Zoti sipas Antropomorfistëve (Selefive-Vehabive)
A është krijuar njeriu në përfytyrimin e Zotit? Ose: A ngjason Zoti me njeriun në cilësi dhe atribute?
Selefistët-Vehabistët edhe pse në fillim e kanë përvetësuar taktikën që tu thonë se Zoti e krijoi njeriun në formën me të përsosur, por Ai nuk është i njëjtë me formën e tij. Megjithatë, nëse thellohemi pak më shumë në besimin e tyre antropomorfist dhe lexojmë librat kryesor të doktrinës së tyre, shohim gjëra rrënqethëse.
Në vijim po përmendim disa prej tyre:
1. - Sipas selefive, Zoti qëndron i ulur në fronin e Tij mbi shtatë palë qiej. Nëse dëshiron Ai mundet edhe te shtrihet në kolltukun e tij apo të ngrihet në këmbë, sepse shtrirja dhe ulja kanë të njëjtin kuptim, dhe ata pas gjithë këtyre broçkullave, mundohen ti gëzojnë masën e thjeshtë ku në mënyrë kontradiktore u thonë: Besoni kësaj, pa "si", pa "qysh" dhe pa përngjasim!
["Vallë, a mund të bëhet "Istivaja" ndryshe përveç se duke u ulur"], (Kitabu Sune, haberi nr. 10).
* Vërejtje: Libri "Kitabu Sune" që ka përpiluar Abdullahu (Djali i Ahmed ibën Hanbelit), sot konsiderohet ndër librat kryesor prej të cilës frymëzohet akideja antropomorfiste e doktrinës selefiste.
2. - Qenia e Zotit ka peshë të rëndë, saqë kur Ai ulet në karrige, ajo kërret prej rëndesës së madhe, ashtu siç bën zhurmë samari i ri kur mbi të ulet kalorësi!
['Kur Ai, i Bekuari dhe Madhështori ulet në Kursi, dëgjohet një lloj oshtime e ngjashme me atë oshtimën e një samarit të ri prej lëkure'], (Kitabu Sune, nr. 574, 577, 1007, 1011).
3. - Zoti ka cilësinë e zbritjes në qiell me qenie çdo natë, bile Ai mund të bredhë poshtë e përpjetë edhe në Tokë, krejt kjo pa qysh dhe pa si!
["Atëherë Zoti yt do të fillojë të bredhë (bën tavaf) rreth e përqark nëpër tokë"], (Kitabu Sune, nr. 1103).
Ibën Kajimi në librin e tij "Zadul Mead" pasi e saktësoi këtë hadith, tha se: "ai është hadith madhështor që tregon madhërinë e Allahut, dhe ka dalë nga 'Llamba Profetike'"!
4. - Zoti sipas selefive ka edhe cilësinë e vrapimit shpejt (hervele), dhe çuditërisht edhe këtë mundohen ta argumentojnë me gojëdhëna profetike!
5. - Allahu qëndron i ulur në karrige prej ari në një kopsht të gjelbër, Atë e mbajnë melekët!
["Profeti e ka parë (Allahun) në Kursi prej ari që e mbanin katër melek: Një melek në formë njeriu, një në formë luani, një në formë kau dhe një në formë shqiponje, në një kopsht të gjelbër, kurse nën të kishte dyshek ari"], (Kitabu Sune, nr. 226).
Sipas Ibën Tejmijes, shejhut kryesor të kësaj doktrine, engjëjt jo vetëm që bartin Arshin, por -siç ka theksuar në disa libra tjera të tij- ata bartin edhe atë që gjendet mbi Arsh - pra Allahun, dhe e arsyeton këtë duke thënë se ata e mbajnë Allahun me fuqinë që Allahu u ka dhënë atyre!
6. - Arshi (Froni) ku qëndron Zoti është i rrethuar me një gjarpër te madh!
* ["Me të vërtetë, Arshi (kolltuku ku është i ulur Zoti i selefive) është i rrethuar me një gjarpër, dhe vahji zbret në zinxhirë"], (Kitabu Sune, nr. 1066, dhe zinxhirin e tij e ka bere hasen shejh Albani!).
Një parafytyrim të tillë mund ta hasësh vetëm në filmat horror dhe në përrallat që flasin për demonë dhe dragonj. Allahu na ruajt mendtë!
7. - Zoti është i përbërë prej pjesëve, ka gojë, ka qepalla, ka këmbë, ka gishtërinj, ka kërcir, ka mes trupi dhe gjymtyrë tredimensionale me të cilat lejohet t'i prekë edhe krijesat e Tij!
(Shiko këto referenca gjithashtu: nr. 1054, 1040, 1146, 1047, 1148, 1163, 1071,1160, 1072, 540, 557, etj.).
