Unë po pyes, dhe vetëm po pyes: A ka vehabista? A ka, a ka, a ka ...!



Dikush po mendon se vehabizmi duhet me kanë një objekt i madh, gjigant, ose një kullë e madhe që aty të shkojnë njerëzit dhe ta vizitojnë. E për derisa nuk ka diçka të tillë ja ne se pranojmë se ka edhe pikë. Ju plasni pi inatit, se po folni për diçka që nuk ka ...!!!

Unë po pyes, dhe vetëm po pyes: A ka enverista? A ka marksista? A ka ateista? A ka stalinista? A ka hanefista? A ka vehabista? A ka, a ka, a ka ... deri në mëngjes.

E nëse nuk ka pra, atëherë pse janë këto emra kur i emëruari nuk ekziston? Dhe pyetja e fundit: Kur njeriu cilësohet enverist p.sh., apo kur njeriu cilësohet hanefist, ose vehabist, ose stalinist, çka duhet me pas me marrë këtë cilësi.



Autor: Jusuf ZIMERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...