Intervistë Vehabizmi



Intervista e plotë e Sekretarit të Muftinisë së BFI së Shkup Skender ef. Buzakut dhënë televizionit Kanal 5 me datë 3 tetor 2010, në emisionin javor KOD.


Cilat janë rreziqet nga grupet vehabiste të cilat veprojnë në Maqedoni dhe cilat sipas Juve e shtrembërojnë Islamin?

Skender ef. Buzaku: Rreziqet janë të dimensioneve të ndryshme nga fakti se bëhet fjalë për lëvizje destruktive dhe konservative të cilat në forma të mbyllura pamundësojnë komunikimin me përfaqësues të religjioneve tjera, e që në kushte të një shoqërie multifetare siç është shteti ynë, kjo paraqet një problem serioz.

Nga ana tjetër, këmbëngulësia e tyre që të bëjnë dallime në islamin i cili tradicionalisht me shekuj praktikohet në trojet tona, tregon qartë se qëllimi i tyre nuk është vetëm feja, por kanë edhe interese tjera strategjike.


Cilët janë individët të cilët qëndrojnë prapa këtyre grupeve (cila është prapavija dhe biografia e tyre?

Skender ef. Buzaku: Opinionit të gjërë u janë të njohur individët, respektivisht simpatizuesit e këtyre grupeve, kurse ata më së miri mund të njihen nga folklori i tyre i bartur në vendin tonë, që nuk është adekuat dhe nuk korrespondon aspak me veshjen nacionale të muslimanëve të trojeve tona.


Cilat janë qëllimet e tyre?

Skender ef. Buzaku: Qëllimet e tyre janë që përmes rrugës së represionit të influencojnë nëpër disa xhami të caktuara, dhe përmes fesë të integrohen në bashkësinë më të gjërë.


Sa xhami janë nën kontrollin e grrupeve të tilla dhe jashtë kontrollit të BFI-së, dhe përse është lejuar një gjendje e tillë? (në çfarë mënyre janë marrur ato xhamia?

Skender ef. Buzaku: Situata më kritike është në xhaminë e Isa Beut-Shkup, derisa xhamitë tjera të cilat përmenden, atje është zmadhuar vetëndikimi i këtyre grupeve radikale ose përmes këshillit të xhematit të xhamisë (kuptohet këshill i xhematit të xhamisë që nuk ka autorizim nga BFI në RM, d.m.th vepropn ilegalisht) ose përmes pranisë më të madhe të këtyre grupeve radikale nëpër xhami të caktuara.


Sa kanë kontribuar institucionet shtetërore për konsolidimin e gjendjes? Cila është lidhja e Prefektit të Komunës së Çairit-Shkup z. Izet Mexhitit me gjendjen e BFI-së në RM, Çfarë është lidhja e partive politike shqiptare siç BDI, PDSH, DR me gjendjen e krijuar në BFI të RM?

Skender ef. Buzaku: Bashkësia Fetare Islame e RM aspak nuk është e kënaqur me bashkëpunimin dhe përkrahjen nga institucionet shtetërore, ministrive kompetente, pushtetit lokal si dhe subjekteve politike.

Vlerësojmë se janë duke bërë një gabim shumë të madh, nga fakti se të gjithë ata janë të obliguar sipas Kushtetutës së shtetit neni 19, si dhe ligjit për kishën Bashkësinë fetare dhe grupeve religjioze të mbrojnë integritetin dhe pasurinë e BFI-së në RM, dhe poashtu u përkujtojmë se institucioni ynë fetar duhet të gëzoj nga shteti tretmanin e njëjtë siç e gëzon Kisha Ortodokse Maqedone.


Në këtë drejtim do të dëshironim të dijmë se çfarë çudire duhet të ndodhë me integritetin dhe pasurinë e BFI-së që ministritë kompetente të ndërrmarin masa të duhura, Vallë a nuk ishte i mjaftueshëm skenari në xhaminë e Isa Beut-Shkup?

Skender ef. Buzaku: Deklaratat e njerëzve të parë të MPB-së se ata nuk ndiejnë nevojë për reagim kundër grupeve radikale janë tejet joserioze dhe qëllimkeqe.


Përse edhe përkundër informacioneve të mediumeve, nga BFI heshtnin dhe nuk ndërrmorën asgjë me paraqitjen e grupeve vehabiste dhe grupeve tjera radikale në botën Islame, në Maqedoni dhe në vetë Bashkësinë tuaj me uzurpimin e xhamive?

Skender ef. Buzaku: Nuk është e vërtetë, Bashkësia Fetare Islame e RM, asnjëherë nuk ka heshtur dhe në kohë të duhur i ka informuar të gjitha organet kompetente, ndërsa ata pse nuk i kanë kryer detyrat e tyre të shtëpisë, duhet ata vetë të deklarohen për të njëjtën.


Sa myslimanët e Maqedonisë kanë besim (i besojnë) të mjaftueshëm në BFI dhe sa besojnë në autoritetin e njerëzve të parë? (kishte edhe peticion prej besimtarëve të pakënaqur në xhaminë e Isa Beut-Shkup)?

