Bidati dhe kuptimi i tij



Dijetari Sa'dudin Taftazani në kapitullin e ilahijatit në librin Sherhu'l-Mekasid thotë: Dijetarët maturidi dhe esh'ari nuk e kanë trajtuar njëri-tjetrin si bidatxhi dhe të lajthitur, përdallim nga të humburit dhe fanatikët, të cilët edhe mospajtimet në fikh i trajtojnë bidat dhe humbje, si: lëshimi i "bismilahit" qëllimisht, mosprishja e abdesit nga sendet që dalin nga trupi përveç dy kanaleve (sebilejn), lejimi i kurorës pa kujdestar (veli) apo falja e namazit pa leximin e sures fatiha, pa e ditur se bidati i poshtruar është risia që bëhet në fe pa mos qenë prezent në kohën e sahabëve dhe tabiinëve dhe nuk e argumenton ndonjë argument nga (sheriati) ligji.

Pastaj disa injorantë e trajtojnë çdo gjë që nuk ka qenë në kohën e sahabëve bidat të poshtruar edhe nëse nuk ka ndonjë argument që e bën atë të keqe, mbështetur në fjalën e Pejgamberit a.s. "Ruajuni nga gjërat e shpikura", pa e ditur se qellimi i këtij hadithi është të bësh dicka në fe pa mos qen prej fese.

"Mexhalis el-Ebrar" autori thotë: Bidati ka dy kuptime, i pari: "është kuptim gjuhësor i përgjithshëm, që nënkupton një risi çfarëdo qoftë, qoftë nga zakonet apo adhurimet", dhe i dyti: "është kuptim sheriatik (term) që nënkupton shtesë ose lëshim ne fe që bëhet pas sehabeve, pa lejen e ligjvënësit, qoftë e shprehur me fjalë, vepër, qartë ose me ndonjë sinjal". Kështu që kuptimi i tij në hadith, nënkupton kuptimin terminologjik të tij.

Po në këtë libër autori thotë: "Mos të të mashtrojë pajtimi i njerëzve për një send që është paraqitur pas sahabëve, por duhet të jesh lakmitar t'i gjurmosh vetitë dhe punët e tyre (sahaëve), sepse njerëzit që e njohin më mirë Allahun dhe janë më afër Tij, janë ata që u ngjajnë më shumë sahabëve dhe e njohën më mirë rrugën e tyre. Ngaqse feja është marrur prej tyre dhe ata janë burimet e bartjes së sheriatit nga i zoti i tij".

Në librin "Shir'atul'l-Islam" autori thotë: "Sunneti që është obligim të ndiqet është diçka që e kanë bërë njerëzit e shekullit për të cilët është dëshmuar se janë të mirë, të vyeshëm dhe të udhëzuar, e ata janë hulefai rashidunët dhe ata që e kanë shoqëruar Zotëriun e Krijesave (sahabët), tabiinët që erdhën pas tyre dhe pas tyre tebitabiinët. Që këndej, çka është shpikur pas kohës së tyre në kundërshtim me parimet e tyre, ajo është bidat, kurse çdo bida është dalalet. Sahabet) e luftonin shumë ashpër veprimin e dikujt që sjonte dhe shpikte diçka që nuk e kishin mësuar nga koha e Pejgamberit a.s., qoftë kjo pakë ose shumë, qoftë e vogël ose e madhe".

Jakub ibën Sejjid Rumi në librin "Mefatihul Xhinan" thotë: "Qëllimi është se çdo bidat në fe që është në kundërshtim me rendin dhe mënyrën e tyre ai është humbje, se përndryshe është vërtetuar se ka bidat që është i mirë (hasen) dhe i pranuar, si: marrja me shkencat e sheriatit dhe shënimi i tyre në libra, ashtu siç është vërtetuar se ka edhe bidat të keq që është i refuzuar. Ky është bidati që është sajuar pas tyre (sahabëve) dhe në kundërshtim me rendin e tyre, ashtu që po ta shihnin do ta kundërshtonin".

Në libdrin "Et-Tarikatul Muhamedijje" të Muhammed Efendi Berkili Rumit hasim: Nëse thuhet: Si mund të jetë në përputhshmëri thënia e Muhammedit a.s. "çdo bidat është humbje" dhe thënies së fukahave se bidati ndonjëherë është i lejuar, si: përdorimi i sitës dhe ngrënia e vazhdueshme e bukës së grurit dhe ngopja me të. Mandej ndonjëherë është mustehab, si: ndërtimi i medreseve, minareve, shkrimi i librave, bile ndonjëherë është vaxhib, si: formulimi i argumenteve për të demantuar dyshimete e pabesimtarëve dhe të ngjashme.

Zgjidhja e kësaj është: Bidati, ka kuptim gjuhësor që nënkupton: një risi qoftë në zakon qoftë në ibadet, pasi është emër që formulohet nga pjesorja "ibtida'ë" që do të thotë sajim, bërje e një risie, sikurse emri "rif'a" nga "irtifa'ë" dhe "hilfe" nga "ihtilaf". Ky kuptim i bidatit është ai që e ndajnë fukahatë (në dy grupe) dhe kanë për qëllim atë që është sajuar pas gjeneratës së parë çfarëdo qoftë. Mandej bidati ka kuptimin e vet sheriatik të veçant që nënkupton: çdo shtim në fe ose pakësim në të që është sajuar pas sahabëve pa leje të ligjvënësit as gojarisht, as praktikisht, as qartë e as shenjë treguese. Në këtë kuptim bidati nuk i përfshinë zakonet asesi, por kufizohet me disa besime dhe forma ibadetesh. Këtë bidat e ka për qëllim Pejgamberi a.s., gjë të cilën e tregon hadithi "Ndiqeni sunnetin tim dhe sunnetin e hulefai rashidinëve", pastaj hadithi "Ju e dini më mirë rendin e dynjasë suaj" dhe hadithi "Kush sajon në këtë çështje tonën diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar".

"Havashi Tarikatil Muhammedijje" të Hoxha Zades lidhur me këtë shkruan: "Pas sahabëve: ndërkaq ajo që është sajuar në kohën e Hulefai Rashidinëve nuk është bidat, sepse sunneti i tyre është sikurse sunneti i Pejgamberit a.s. gjë të cilën e tregon urdhëri i të përmbajturit ndaj sunnetit të tyre".

Në librin "El-Haikatu En-Nedijje Sherh Tarikati Muhammedijje" të Abdlgannij Nabulisiut te thënia e autorit "pas gjeneratës së parë" vihet shënimi: "Ata janë selefi ai që ka jetuar në kohën e Pejgamberit a.s. për shkak se Pejgamberi a.s. thotë: Ndiqeni sunnetin tim dhe sunnetin e Hulefai Rashidinëve pas meje. Kështu që risitë që kanë ndodhur në kohën e tyre nuk janë bidat. Bidat është një risi që ka ndodhur pas tyre, pas kohës së tabiinëve dhe tebitabiinëve".

Këto janë thëniet e dijetarëve që të gjitha thonë qartë se një risi që është paraqitur në kohën e sahabëve, bile të tabiinëve dhe tebitabiinëve nuk hynë në kuptimin e bidatit dhe bërja e saj nuk është humbje (dalale).



Autor: Imam Abdulhajj Lekneviu
Përktheu: Islam Rexhepi
(Student në Fakultetin e Sheriatit, Universiteti i Ez'herit)



_________________________

Shkëputur nga libri "Ikametu'l-Huxhxhe" i Imam Abdulhajj Lekneviut me redaktim të Allame Abdulfettah Ebu Guddes.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...