8. - Zoti ka edhe zë, dhe zëri i Tij është i ngjashëm me zërin e bubullimës!
* ["Beni Israilët i thanë Musait: 'Me çfarë gjëje nga krijesat të ngjau zëri i Zotit tënd kur të foli'. Musai u përgjigj: 'Më ngjau zëri i tij si zëri i bubullimës kur nuk kthehet' "], (Kitabu Sune, nr. 533, 1082).
Edhe Ibën Tejmia pasi përmend këtë transmetim, e pohon dhe e miraton atë, dhe thotë pastaj: "Ky hadith është i qartë, që vërteton se Zoti i foli Musait me zë dhe (i qartë se) ka mundur ti fliste me zë më të lartë sesa ky apo edhe më të ulët", ( Fetava Kubra, vëll. 6, fq. 450).
Ndërsa Kurani e thotë të kundërtën: ["Pra, mos i përshkruani Allahut shembuj"], (Nahl, 34).
9. - Zoti mbath dhe nallane sipas "grupit te shpëtuar"!
* [Transmeton Abdullah ibën Ahmed ibën Hanbeli në librin e tij "Sune", nga Vehb ibën Munebih, i cili kur përmendi madhështinë e Allahut të madhëruar tha: "Me të vërtetë, shtatë qiejt dhe detet qëndrojnë në një strukturë, e struktura është në Kursij, e dy këmbët e Tij janë të vendosura në Kursij, e Ai e mban Kursinë, e Kursia në këmbët e Tij duket sikur nallane"], (Shiko p.sh.: 'Kitabi Sune', nr. 578, 1004, 1007. Haberi që përkthyem është nr. 1077, dhe Isnadi i tij është hasen sipas vehabive dhe nuk bën ta mohojmë!
Po për ketë cilësi të Zotit a keni dëgjuar më parë?!
10. - Allahu i ka krijuar Melaiket nga drita e bërrylave dhe gjoksit te Tij!
* ["Allahu i madhëruar i ka krijuar engjëjt prej dritës së krahëve dhe gjoksit"], (Kitabu Sune, nr. 1069, 1175 dhe Isnadi i tij është i saktë!).
Thashë: Ketë cilësi te re te bërrylit dhe gjoksit, s'besoj qe ua kane treguar mullahat tuaj.
Epo, nëse zoti ka cilësinë e gjymtyrës dorë, pse të mos ketë bërryl dhe krah. Nëse Zoti sipas Ibën Tejmijës është trupmbushur, çfarë pengon të ketë dhe gjoks!
Të gjitha këto nuk janë çudi, pasi qenia e Zotit sipas vehabive ka edhe cilësinë e hijes, ku në ditën e kiametit do ti fute robërit besimtarë nen hijen e qenies së Tij!
Po ashtu, qenia e Tij ka kufi, poshtë Tij është Arshi, ndersa 5 kufijte e tjere të qenies së Zotit i di Ai vet!
Sipas tejmistëve, Zoti është trupmadh, gjigant, i mbushur përbrenda, s'ka bark, dhe është djalë i ri pa mjekër, 'për dallim' nga Zoti i çifuteve, i cili është plak me mjekër të bardhë!
Jo vetëm kaq, por Zoti pasi krijoi qiejt dhe token për gjashte dite, ditën e shtatë vendosi këmben mbi këmbë sipas Iben Kajimit. Ibën Kajimi pasi përmendi këtë hadith 'Të Cilesive të Zotit të tij', deklaroi: "Këtë hadith e transmeton Halali në librin "Sune" me zinxhirë transmetimi të saktë, sipas kushtit të Imam Buhariut", (Shiko 'Ixhtima Xhujush', vëll. 1, fq. 54)!
Ndërsa Kurani thotë: ["Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithë çka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh dhe Ne nuk ndiem lodhje"], (Kaf, 38).
* * * * * * * * * * *
Ka edhe shumë e shumë transmetime tjera të ngjashme në këtë libër, mirëpo në këtë shkrim të shkurtër po mjaftohemi me kaq.
Nuk e besoi që Ahmed ibn Hambeli t'u ketë besuar këtyre absurditeteve, kur dihet fare mirë se ai pranoi të rrihet me shkop dhe nuk pranoi të fliste diçka që kundërshtonte Kuranin dhe Synetin e saktë profetik sipas tij?
Përndryshe, nëse Ahmed ibën Hanbeli ka besuar kështu, atëherë edhe ai paska qenë antropomorfist.
Nëse hasmi pohon se ky libër dhe kjo akide është e Ahmedit dhe djalit të tij, atëherë vaj halli për synetin e hambelive dhe kuku për selefin e vehabive.
Përpunoi: Drilon ef. GASHI