Anti Illuminati - Realiteti i Vitit të Ri
Këtë festë të madhe të ashtuquajtur (viti i ri) të cilën e feston tërë bota, siç e festojmë edhe ne Maqedoni,Kosovë dhe Shqiperi, bie pyetja:
A thua kemi të bëjmë diçka me këtë festë, apo thjeshtë i pasojmë të tjerët siç jemi mësuar ti pasojmë edhe në fushat tjera?
Pastaj ne si musliman a kemi të drejt ta festojmë këtë festë, apo festimi i sajë është mëkat për ne?
Për ta kuptuar këtë së pari vlen ta dimë se nga e ka prejardhjen kjo festë: Në enciklopedinë e Britanike në vëllimin 32 faqe 284 shkruan se:prejardhja e kësaj feste është nga Roma e lashtë pagane, të cilët kanë pasur një "zot" që e quajtshin "Jan" apo 'Xhan', ku natën e31 Dhjetorit e kishin si festë të "zotit" të tyre, dhe në emër të këtij "zoti" e quajtën edhe muajin e parë të viti 'JANAR'.
Pastaj ata e kishin edhe një njeri që ishte i njohur me emrin 'NIKOLLAS' i cili u sillte dhurata njerëzve, në veçanti fëmijëve për festen e "zotit" të tyre. Më vonë gradualisht kjo festë u bë tradicionale te romakët e vjetër. Me kalimin e romakëve në krishterizëm e morën edhe këtë festë me vete dhe në vend të 'NIKOLLASIT' e sjellin një prift tjetër, sepse Nikollasi ishte pagan dhe nuk e donin, e ky prift njihej me emrin "NUVIJ" i cili edhe ky u sillte fëmijëve dhurata gjë e cila gradualisht përhapet edhe tek popujt dhe fetë e tjera dhe kështu përfshin shumicën e vendeve të botës, duke e futur edhe vendin tonë.
Pra festa e vitit të ri është festë pagane, nuk ka të bëj as me krishterizëm e as me hebraizëm. Për atë arsye deri në shekullin e tret (të erës sonë) të lindjes së Isaut, priftërinjtë e krishterë nuk kanë pranuar të festojnë diçka të tillë si festë, por e kanë festuar natën e njëzet e pesë dhjetorit (krishtlindjet), apo gjashtë janarin varësisht nga fraksionet e tyre, siç e festojnë edhe sot e kësaj dite.
Qendrimi i Fesë ndaj kësaj Feste
Sa i përket qëndrimit të fesë ndaj vitit të ri, natyrisht se feja e ndalon festimin e tij rreptësishtë dhe jo vetëm festimin e vitit të ri po edhe të festave tjera. Muslimanët i kanë festat e tyre të cilat i festojnë, dhe respektojnë festat e të tjerëve, por nuk i festojnë. Kurani dhe Syneti (tradita) e Pejgamberit a.s. e kanë ndaluar rreptësishtë festimin e kësaj feste dhe se festimi i saj është mëkat i madh. Sepse festat janë pjesë e fesë dhe burojnë nga feja, p.sh.: Ne myslimanët a mundemi ta mohojmë se Bajrami nuk është pjesë e fesë Islame, apo Krishtlindjet pjesë e fesë Krishterë, e kështu me radhë?
Bile festat janë ato ku më së shumti nëpërmjet tyre përhapet feja, sepse nëpërmjet saj paraqitet ajo fe si në: veshje, ushqim , të folur, në të përshëndetur, etj.. Ndërsa ritet tjera fetare si p.sh.: 'Namazi, Agjërimi', etj. janë pjesë e fesë, por mund të bëhen edhe fshehurazi, ndërsa festat janë gjëra që shihen, nuk mundë të bëhen fshehurazi. Pra duhet të pajtohemi me këtë realitet. E nëse janë festat pjesë e fesë, dhe ti i mbanë ato, atëherë ti e ke mbajtur një pjesë të asaj feje që i takojnë ato festa. Pra i ke përngjarë atyre në një pjesë të fesë dhe ai që i përngjan dikujt në diçka ai është me ta, sepse ai po e dëshiron atë, po e çmon dhe kurë e do dikë apo e çmon atë atëherë ti je me ta. Je me ta në këtë botë nëpër festa, por do të jesh me ta edhe në botën tjetër kurë të dalësh para Allahut. Për atë Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ai i cili u përngjan një populli, ai është me ta".
Pra kjo ishte në pika të shkurtra për sa i përket dispozitës fetare në lidhje me festimin e kësaj feste të ashtuquajtur 'VITI I RI'.
Kjo nga njëra anë ndërsa nga ana tjetër për këtë festë të huajën bëhen harxhime marramendëse të cilat arrijnë në miliona euro dhe thjesht bie pyetja: Edhe po që se e numërojmë të lejuar festimin e kësaj feste, a thua jemi në ditë që të bëjmë gjithë këtë harxhim?!
Ende nuk janë shëruar të gjitha plagët e luftës, ende nuk janë gjetur trupat e shumë të humburve, populli përditë e më shumë në varfëri të skajshme dhe shumë gjëra tjera: A thua sa mendojmë për këtu gjëra?! Apo me rëndësi është që ti shfryjmë epshet tona, e për të tjerët nuk është me rëndësi fare.
Mirëpo megjithëkëtë fal Zotit një numër jo i vogël i qytetarëve është vetëdijesuar dhe ka kuptuar se festimi i kësaj feste përpos që është i ndaluar gjithashtu nuk ka far kuptimi, për këtë një numër i konsiderueshëm familjesh nuk e festojnë fare këtë festë, thënë ndryshe këtë natë e kalojnë si netët tjera pa far dallimi.
Dhe nga tërë kjo që u tha më lartë kuptohet se farë kuptimi nuk ka festimi i kësaj feste dhe se u bëjë apel qytetarëve që mos ta festojnë këtë festë, mos të harxhojnë para sepse vetëm çka do të ngarkohen me mëkate e gjynahe, por le të mendojnë për të varfër, skamnorë, jetimë, etj. dhe në vende se të harxhojnë për vitin e ri le ti japin atyre shtresave e le të përkujdesen për ta, me çka do të kenë dobi në këtë botë dhe botën tjetër.
Shpresoj se këtë vit edhe më shumë do të ketë familje myslimane të cilat nuk do ta festojnë këtë festë dhe për çdo vit do të shtohet numri i atyre të cilët do të vetëdijesohen e do të largohen nga kjo dhe festat e tjera të ngjashm.
Autor: Eroll Velija