Krimet dhe luftrat e vehabizmit dhe të vehabistëve



1. Lejimi i Taifit vrasja e dijetarëve dhe fëmijëve, vehabitët sulmojnë Taifin që ta çlirojnë nga 'shirku'! ..., hyrja në Taif bëhet në vitin 1217h./1802, aty vrasin njerëzit pa dallim: 'gra, burra, fëmijë, pleqë, madje kanë prerë edhe foshnjet në gji të nënave, po ashtu, kanë vrarë të gjithë që i kanë gjetur në xhami dhe të gjithë ata që i kanë takuar rrugëve jashtë qytetit duke ikur, kanë copëtuar Kur'anët dhe librat e tjera fetare duke i djegur'.

Tregon El-Xheberuti në librin e tij 'Tarih axhaib el-athar fi't-teraxhim ve'l-ahbar': Duke thënë: 'kanë luftuar banorët e Taifit tri ditë radhazi deri sa janë pushtuar nga vehabitët. Kanë vrarë pas hyrjes gra, fëmijë e burra, ky është mendimi i tyre për të gjithë ata që i luftojnë t'i vrasin pa dallim', gjatë kësaj lufte, gjatë kësaj kasaphaneje është vrarë edhe Esh-Shejh Abdullah Ez-Zevavij, Mufti shafiit në Mekë, Shejh Abdullah Ebul-hajr, gjykatës në Mekë e shumë të tjerë.

2. Banorët e Mekës kanë ngrënë ngordhësirat dhe qentë, vehabitët nuk u ngopen me gjakun e muslimanëve në Taif sepse ishin të etur për gjakë muslimani, menjëherë në vitin 1803 sulmojnë dhe hynë në Mekë. Këtë e përmend Abdullah Bin Sherif Husejn në librin e tij 'Sidk'ul-haberi fi havarixh el-karni eth-thani ashere'.

Nga ngjarjet e muajit Muharrem të vitit 1220 h./1805: vehabitët kanë vrarë edhe haxhinjtë. Në këtë kohë përhapet urijë e madhe në Mekë deri në atë masë që njerëzit kanë shitur orenditë shtëpiake për bukë të fëmijëve dhjetë herë më shtrenjtë se vlera reale, janë shpërndarë kufomat e fëmijëve nëpër rrugët e Mekës.

Këtë e tregon edhe historiani i tyre Othman En-Nexhdij ku thotë: 'Vërtetë mishërat e gomarëve janë shitur me një çmim shumë të shtrenjtë dhe si shkak i kësaj njerëzit kanë ngrënë mishin e qenëve'.

Pas hyrjes në Mekë ngritet Shejh Filipi dhe iu mbanë fjalim. Këtë person vehabitët e quajnë Shejh Abdullah Filipi. E ka thirrur ezanin dhe e ka falur namazin si imam i tyre, pastaj është ngritur edhe udhëheqësi i vehabitëve duke thënë: Vëllezër muslimanë 'po të mos ishte ky njeri që emri i tij është Shejh Abdullah Filipi nuk do të kishim hyrë në Mekë'. ky është përfaqësuesi i Anglisë, a dëshironi ta hidhëroj atë e të ju gëzoj juve!

Gjatë kësaj kohe ndodhen edhe disa kasaphane të ndryshme me haxhinjtë, si: 'kasaphanja me haxhinjtë e Jemenit në vitin 1921, me haxhinjtë e Iranit në vitin 1988, etj.'.

