Arbana Xharra, Islamofobia dhe shteti Sekular



Arbana Xharra ne Komitet po thote: "Une nuk jam Islamofobe, por luftoj fenomene qe e demtojne vete Islamin, ... Une jam per nje shtet Sekular".

Se pari per me qen te gjithe te rehatshem fillimisht: Shumica derrmuese prej 95% e myslimaneve te Kosove-Shqiperi dhe institucioneve organizative perkatese te myslimaneve, jane teresisht per shtet sekular. Ky 5% i mbetur, ndahet mes dualisteve ne kete hapsire dhe superminorance qe mendojne per nje shtet Teokratik. Ne realitet Shteti Teokratik nuk eshte Sunnit, sepse Teokracia vendoset nga Perendia (by definition) dhe perkatesisht si teori mbi shtetin i perket Shiiteve, si Fundament i Fese tek ta.

Pjesa derrmuese prej 95% ndahet mes atyre qe nuk ia kane idene e te ndertuarit te sistemeve shoqerore, te atyre qe kane nje fare ideje dhe te atyre qe ia kane idene mjaft mire.

Nderkohe qe grupi i pare, per shkak se nuk ia kane idene dhe nuk kane interes te perfshihen ne nje debat shoqeror, dy grupet e dyta bashkohen ne nje pike, ku kerkojne nga politik-beresit permiresimin e ligjeve dhe rregullimin e hapsirave te kryerjes se aktiviteteve fetare te parashikuara ne shume konventa qe Shteti i ka firmosur.

Per pjesen "Une nuk jam Islamofobe", kjo deklarate me teper duket si veteshfajsim (ne te mirkuptuarit e deklarates), mbase mund te jete edhe keshtu, por Xharra kurre nuk ka qene e interesuar per te dalluar apo per ta orientuar diskursin e saj per nje grup te caktuar, me pare te identifikuar (gje qe nuk ka ekzistuar ne asnje shkrim te saj), por e ka vendosur cdo fenomen mbi cdo callme hoxhe dhe mbi cdo tapet myslimani, i Kosoves qofte ai, i Shqiperise apo i Maqedonise.

Tjetra, eshte fakti se retorika e perdorur nga Xharra, ashtu sikurse tek i gjihte lloji i saj gazetar investigativ, kalon cdo etike ne emer te "Fjales se Lire" dhe paradoksi qendron ne faktin se nderkohe qe uleritet si shpellare per "Fjalen e Lire", na u dashka qe Fjala e Lire te perdoret vetem per gazetare, e ndersa dikush qe ka nje mendim qofte ky mendim edhe idiot nuk duhet ta shprehe sepse cenon nje fare pike sekulariste e cila ne fakt ne vetevete eshte pike e debatueshme globalisht dhe nuk eshte standart i patjetersueshem i ndertimit te nje shoqerie dhe ajo pike eshte "Marredhenia Shtet - Fe".

Pjesa "Luftoj fenomene qe e demtojne vete Islamin", eshte demagogji, per faktin se qe te luftohet nje fenomen qe demton konkretisht Islamin, ne rradhe te pare duhet te kesh njohje teresore te Islamit, njohje te fenomenit, burimet e fenomenit, grupimet qe suportojne fenomenin, etj.. Per te cilat Arbana Xharra as qe ia ka idene dhe as njohjen minimale edhe pse une e di shume mire qe ajo konsultohet, por nje konsulte nuk sherben per asgje, ... eshte njesoj si te shkosh tek mjeku per t'u konsultuar dhe pas kesaj konsulte te ngresh vete personalisht nje teori, ku kjo teori nuk hyn as ne kategorine e teorive idiote.

Pervec ketyre tre pikave, perfshirja e saj ne spektrin e majte te politikes do te duhet te me rezultoje se marredhenia problematike e Xharres me religjonin eshte personale e shprehur si komunitar, per shkak se te majtet ne teresi dhe progresistet ne vecanti, jane ata qe ne Evrope me teper, pertej bindjeve te tyre personale, konfliktuohen intelektualisht ne mbrojtje te Islamit, shih Frederica Mogerini, me e majte se ajo nuk e ben nena ne BE e cila eshte Perfaqsuese e BE-se per Punet e Jashtme dhe Politikave te Sigurise qe ka thene ne Bruksel 24 Korrik 2015: "Islami ze nje vend te rendesishem ne shoqerine tone Perendimore. Islami i perket Evropes. Ka pjese ne historine tone evropiane, ne kulturen tone etj.. dhe eshte pjese e te ardhmes se Evropes. Ju pelqen juve apo nuk ju pelqen".

Kaq!



Autor: Alban ÇULI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...