Skender ef. Buzaku: Bashkësia Fetare Islame e RM, gëzon autoritet serioz te myslimanët brenda dhe jashtë vendit, dhe nuk ka asnjë problem serioz, (sa për ilustrim mund t'u theksoj se në këto tre vite të fundit është dyfishuar numri i nxënësve në "Medresenë Isa Beu" - Shkup dhe "Fakultetin e Shkencave Islame" - Shkup.

Përveç problemet me gruper radikale vehabiste për të cilat dita-ditës Institucioni ynë është duke u bindur edhe më tepër se këto grupe radikale vehabiste ndihmohen edhe prej institucioneve të ndryshme shtetërore vetëm për të dëmtuar imazhin e myslimanëve dhe Institucionit të vetëm fetar islam në vendin tonë.

Sa i takon peticionit, ai nuk është kurrfarë peticioni konform parimeve për peticion, poashtu numri i individëve të cilët janë nënshkruajtur në atë peticion aspak nuk është shqetësues sepse numri i myslimanëve të cilët janë anëtarë të Bashkësisë Fetare Islame e RM, është disa qindra mijëra, dhe në fund peticioni nuk parashihet si element juridik sipas Kushtetutës dhe akteve normatibve të BFI-së në RM.


Ana tjetër (thënë kushtimisht) ju akuzon se në mënyrë jolegale Reisi i tanishëm është ardhur me dhunë në krye të BFI-së në RM, me përdorim të forcës dhe përkrahjes partiake? Çka ka të vërteta në akuzat e tyre?

Skender ef. Buzaku: Kryetari i tanishëm i Bashkësisë Fetare Islame e RM, Reis ul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi është zgjedhur në përputhje të plotë me parimet dhe rregullat e atëhershme për zgjedhje të Reis ul Ulemasë, andaj çdo gjë tjetër për neve si Institucion është vetëm shpekulim.


Poqese janë të rrezikshëm vehabistët a frikoheni për jetën tuaj apo për jetën e besimtarëve dhe imamëve të cilët publikisht u përkrahin?

Skender ef. Buzaku: Jo, nuk frikohemi për jetën, por në pyetje është interesi i përgjithshëm i opinionit të gjërë, në veçanti te myslimanët me qëllim të ruajtjes së Islamit burimor, derisa Imamët janë faktori më i zëshëm në BFI të cilët kanë luftuar dhe do të luftojnë kundër çdo shtrembërimi të islamit që tradicionalisht me shekuj praktikohet në trojet tona.


Çfarë me akuzat e pronës së denacionalizuar dhe të kthyer në letra me vlerë, për të cilën një herë Ramadan Ramadani akuzonte se është duke u keqpërdorur?

Skender ef. Buzaku: Së pari ligji për denacionalizim parasheh se si mund të realizohen si dhe afatin e qasjes për relizimin të të njëtave, kurse nga ana tjetër Bashkësia Fetare Islame e RM, lufton më së shumti që të mos merr letra me vlerë, por për pronën e marrur mundohet që të merr pronë të njëjtë apo të ngjashme në formë të ndërrimit apo kompenzimit.

Derisa nuk ka asnjë mundësi që një pronë të kompenzohet me një pronë tjetër të njëjtë apo të ngjashme, atëherë mjetet të cilat do të merreshin në formë të letrave me vlerë do të themelohej pronë e vakëfit.


Si mbledhet qiraja e dyqaneve të BFI-së si dhe a ka keqpërdorime në atë segment?

Skender ef. Buzaku: Muftinitë e BFI-së në RM përmes grupeve të tyre të punës dhe komisioneve, i japin të njëjtat me qira dhe çdo gjë shkon ashtu si duhet, kurse në kuadër të BFI-së në RM, ekziston komision për kontroll të brendshme financiare.


Çka ndodh me vizat e Haxh-xhit (një besimtar akuzonte se edhe pse Arabia Saudite i jep falas dy mijë viza Bashkësisë Fetare Islame në RM, në institucionin tuaj të njëjtat u shiten nga 200 euro, kurse në këtë vitë edhe më tepër 300 euro, si dhe arazhmani për Haxh-xh në Maqedoni janë më të shtrenjtit në regjion dhe kushtojnë 2200 euro për person me autobus)?

Skender ef. Buzaku: Bashkësia Fetare Islame e RM, kur bëher fjalë për udhëtim me aeroplan në këtë vitë ka çmim të përcaktuar pra 2750 euro dhe ai është çmimi më i ulët (më i lirë) në regjion. Në kuadër të këtij çmimi bëjnë pjesë të gjitha llojet e shërbimeve, si dhe shërbimet teknike të vakcinës si dhe pajisja me vizë dalëse Maqedone dhe asaj hyrëse Saudite.

Domethënë haxhiu jashta këtij çmimi në Bashkësinë Fetare Islame të RM-së nuk paguan asnjë cent.

