Ajetet Kur'anore rreth cilësive të Allahut xh.sh.



Allahu xh.sh. në Kur'an thotë: "... dhe do të mbetet fytyra e Zotit tënd". Këtë ajet komentatorët e shpjegojnë kështu: "Do të mbetet Zoti yt". Në këtë mënyrë e kuptojnë edhe ajetin: "Duan fytyrën e tij", domethënë: "Duan atë". Për këtë Dahhaku dhe Ebu Ubejdi ajetin e parë: "çdo send do të shkatërrohet përveç fytytrës së tij" e shpjegojnë: "përveç tij".

Ata, mendimet e të cilëve ne mohojmë, mendojnë se fjala "fytyrë" është fjalë që emërton një veti krejtësisht tjetër nga vet Qenia, që është jashtë asaj dhe nuk lidhet me vet atë! Eshtë për tu habitur nga dolën në një përfundim të tillë pa sjell prova që do të vërtetonin mendimin e tyre. Ata nuk kanë argument tjetër vetëm se të kuptuarit sipërfaqësor dhe konkret të teksteve, logjik e cila shpie në ndarjen e njësisë së vet Qenies (Teb'iid).

Kështu që, po u kuptua ajeti ashtu fjalë për fjalë sikur pohojnë do të duhej të kuptohet nga ajeti i lartëpërmendur që Allahut xh.sh. do t'i shkatërrohej e tërë qenia në përjashtim të fytyrës. Ibën Hamidi lidhur me këtë thotë: "Ne themi se Allahu xh.sh. ka fytyrë po jo se ai ka krye (Re'sun)". Më rrënqethet lëkura nga kjo marrëzi e këtij njeriu! Vallë ç'mund të dëshmojë për Teshbih - personifikim të Allahut xh.sh. më shumë se fjala krye (Re'sun).

Nga këto ajete është edhe ajeti: "Ve li tesnea ala Ajni", "ta bëshë atë para syve të mi", ose ajeti i ngjashëm: "Bëje anijen para syve tanë", domethënë "duke ndjekur udhëzimet tona", sepse përdoret në gjuhën e folur që mbreti të thotë duke u shprehur në shumës për vtetëveten: "urdhërojmë" a "ndalojmë" në kuptim "urdhëroj" e "ndaloj".

Në këtë kontekst vjen edhe ajeti, ku fjala "Syve tanë", flet për njëjës: "sytë e Zotit". El-Kadi Ebu Ja'la dhe Ebu Bekër ibën Huzejme mendojnë se "syri" i cekur në ajet përshkruan një veti e cila gjendet në qenien e Allahut xh.sh. dhe cilëson atë. Për këtë ata thonë: "Zoti ynë ka dy sy me të cilët sheh". Të njejtën e thotë edhe Ibën Hamidi: "Eshtë e domosdoshme të besohet se Zoti ka dy sy". Është ky një sajim për të cilin nuk mund të sjellin argument. Edhe pse ata mbështeten në një thënie të Hatabit ku ai thotë për Allahun xh.sh.: "Ai nuk është i verbërt", ndonëse Hatabi përmes kësaj shprehje do të tregoj se Allahu xh.sh. është i pastër nga të metat.

Veç kësaj, pasi është e vërtetuar që Qenia e Zotit nuk mund të ndahet në pjesë, kuptohet që nuk ka vend për nje veti që mund të ishte si fytyra. Në këtë kontekst vjen edhe ky ajet: "Atij që e krijova me dorën time". Dora gjuhësisht kupton dhuntinë (Ni'meh) dhe bamirësinë (lhsan). Që këndej edhe thënja e jehudëve, Allahu i mallkoftë, në ajetin: "Dora e Allahut është e mbledhur", ka këtë kuptim, domethënë: "nuk furnizon me bollëk". Ndër të tjera, dora ka edhe kuptimin e forcës, saqë në këtë kuptim përdoret: "Ai ka dorë mbi këtë gjë" domethënë "ka forcë, ndikim mbi të".