3. Lejimi i gjakut të muslimanëve nëpër xhami, Muhamed Bin Abdulvehab në librin 'Tarih'un-Nexhd', faqe 97, thotë: 'Othman Bin Muamer, udhëheqës i Ajjines, mushrik qafir, pasi u siguruam se ky është mushrik vendosëm ta vrasim pas namazit të xhumasë, por e vramë gjersa ishte në namazin e xhumasë, në muajin Rexheb 1163 h.', kurse në faqe 98 deri 101, po në të njejtin libër, për banorët e Nexhdit thotë: 'Pabesimatarë (kafira) janë të gjithë, lejohet gjaku i tyre, gratë e tyre dhe pasuritë e tyre'. Tani do të përmendim vetëm vendet e tjera se në sa dhe në cilat vende kanë bërë luftëra, vende muslimane normal e këto janë: Medineja, Shami, Hurani, Halepi, Jordani, Vadi Shems, Iraku, kasaphanja e Kerbelasë, Nexhefi, Nexhrani, Bahrejni, Katari, Ebu Dabi, Omani, Sahari, Jemeni, 'në çdonjërën nga këto vende kasaphane në vete dhe krime të pa para kundër muslimanëve'.


Shkatërrimi i trashëgimisë islame

Vehabitët kanë shkatërruar shumë nga xhamitë e lashta historike islame dhe në vend të tyre kanë ndërtuar parkingje të automobilave!!! Disa nga këto xhami janë: Xhamia Esh-Shems, Xhamia Thenijetu El-Vedaa, Xhamia El-Gars, Xhamia El-Fedih (ka shumë transmetime se në të gjitha këto xhami është falur Pejgamberi a.s.), shkatërrimi i shtëpisë së Sad bin Hajtheme, shtëpia e parë në Medine, në të cilën ka hyrë Pejgamberi a.s., kjo shtëpi është 20 metra në jug të xhamisë Kuba.

Shkatërrimi i burimit të ujit Eris, i cili gjendet dy milje larg nga Medina, burim uji në të cilin ka rënë unaza e Pejgamberit a.s. nga dora e Othmanit r.a., shkatërrimi i burimit të ujit Gars, burimi i Pejgamberit a.s. i cili gjendet në lindje të xhamisë Kuba gjysëm milje larg. Transmeton Ibni Sad dhe thotë: Pejgamberi a.s. pinte gjithherë ujë nga burimi Gars në Beka dhe e ka bekuar duke thënë: 'Ky është burim prej burimeve të xhennetit'.

Shkatërrimi apo mbyllja e shpellës në kodrën Uhud, në të cilën ishte strehuar Pejgamberi a.s. pas pësimit të muslimanëve në luftë, mbyllja dhe shkatërrimi i kanalit të Hendekut, të cilin e kishte hapur vetë Pejgamberi a.s. me duart e tij së bashku me sahabët r.a..

Shkatërrimi dhe djegia e më shumë se 60 mijë librave në lëmi të ndryshme dhe mbi 40 mijë dorëshkrime që disa nga ato ishin të shkruara nga hulefai rrashidinët.


Ruajtja dhe kujdesi ndaj trashëgimisë historike çifute

Sa i përket ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë historike çifute që nga këto është vendosja e tabeles para kalasë Kab bin El-Eshref, në të cilën shkruan 'Kujdes ndaj trashëgimisë historike', me nënshkrim të mbretit, numër 26, të datës 12. 06. 1392!

Në anën verilindore të xhamisë Kuba kishte gjurmë historike të çifutëve afër xhamisë Darar. Vehabitët i prishën bazamentet e xhamisë Kuba dhe e ndërtuan atë në drejtim të xhamisë Darar.

Nga krejt kjo që u tha më lartë konkludojmë se vehabizmi është prodhim i jomuslimanëve dhe i antimuslimanëve, me themelues dhe urdhërdhënës Xhon Filipi, ndërsa udhëheqës në sipërfaqe dhe zbatues i urdhërave të tij ishte Muhammed bin Adulvehhab, e krejt kjo kundër muslimanëve, Islamit, pejgamberëve, sahabëve dhe çdo gjëje që është islame.



Përktheu nga arabishtja: Zuhdi Hajzeri, Kajro-Egjipt.



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Vehabizmi - kush e prodhoi dhe kujt i shërben?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...