Vehabijtë dhe Taguti



Sipas Vehabijëve, në kohën e Ibn Tejmijjes në vendet muslimane u paraqit çështja e Tagutit. Ibn Tejmije është ai cili i ka shpjeguar dhe i ka luftuar ata të cilët nuk e mohojnë Tagutin. Ai ka dhënë mund të madh në asgjësimin e këtij problem pra në çështjen e TAGUTIT.

Shekuj më pas, kur shirku(idhujtaria) dhe bidati (risia në fe) ishin me të madhe të përhapura në tokë, dhe kur dalaleti (humbja) dhe xhehli (padituria) ishin rritur, Allahu dërgoi Muhammed ibn AbdulVehabin, të "ripërtij" fenë dhe t'i luftoj ato.

Pas tij Allahu i dërgoi nxënësit e tij, të cilët i sqaruan llojet e ndryshme të tagutave me të cilët muslimanët në kohën e tyre ishin preokupuar.

Ai i cili nuk e mohon tagutin nuk mund të jetë musliman dhe pasuria e tij është haram, kështu që lejohet t'i merret pasuria të vritet dhe t'i merret nderi i tij.

Sikurse Tekfiri dhe bidati ashtu edhe Taguti shkakton kaos të brendshëm dhe i tërë mundi do të orientohej në luftë ndaj "vetvetes" pra me vetveten.

Nga Vehabijt dëgjohen thëniet si në vazhdim:

- Të punuarit në polici është haram, sepse është Tagut.

- Të punuarit në ushtri është haram sepse është Tagut.

- Të punuarit në administratë është haram sepse është Tagut.

- Të punuarit në prokurori dhe gjykatë është haram sepse është Tagut.

- Të punuarit në sistemin Bankarë është haram sepse është Tagut.

- Të mësuarit në shkolla publike është haram sepse ato shkolla janë shkolla të Tagutit.

Haramet nuk kanë të ndalur. Sa që edhe zërin e femrës e quajnë haram me fjalë tjera e quajnë është turpësi, por e vërteta është se zëri i tyre është turpësi e jo zëri i femrës.



Autor: Dr. Musli VËRBANI



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Fillet e Vehabizmit".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...