Viti i Ri nuk është festë e muslimanëve



Viti i Ri ka të bëjë direkt me kulturën dhe traditën e krishterë, ku përfshihen katolikë dhe ortodoksë.

Secili popull ka festat e tij dhe është e drejtë e tij që t'i nderojë dhe t'i festojë këto festa fetare, ose jo fetare.

Muslimanët nuk i lidh asgjë me këtë festë për arsyen e thjeshtë se, si theksuam edhe më lart, ajo është një festë e pastër fetare e krishterë.

Thuhet se ka të bëjë me mbarimin dhe fillimin e një viti tjetër, arsyetim ky krejt absurd, sepse nuk ka motiv që të festohet largimi i një viti dhe ardhja e një viti tjetër. Është pikërisht kjo pseudofestë që sjell pasoja të rënda per popullin, sepse ka përdhunime nga pirja e pijeve alkoolike të shoqëruara shumë herë me përplasje dhe plagosje ose vrasje, në grumbullimet masive që bëhen nga grupe të rijsh dhe të rejash që festojnë të droguar dhe të alkoolizuar në hapësira ku kontrolli i tyre është i pamundur nga se ata janë në gjendje të dehur dhe të droguar, veprime këto që morali islam nuk i pranon.

Muslimani në familje duhet të ketë kujdes që mos të edukojë fëmijët më dëshirën për të festuar Vitin e Ri por t'u spjegojë fëmijëve të vet se muslimanët kanë festat e Bajramit, të Ramazanit dhe festa të tjera islame, kurse ata duhet të jënë të bindur se Viti i Ri nuk është festë muslimane. Sidomos, duhet ta dijë secili musliman se pema e Vitit te Ri është pema e Krishtëlindjeve dhe nuk egziston pema e vitit të Ri. Muslimani nuk duhet të vendosë pemën e Vitit të Ri në shtëpinë e vet, sepse ai me këtë veprim është bërë pjesë e festës së Krishtëlindjeve. Pema e Vitit të Ri nuk duhet të vendoset në shtëpinë e muslimanit "as për t'u bërë qëjfin fëmijve" sepse ne e kemi të ndalur të imitojmë jomuslimanët dhe festat e tyre.

Në Kuranin Famëlartë, Allahu i Madhërueshëm thotë: "Në se i bindesh shumicës mohuse në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut". Një popull që lë kulturën dhe identitetin e tij dhe imiton një popull dhe një identitet tjetër, ai shumë shpejt do ta humbasë kulturën dhe identitetin e tij. Muslimani nuk duhet të nderojë dhe të festojë festa që shkelin normat e moralit islam dhe nuk kanë asnjë lidhje me kulturën dhe fenë islame.

Profeti Ynë i Nderuar na ka parositur: "Kush përpiqet që t'i ngjasojë në mendim, jetesë, veprim, etj., një populli tjetër, ai është bërë si ata". Muslimani nuk duhet të harrojë se, duke u zhytur në qejfet e kësaj bote dhe duke harruar Allahun xh.sh. dhe të Dërguarin e tij, ai do të jetë i privuar dhe larg mëshirës së Allahut xh.sh.. Të shpëtuar dhe miq të Allahut xh.sh. janë vetëm ata që ndjekin rrugën dhe urdhërat e Tij dhe synetin e Profetit tonë të nderuar, Muhamedit a.s..



Autor: Dr. Musa MUSAI



_________________________

Përshtatur nga botimi: "Psikologjia e identitetit fetar".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...