Averzioni ndaj shamisë pasojë e keqkuptimit të integrimeve europiane ...!



Pakoja e Ahtisarit në kapitullin e V-të, posaçërisht i ka kushtuar rëndësi pakicave etnike në Kosovë. Ata, i ka ngritur në njësi shtetformuese. A e dini pse? Në mënyrë që ata të integrohen në shoqërinë kosovare, duke i ruajtur veçoritë kulturore, fetare e identitare. Për shembull, komunitetit turk, boshnjak, ashkali e egjiptian, nuk ka ligj në Kosovë që mund t'ua ndalojë shaminë, kjo është e ditur.

Këtu buron logjika objektive e liberal-demokracisë në promovimin e multikulturalizimit e multietnicitetit, e që feja Islame e ka promovuar para XIV shekujsh.

Por, mjerisht shqiptarët e kanë gabuar konceptin e integrimeve europiane dhe kjo po sjell polarizime në shumë çështje, përfshirë edhe shaminë. Ata, kuptohet me përjashtime, janë në gjendje të kalojnë në kultura të huaja me shumë dëshirë e pa asnjë kriter. Janë në gjendje ta ndërrojnë identitetin kombëtar, fenë, kulturën dhe çdo gjë tjetër në emër të integrimeve. Absurd. Fajet i ka politika jonë që e ka shenjtëruar integrimin, pa dhënë sqarime e detaje për rrezikun e asimilimit.

E theksojmë se integrimi europian është në dy aspekte:

1). Integrimi politik e gjeostrategjik, dhe

2). Integrimi socio-kulturor.

Për integrimin politik, shtetet tona shqiptare, pra Ballkani në përgjithësi ka nevojë për shumë arsye, që dihen e thuhen.

Por, për integrimin socio-kulturor këtu duhet pasur tepër kujdes. Ne, duhet përzgjedhur, ajo që është e mire dhe nuk e cenon kulturën tonë, e marrim prej Europës, e ajo që është e keqe nuk e marrim. Të gjithë ata që janë kundër mbulesës, këtë e lidhin me Europën e krishterë dhe fare nuk iu bën përshtypje se mbulesa është veshje e jona dhe pjesë e identitetit të përgjithshëm kombëtar shqiptar.

Në këtë pikë, sinqerisht po thuajse asgjë s'kemi çka marrim prej Evropës, apo shumë pak, përkundrazi ne kemi çka i japim asaj. Ajo tashmë është mbërthyer në degjenerim të thellë, drogë, amoralitet të hapur dhe rrënim gati total të familjes.

Të gjitha shtetet, më shumë kanë mortalitet se sa natalitet. Një shoqëri që ka shumë shkurorizime, pak lindje, që fle me qenë e me maca, ajo është e destinuar për t'u zhdukur.

Prandaj, intelektualët e politikanët duhet ta zbërthejnë konceptin e integrimeve, duke saktësuar se ka të bëjë me integrim politik e jo socio-kulturor e identitar ...!



Autor: Dr. Orhan BISLIMAJ

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...