A mund t'i quajmë 'vehabistë' pseudo-selefistët?



Dëgjojmë predikues nëpër internet që na mësojnë "Tevhidin" (imagjinar), dhe na thuhet që është e ndaluar t'i quajmë pseudo-selefistët e kohës tonë "vehabista" sepse el-Wehab është emër i Allahut, dhe me këtë sikur i atribuojmë hyjni atyre, ose me një fjalë, siç thonë vetë vehabistët, kur ju themi "Vehabista" është njëjtë sikur t'iu themi "Allahista".

Kjo është taktikë e ulët që e përdorin ata njerëz që fshihen pas emrave e sloganeve (e jo pas argumenteve dhe dëshmive). Ehli Sunetit nuk i pengon nëse quhen "maturidij", "esh'arij", "hanefij", etj., ndonëse el-Maturidiu, el-Eshariu dhe Ebu Hanifja kanë qenë njerëz të pambrojtur nga gabimet, përkundrazi jemi krenarë dhe vet-quhemi të tillë, radhitemi pas këtyre imamëve me kënaqësi.

Ndërsa pseudo-selefistët pretendojnë se Ibn Abdulvehabi e ka ringjallur tevhidin pasi ka qenë i fshehur për shekuj me radhë, dhe prapë irritohen nëse i atribuojmë këta njerëz tek shejhu i tyre "shpëtuesi i tevhidit". Munafikët fshihen pas emrave të mëdhenj si "selefij" dhe pas sloganeve "Pasoni vetëm Kur'an dhe Sunet", dhe thërrasin "pasoni vetëm sunetin e pastër" (thua se ka edhe "sunet të ndytë" sipas tyre?!) - ndonëse janë më të largëtit nga gjërat drejt të cilave thërrasin.

Sikur të kishin qenë të sinqertë në besimet e tyre, s'do të ngritnin pluhur ndaj emrit të grupit - sepse tek e fundit el-Wehabijjeh nuk është emër nënçmues as përbuzës as tallëes - por do të merreshin me argumentet që parashtrohen kundër tyre.

Le të vazhdojmë:

1. Emri për sektin e pseudo-selefistëve është el-Wehhabijjeh, e ky nuk është emër i Allahut, por vetëm është një derivat që ka rrënjën e përbashkët me emrin el-Wehhab, pra nga rrënja W-H-B.

"Kaderijjeh" është emri i sektit që kanë mohuar Kaderin e Allahut, dhe el-Kadir është emër i Allahut - pra, ndajnë të njëjtën rrënjë të fjalës: K-D-R.

2. "Keramijjeh" është emri i sektit, dhe janë quajtur pas themeluesit Muhammed ibn Keram. Asnjë prej dijetarëve s'ka kundërshtuar që të mos i quajmë "keramij" por t'i quajmë "Muhammedan" vetëm sepse themeluesi i lëvizjes së tyre është quajtur Muhammed ndërsa Keram është emri i babait të tij.

El-Kerim është emër i Allahut, dhe rrënja e këtij emri është e njëjtë me rrënjën e emrit të sektit të Keramistëve, pra rrënja K-R-M.

"Xheberijjeh" është një sekt tjetër, pasuesit e të cililit quhen Xheberij. Por ... pritni, a nuk është El-Xhebbar emër i Allahut? Po, dhe derivohet nga rrënja XH-B-R.

Pra, shikojeni këtë derivim me kujdes:

3.a. (Rrënja) W-H-B => (Emri i Zotit) El-Wehhab => (sekti) Wehhabijjeh => (personat quhen) Wehabistë.

3.b. (Rrënja) XH-B-R => (Emri i Zotit) El-Xhebbar => (sekti) Xhebberijjeh => (peronat quhen) Xheberij.

Ibn Tejmija, Bin Bazi, el-Albani, etj., me "xheberij" i referohen sektit i cili mohon që njeriu ka vullnet të lirë. Prandaj, nëse nuk lejohet që vehabistët të quhen me këtë emër sepse el-Wehhab është emër i Allahut, atëherë si ka mundësi që "dijetarët e tevhidit" të cilët dinë aq mirë rreth Cilësive e Emrave të Allahut sa që i quajnë gjigantët e Ehli Sunetit "të devijuar", nuk e kanë ditur se është e ndaluar të quhen "xheberij" sepse el-Xhebbar është emër i Allahut!?

Malik është emër i Allahut, por emri Malik është i lejuar për njerëzit. Bile, imami i Medines në kohën e tij është Malik ibn Enesi, autori i koleksionit të hadithit el-Muweta. Dhe, më interesant, pasuesit e medh'hebit të malikut quhen "Malikij". Vallë, cili nga dijetarët ka thënë se t'i quash pasuesit e medh'hebit "Malikij" është gabim ose shirk???

Si përfundim:

Në pikën (1) sqaruam që nuk ka asgjë të keqe të quhen "vehabijjeh/vehabistë".

Në pikën (2) sqaruam që atribuimi në emër të babait është në rregull, dhe vetëm pse emri i "shejhut" të nexhdistëve është Muhammed ibn Abdulvehab, nuk domethënë që duhet t'i quajmë "muhamedan" vehabistët.

I vetmi kundërshtim që mund të paraqitet tani është që, pse s'i quajmë "abdul-vehabij" por "vehabij". Përgjigja është e thjeshtë. Sikurse që pasuesit e tarikatit Kadirij (të cilit i takonte edhe vet Ibni Tejmije) nuk quhen "abdul-kadirij" ndonëse shejhu i Tarikatit ishte Abdul-Kadir Xhilani.



Përgatiti: Fatih IBRAHIMI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...