Me autobus çmimi është 2150 euro, kurse BFI në RM, organizimin teknik ua lëshon agjencioneve private të cilat përgjigjen para institucionit të BFI-së për çdo gjë që ka të bëjë me Haxh-xhin dhe poashtu jashta këtij çmimi haxhiu nuk paguan asnjë cent.


Sa është buxheti vjetor i BFI-së në RM, a ka keqpërdorime nga individë të ndryshëm, sepse ekspertët thonë se motiv kryesor i strukturave vehabiste është se dëshirojnë të sundojnë me këto para (të holla)?

Skender ef. Buzaku: Nuk jam kompetent të flas për buxhetin e BFI së në RM, sepse për këtë gjë ka shërbime dhe sektore të veçanta ekonomike-financiare të cilat merren me këto gjëra, por unë dëshiroj t'u përkujtoj juve se në kurriz të BFI-së në RM, janë mbi 700 nxënës të cilët arsimohen dhe edukohen në shkollën e mesme islame Medreseja Isa Beu Shkup, më tepër se 100 student në Fakultetin e Shkencave Islame Shkup, më tepër se 1000 (një mijë) të punësuar në kuadër të BFI-së në RM, etj..

Për të gjithë këta nxënës, studentë, nëpunës fetar kujdeset vetë Bashkësia Fetare Islame e RM, kurse në anën tjetër të gjitha harxhimet për vendosjen në konvikt, ushqimin, arsimimin dhe edukimin e tyre si dhe të gjitha harxhiemt e profesorëve që zhvillojnë mësim në këtë shkollë të mesme dhe fakultet i bartë vetë Institucioni ynë.

Bile bile shteti duhet të jetë krenar që nuk i ka mbi supet e veta këta nxënës dhe studentë.

Poashtu duhet përmendur se harxhimet për ujin, rrymën dhe higjienën komunale për të gjitha objektet dhe pronat që i posedon dhe menaxhoon BFI në RM, janë mbi supe të BFI-së në RM.

Prandaj, marrë parasysh këto rrethana me të cilat ballafaqohet Institucioni ynë, lirisht mund të themi se ne kemi llogari se ku i hargjojmë të hollat, por mirë do të ishte të japin llogari ato grupe radikale vehabsite se ku i harxhojnë paratë e tyre të cilat i marrin nga jashtë dhe çfarë projekte financojnë ata, kurse mirë do të ishte shteti që të mos qëndroj indiferent ndaj këtyre dukurive.


Si mendoni se duhet të zgjidhet problemi me këto grupe radikale të cilat sjellin dëme në dinjitetin e BFI-së, edhe me sjelljet e tyre edhe me akuzat e tyre?

Skender ef. Buzaku: Së pari duhet të bëhet një vështrim në punën e organizatave joqeveritare, janë të regjistruara për qëllim të caktuar, kurse nga ana tjetër kryejnë aktivitet tipike fetare.

Ishim dëshmitar se nga Repubika e Kosovës në muajin e ramazanit erdhi Shefqet Krasniqi me thirrje të një organizate joqeveritare dhe i njëjti mbajti fjalim fetar para publikut.

Edhe përkundër faktit se BFI në RM nuk kishte dhënë pëlqim për ardhjen e të njëjtit për të mbajtur fjalim, autioritete përgjegjëse lejojnë një gjë të tillë pa asnjë pengesë.

Pra tani ky shtet a respekton apo nukm respekton parime, a respektohet këtu kushtetuta dhe ligji për kishën bashkësinë featre dhe grupet religjioze?


Për rrahjen në xhaminë e Isa Beut-Shkup, Çfarë ndodhi dhe si u vendos që Ramadani të suspendohet sepse bëhet fjalë për person të rrezikshëm prej rradhëve të strukturave vehabiste i cili mund të lëndojë ndonjë bashkëpunëtor tuajin?

Skender ef. Buzaku: Personi Ramadan Ramadani edhe pse para disa viteve ishte i emëruar në rrethana të dyshimta si Hatib në xhaminë e Isa Beut-Shkup, BFI në RM respektoi atë vendim deri në momentin kur i njëjti filloi që me vendimet dhe deklaratat e tij të pamatura tejmase të dëmtoj imazhin dhe autoritetin e Institucionit të Bashkësisë Fetare islame në RM. I njëjti në fillim ishtde i suspenduar kurse më vonë i shkarkuar përshkak të sjelljeve të tij joligjore dhe arrogante. Kundër këtyre vendimeve i njëjti nuk ka parashtruar asnjë ankesë pran organeve kompetente të BFI-së në RM, e as para organeve kompetente gjyqësore. Por në anën tjetër i njëjti përmes dhunës dhe shkkaktimit të dhunës me grup radikal uzurpoi pronën e Isa Beut-Shkup dhe në mënyrë të rrejshme vetveten e prezenton si Imam dhe Hatib të kësaj xhamie.



Intervistoi: Miomir SERAFIMOVIQ, tetor 2010.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...