Si i vlerësojn dijetarët Vehabistët?



Dr. Ali Xhuma, myftiu i madh i Egjiptit në lidhje me jo medhhebistët thotë: "Janë një grup i vogël të quajtur Vehabistë, janë mu ata që po bëjnë shumë përçarje deri në ditët e sodit, për këtë ne ua tërhjekim vërejtjen të rinjve, atyre që skan apo kan pak njohuri për Islamin i thërrasim poashtu edhe myslimanët të kenë kujdes prej tyre. Vehabistët poashtu i ka kundërshtuar Ibn Haxheri, si dhe el-Bejdaviu, Askalani, sepse ata nuk e mbajnë mjekrën sipas rregullave që duhet të mbajnë, por pa nevojë i shkurtojn teshat e tyre, i detyrojn grat me e mbuluar fytyrën, etj., dhe thonë se këtë e lexova te Ibn Uthejmin, ibn Baz, apo Albani, dhe kur ti shohësh, pas 2 javëve u bëhen hoxhallar, por unë (Ali Xhuma) u them se për tu bërë hoxhë duhet më së paku 30 vjet mësim, studim. Cilin e ndjek vehabisti, i cili për 2 javë bëhet hoxhë, por le ta dinë se ajo është rruga më e shpejtë për në zjarr dhe për të bërë përcarje dhe fesad në mes Muslimanëve. Sepse ai më vonë do të flas dhe do të jap fetfa (vendime) pa pasur dituri dhe njohuri për fen, për gjërat që nuk i din, flet për Kuranin, Sunnetin, poashtu pretendojn dhe thonë se ky hadith është sahih, ai daif, ka thënë i Dërguari s.a.v.s., por nuk e din se një hadith që është te një dijetar i mirë te tjetri është i dobët dhe e kundërta, e mos flasim për gjuhën arabe që nuk e kuptojnë fare!".

Po ashtu dijetari i famshëm Abdul Hamid el-Kishk (1933-1996) ka thënë për ata: "Muslimanët janë të konfrontuar me lloj-lloj grupe të cilët thonë se thërrasim në islam, po të njëjtit janë mu ata që nuk e kanë marrë diturinë prej hoxhallarëve por prej librave të kufizuara dhe të cilat nuk i kanë kuptuar si duhet, dhe moda e tyre është 'Ky hadith është daif', ai selefist i lexon 3 fjalë ose fletushka të Ibn Tejmijes dhe disa libra të Abdul Wehabit, pastaj mendon se është i aftë të jep përgjigje fetare!".



Shkëputur nga ligjeruesit: Dr. Ali Xhuma dhe Abdul Hamid el-Kishk.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...