Vehabijtë, shirku, tekfiri, bidati dhe taguti



Në historinë e njerëzimit dihet se ka ekzistuar politeizmi dhe monoteizmi. Feja Islame është fe monoteiste dhe muslimanët janë monoteist. Shihet se e kundërta e monoteizmit është politeizmi, e nuk mund të quhet monoteizmi politeizëm.

Fenë e politeistëve të Mekës para shpalljes së Kur'anit, Kur'ani e përshkruan kështu: Nëse i pyet (politeistët) kush i krijoi qiejt dhe tokën, do të thonë: "All-llahu". E pastaj përgjigjen pse adhurohen idhujt, Kur'ani e tregon nëpërmjet përgjigjes së politeistëve: "që të afrohemi në afërsi të All-llahut".

Këtë ajet Kur'anor Muhamed Ibnul Abdul Vehabi e bartë tek Muslimanët e Mekës dhe të Medinës së kohës së tij (por edhe te muslimanët në përgjithësi), duke i cilësuar se janë idhujtarë me arsyetimin se: "Politeistët nuk kanë besuar se zotëruat (Idhujt) e tyre mund të krijojnë diç, bile ata kanë besuar se Krijuesi është All-llahu".

Abdul Vehabi i ka paralelizuar ata që bëjnë tevessul (ndërmjetësim) dhe që vizitojnë varreza me politeistët që thonë: "Ne i adhurojmë vetëm që të afrohemi në afërsi të All-llahut". Pra i ka krahasuar idhujtarët paraislamik të Mekës me banorët e Mekës dhe të Medinës së kohës së tij për shkak të tevesulit dhe vizitës së varreve.

Pasi që i ka quajtur idhujtar muslimanët dhe i ka shpallur kafirë (mosbesimtarë), kanë filluar ta sulmojnë Mekën dhe Medinën, me fjalë tjera banorët e Mekës dhe Medinës.

Vehabijtë kur kanë shkuar në Medine kanë plaçkitë dhomën në të cilën gjendet varri i Muhamedit a.s. dhe kanë marrë me vete të gjitha gjësendet me vlerë, kanë dashur ta rrënojnë kubën e gjelbër mbi varrin e Muhamedit a.s. por nuk ja kanë arritur qëllimit, vetëm se duhet ditur se edhe sot nëse ju jepet mundësia dëshirojnë ta rrënojnë kuben mbi varrin e Muhamedit a.s. sepse sipas tyre haram është të falet në xhaminë ku ka varre.

Edhe sot Vehabijtë varrin e Muhamedit a.s. brenda xhamisë së Muhamedit a.s. e quajnë dukuri idhujtarie, me fjalë tjera idhujtari dhe insistojnë që të hiqet. Një dijetar i tyre nuk është falur në xhaminë e Muhamedit a.s.. Kur e kanë pyetur se pse nuk falesh? Është përgjigjur: "Është i ndaluar (haram) namazi në ato xhami ku brenda tyre ka varre"!

Në Meke ashtu dhe në Medine Vehabijtë kanë shkaktuar krime që s'mbahen mend. I kanë rrënuar të gjitha shenjat mbi varret e as'habëve (shokëve të Muhamedit a.s.).

Muhammed Ali Pasha (me prejardhje Shqiptare) nga Egjipti dërgoi birin tij Tusun Pashën që ti ndal Vehabistët por ishte i pasukseshëm pasi që asnjë prej ushtrisë së tij nuk kthehet në Egjipt. Pastaj e dërgon djalin tjetër të tij, Ibrahim Pashën i cili edhe pse arrin sukses vriten shumë vetë nga të dyja palët. Fitneja e tyre ishte fatkeqësi që e pësuan ithtarët e islamit dhe nga shkaku i tyre është derdhur shumë gjak, është grabitur shumë pasuri dhe me paraqitjen e tyre është shkaktuar dëm i madh.

Në ligjëratat e Vehabijve thuhet se Abdul Vehabi i ka luftua shirkijatet (idhujtarit në fe) dhe bidatet (risitë në fe), ndërsa nuk tregojnë se Vehabijtë i kanë luftua muslimanët pasi që ata i kanë llogaritur si idhujtarë, por e tregojnë vetëm luftimin ndaj objekteve dhe jo të muslimanëve.

Edhe pse shenjat e para të prishjeve të varrezave kanë qenë para lufte, menjëherë pas lufte ka filluar prishja e varrezave dhe e teqeve. Këto ishin shenjat e para të veprimit në praktik të Vehabizmit. Për dallim se përpos prishjes se varrezave dhe teqeve nuk ka ndodhë konflikt luftarak në mes të myslimanëve mirëpo kjo nuk do te thotë se nuk mund të ndodhë nëse u jepet rasti dhe të kenë mundësi.


