Ngritja e duarve në nivel të veshëve te tekbiri fillestar
Ngritja e duarve me rastin e hyrjes në namaz bëhet deri te veshi sikur që kjo është transmetuar me transmetimet më autentike nga Pejgamberi a.s..
Nga Malik Ibn Huvejrithi transmetohet se ka thënë: "Pejgamberi i Zotit, kur e shqiptonte tekbirin, i ngrinte duart deri sa nuk i krahasonte me veshët". Kurse në rivajketin tjetër qëndron: "... deri sa nuk e prekte veshin". [1]
Nga Vail ibn Huxheri transmetohet se ka thënë: "Pejgamberi i Zotit më ka thënë: O Vail, kur të falësh, ngriti duart tua në nivel të veshëve, vërtet femrat i ngrënë duart përballë kraharorit të tyre". [2] [3]
Nga Vail ibn Huxheri transmetohet se ka thënë: "E kam parë Pejgamberin e Zotit se kur hynte në namaz merrte tekbir". Hemami e ka përshkruar: "Duke i ngritur duart deri në nivel të veshëve". [4]
Nga Vail ibn Huxheri transmetohet se ka thënë: "E kam parë të Dërguarin a.s. se i ka ngritur duart me rastin e hyrjes në namaz, deri në nivel të supeve kurse gishtin e madh e krahasonte me veshët duke i prekur ata (hadha) [5] e pastaj merrte tekbir". [6]
Transmetohet nga Enes Ibn Maliku se ka thënë: "Pejgamberi, kur e fillonte namazin, i ngrente duart deri në nivel të veshëve e pastaj thoshte: Subhanekall-llahumme ve bi hamdike ve tebare kesmuke ve te'ala xhedduke ve la ilahe gajruke". [7]
Nga Bera ibn Azibi transmetohet se ka thënë: "Pejgamberi, kur bënte tekbir, i ngrinte duart ashtu që ne i shihnim gishtat e mëdhenj të tij afër veshëve". [8]
Nga Bera' ibn Azibi transmetohet: "Pejgamberi i Zotit i ka ngritur duart në nivel të veshëve kur fillonte ta falte namazin e pastaj nuk i ka ngritur sërish".
Abdullah ibn Muhammed Ez-Zuhriu na ka rrëfyer nga Sufjani, nga Jezidi hadithin e njëjtë sikur këtë nga Sheriku por nuk ka thënë: "Pastaj nuk i ka ngritur sërish". Sufjani thotë: "Pastaj në Kufë na ka thënë: "Pastaj nuk i ka ngritur sërish"". [9]
Nga Vail ibn Huxheri transmetohet se ka thënë: "E kam parë shumë herë Pejgamberin e Zotit se i ka ngritur duart në nivel të veshëve me rastin e tekbirit fillestar, pastaj kam ardhur te ata sërish dhe i kam parë se si i ngrenë duart deri në nivel të supeve kurse ishin me pancir dhe pelerinë". [10]
Nga hadithi i fundit shohim se Pejgamberi i Zotit i ka ngritur duart në nivel të supreve vetëm në raste të veçanta kur bartnin lloj të veçantë të pancirit dhe veshjes, e cila do të binte nëse do t'i ngrente duart deri në nivel të veshëve. Të gjitha hadithet të cilët shënojnë për ngritjen e duarve të Pejgamberit a.s. deri në nivel të supeve apo kraharorit janë lidhur me rastet kur ngritja e duarve deri në vesh do të shkaktonte rënien e pelerinës dhe zbulimin e trupit. Gjithashtu, Pejgamberi i Zotit ndonjëherë i ka ngritur duart deri në nivel të kraharorit të tij në mënyrë që t'i mësojë muslimanet se si duhet kryer namazin e tyre dhe kjo dispozitë nuk vlen për meshkujt si është thënë kjo në hadith të cilin e shënon Taberaniu.
Autor: Sami XHEKO
_________________________
[1] - Muslimi, hadithi nr. 589, 1/293, Daru Ihjai Kutub'il-Arebijjeh.
[2] - Për këtë temë kemi vetëm një hadith por në të gjendet person ii panjohur dhe ai vetvetiu nuk është i mjaftueshëm për të vërtetuar me të. Mirëpo, kijasi i fshehtë pëajtohet me hadithin dhe e forcon dfomethënien e tij sepse prej femrës këprkohet mbulimi sa më i mire i pëjesëve të turpshme të saj. Ky është fjalim i Ummu Derdsë, Atait, Zuhriut, Hammadit dhe të tjerëve si e transmeton këtë Bedruddin El-Ajni në Sherh'ul-Hidaje (1/206).
[3] - Mu'xhem'ul-Kebir, Et-Taberani, 22/20, Mexhme'uz-Zevaid, Hejthemi, hadithi nr. 2594, Mektebet'ul-Kudsijj, dhe thotë: Taberaniu e shënon dhe në senedin e tij është Ummu Jahja bintu Abdul Xhebbar të cilën nuk e njoh, kurse transmetuesit e tjerë janë korrekt.
[4] - Muslimi, hadithi nr. 401, Daru Ihjai Kutub'il-Arebijji.
[5] - Folja do të thotë të krahasohet, por krahasimi i plotë ndodh vetëm kur veshët preken si e thotë këtë Shurunbulali në Merak'il-Felahu.
[6] - Sunen'ul-Kubra, Bejhekiu, hadithi nr. 2237, 2/25, Dar'ul-Ma'rifeh, Bejrut.
[7] - Darekutni, 1/168 dhe thotë se të gjithë transmetuesit janë besnikë, Zejle'I, 1/166.
[8] - Sunen, Ali ibn Omer Ed Darekutni, hadis br. 1111, 1/619, Darul Muejjid, Rijad, 2001 g..
[9] - Ebu Davudi, hadithi nr. 749, 1/200, Mektebet'ul-Asrijje, botimi III, Bejrut, 1414 h..
[10] - Ebu Davudi, hadithi nr. 728, 1/194, Nesai, 2/94.