Të njëjtat fjalë i thotë edhe Vehabizmi dhe Shejhët e Vehabizmit



Ebu Jala thotë: "All-llahu xh.sh. është në Arsh dhe në Kursi vend për dy këmbët e tij, qiejt dhe toka ditën e kiametit janë në shuplaken e tij ai e vendos këmbën e tij në zjarr ... nxjerr njerëz nga zjarri me dorën e tij", [75] Hafidh Hakemi (shejh i Vehabive) thotë: "Pastaj në orën e dytë shikon (All-llahu) në xhennetu Adnin i cili është vend banimi i tij", [76] (këtë kufër ia vesh pejgamberit a.s.), Muhamed bin Salih El-Uthejmin thotë: "All-llahu xh.sh. përfshin arshin dhe kursin - qiejt dhe toka të gjitha në krahasim me kursin janë sa vendi i dy këmbëve të tij". [77]

Muhamed bin Uthejmin thotë: "Kursi është vendi i dy këmbëve të All-llahut xh.sh.", [78] "All-llahu xh.sh. i vendos këmbët në zjarr sepse nëse ai zjarr nuk i dëmton melaiket që e ruajnë atë të cilët hyn aty atëherë si mund ta dëmtoi All-llahun xh.sh., vërtetë All-llahu xh.sh. i shtyp padrejtësitë dhe i vendos nën këmbët e tij", [79] Ibn Uthejmin thotë: "Vërtetë All-llahu xh.sh. vjen në mënyrë reale, në dukje vërteton se ardhja e All-llahut xh.sh. është reale". [80]


Vehabizmi dhe Jehudizmi i përshkruajnë All-llahut xh.sh. vend, anë dhe kufizim

Në Tevratin e ndryshuar thuhet në lidhje me All-llahun xh.sh.: "Banon në qiej dhe qesh, vërtetë zoti është në këtë vend e unë nuk e kam ditë, atij i është shfaqur zoti te Blutat, heshtni të gjithë ju njerëzit sepse zoti po vjen sepse ai është zgjuar nga vendi i tij". [81]



Përgatiti: Halef bin Selef



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Akideja Vehabite dhe Jehude janë një".

[75] - Tabakat El-Hanabile vëll.1 fq.32.
[76] - Mearixh El-Kabul vëll.1 fq.36.
[77] - Fetawa El-Akidetu Li Ibni Uthejmin fq.88.
[78] - Tefsir Ajetu El-Kursij fq.27 Li Muhamed bin Uthejmin.
[79] - Red Ed-Darimij ala Besher El-Mursij fq.69,70 boton Dar El-Kutub El-Ilmije.
[80] - Fetawa El-Akidetu fq.112 dhe 114 Li Muhamed bin El-Uthejmin.
[81] - Tevrat Sefer Mezamiir Is-hah 2 nr.4, Sefer Tekvin Is-hah 28 nr.16, Sefer Tekvin Is-hah 18 nr.1, Sefer Zekrija Is-hah 2 nr.13.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...