 3/315.
[18] - Muslim, 1/687.
[19] - I'lau Sunen, 2/89.
[20] - Umdet'ul-Kari, Bedruddin El-Ajni, 3/313.