Kështu vjen edhe kundërshtimi i Allahut xh.sh. lidhur me shpifjen e cekur të jehudinjve: "Jo, duartë e Tij janë të shtrira", në kuptim: "dhuntia dhe forca e tij qëndrojnë hapur përpara krijesave". Pra edhe ajeti "atë qe e krijova me dorën time" do të thotë "atë që e krijova me forcën edhe dhuntinë time". Edhe Hasan El-Basriu kështu e kupton fjalën "dorë". Lidhur me ajetin "dora e Allahut është mbi duartë e tyre". Ai thotë: "është mirësia dhe dhuntia e Tij". Ja ky ështe mendimi i dijetarëve të mbërishëm!

Mirëpo, Kadi Ebu Ja'la thotë se "duartë" janë dy cilësi që tregojnë për dy atribute të Allahut xh.sh. të njohura "duartë". Ja dhe njëherë kemi të bëjmë me një mendim sipërfaqësor që nuk e mbështet ndonjë provë. Por kjo nuk e pengon Kadiun. Ai vazhdon më tej t'i kërkojë mbështetje të logjikshme mendimit të vetë dhe thotë se sikurtë mos ishte vërtetë Ademi a.s. i dalluar nga krijesat e tjera si i krijuar nga dora e Allahut nuk do të kishte ndonjë kuptim të cekej forma e krijimit të tij në ajete si njeri që u krijua nga dora e Zotit. Po kështu, edhe sikur të kishte ajeti kuptimin e të krijuarit përmes forcës së Allahut dhe mundësisë së tij, pasi edhe në këtë rast do të mbetej i zbehur kuptimi i ajeteve, sepse, një formë e tillë e krijimit nuk bën ndonjë përjashtim nga krijimi i zakont i krijesave tjera.

Përkundrazi, ne më lartë cekëm një kuptim të dorës me shembullin se "ai ka dorë mbi këtë". Kurse, lidhur me përpjekjen e Kadiut që të argumentoj se Allahu xh.sh. ka duar, përmes shpjegimit se në këtë mënyrë do të kshin kuptim ajetet që e veçojnë dhe madhërojnë krijimin e Ademit a.s. nga krijesat dhe gjallesat tjera, është i paqëndrueshëm. Sepse, në të njejtën formë Kur'ani flet edhe për krijimin e kafshëve: "Kemi Krijuar për ta kafshë me vet duartë tona", andaj nuk mbetet ndonjë vlerësim i veçant për krijimin e Ademit a.s. nga dora e Allahut xh.sh..

Allahu xh.sh. thotë poashtu se ka krijuar njeriun dhe ka fryre në të nga shpirti i tij, ku fjala "shpirtë" (ruh) vjen në kuptim të vetës së parë njëjës "unë". Kështu kuptimi i ajetit është: "kam fryrë unë". Është kështu, ngase ajeti vjen në një formë përmes së cilës një fenomen dëshirohet të madhërohet përmes vënies në lidhje me një fenomen të njohur për nga fama dhe madhështia dhe duke u prezentuar si pjesë e tij (Idafetu Teshrif). Mandej, ajetet duhet të kuptohen kështu sepse nuk i ngjanë Allahut xh.sh. kuptim tjetër, sepse Ai nuk ka nevojë të shërbehet me mjete, as nuk ka nevojë për ndërmjetësim në kryerj'en e veprave, ashtu siç nuk ka nevojë për organe me ndihmën e të cilave kryen veprat e veta. Ai nuk ka nevojë për format e përmendura nga vetë Qenia e Tij.

Për këtë shkak, nuk duhet të merremi me madhërimin e krijimit të Ademit a.s. dhe të bëhemi të pakujdesshëm përpara madhërisë së Allahut xh.sh. e cila mbrohet duke larguar nga qeina e të Lartëmadhërishmit tiparet e përkufizimit, copëzimit, kryerjen e veprave përmes shërbimit me mjete, sepse vetitë dhe veçoritë e sendeve të këtilla janë veti të sendeve lëndore.



Autor: Imam Ebu Ferexh El-Xheuzi
Përktheu: Ahmed M. Mehmedi



Shënim:

Qendra për Studime dhe Kërkime Islame e Forumit të të Rinjve Muslimanë përgatit për botim Librin: "Def'uShubheti't - Teshbiih" me përkthim të Ahmed Mehmedit, drejtor i përgjithshëm i Forumit të të Rinjve Muslimanë.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...