Vehabijtë dhe Tekfiri

Mushrik ka kuptimin e politeistit, kafir ka kuptimin e pabesimtarit. Tekfir do të thotë: 'akuzim për mosbesim'.

Ideja e parë e Tekfirit fillon prej Havarixhëve, ku sipas këtij fraksioni çdo musliman që kryen një mëkat të madh konsiderohet se ka dalë nga Feja Islame dhe duhet llogaritur për mosbesimtar edhe pse dijetarët janë unikë se mëkati i madh nuk e nxjerrë njeriun nga imani.

Vehabijtë e marrin të drejtën që ta quajnë mushrik atë të cilin dëshirojnë ta luftojnë, po ashtu edhe ta quajnë pabesimtarë atë të cilin dëshirojnë ta sulmojnë, me fjalë tjera e kanë ringjall idenë e Tekfirit të Havarixhëve.

Sintagma e "Tekfirit" është sintagmë e cila ka shkaktuar dhe shkakton kaos të brendshëm dhe i gjithë mundi do të orientohej për luftë ndaj 'vetvetes' me vetveten, pra në luftë vëllavrasëse.


Vehabijtë dhe Bidati

Maskim tjetër i Vehabistëve është se: "Abdul Vehhabi i ka luftue bidatet".

E cekëm më lart se Vehabijtë nuk tregojnë se Vehabijtë i kanë luftua ata të cilët sipas pretendimit të tij (tyre) janë quajtur bidat e jo sipas konsensusit të dijetarëve Islam.

- Këndimi i Mevludit është bidat.

- Tesbihu për të vdekurin është bidat.

- Tesbihu pas namazit është bidat.

- Duaja e përbashkët pas namazit është bidat.

- Falja e drekës pas namazit të xhumasë është bidat.

- Zinxhiri i bidateve nuk merr fund sa që edhe thënien: "Sadakallahul adhijm" (Zoti e ka thënë të vërtetën) në fund të leximit të Kuranit e quajnë bidat.

Ata bidatin e quajnë çështje e cila të qet prej feje dhe që është urë e sigurt për në xhehenem sikurse kufri, dhe se vet bidati është më i keq se vet mëkati sepse tek mëkati mëkatari pajtohet me mëkatin e tij ndërsa te Bidatgjija vazhdon të insistoj ende në bidatin e tij dhe se ai duhet të luftohet.


Vehabijtë dhe Taguti

Sipas Vehabijëve, në kohën e Ibn Tejmijjes në vendet muslimane u paraqit çështja e Tagutit. Ibn Tejmije është ai cili i ka shpjeguar dhe i ka luftuar ata të cilët nuk e mohojnë Tagutin. Ai ka dhënë mund të madh në asgjësimin e këtij problem pra në çështjen e Tagutit.

Shekuj më pas, kur shirku (idhujtaria) dhe bidati (risia në fe) ishin me të madhe të përhapura në tokë, dhe kur dalaleti (humbja) dhe xhehli (padituria) ishin rritur, Allahu dërgoi Muhammed ibn AbdulVehabin, të "ripërtij" fenë dhe t'i luftoj ato.

Pas tij Allahu i dërgoi nxënësit e tij, të cilët i sqaruan llojet e ndryshme të tagutave me të cilët muslimanët në kohën e tyre ishin preokupuar.

Ai i cili nuk e mohon tagutin nuk mund të jetë musliman dhe pasuria e tij është haram, kështu që lejohet t'i merret pasuria të vritet dhe t'i merret nderi i tij.

Sikurse Tekfiri dhe bidati ashtu edhe Taguti shkakton kaos të brendshëm dhe i tërë mundi do të orientohej në luftë ndaj "vetvetes" pra me vetveten.

Nga Vehabijt dëgjohen thëniet si në vazhdim:

- Të punuarit në polici është haram, sepse është Tagut.

- Të punuarit në ushtri është haram sepse është Tagut.

- Të punuarit në administratë është haram sepse është Tagut.

- Të punuarit në prokurori dhe gjykatë është haram sepse është Tagut.

- Të punuarit në sistemin Bankarë është haram sepse është Tagut.

- Të mësuarit në shkolla publike është haram sepse ato shkolla janë shkolla të Tagutit.

Haramet nuk kanë të ndalur. Sa që edhe zërin e femrës e quajnë haram me fjalë tjera e quajnë është turpësi, por e vërteta është se zëri i tyre është turpësi e jo zëri i femrës.



Autor: Dr. Musli VËRBANI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...