E vёtreta rreth incidentit nё xhaminё Isa Beu



Gjatë kohës sё faljes sё namazit tё xhumasë mё 25.06.2010, erdhi deri tek njё situatë jo e pëlqyeshme, e inicuar nga Ramadan Ramadani i cili ka kryer nё atё xhami rolin e hatibit, mё saktё interpretues i Islamit vetёm gjatё namazit tё xhumasё, deri nё momentin e suspendimit nga ana e Myftinisё sё Bashkёsisё Fetare Islame nё Shkup.

Emërimi i tij nё kёtё detyrё ka historinё nё vete pёr shkak se ai aty ёshtё emëruar me bekimin e ish kryetarit tё BFI-sё, Arif ef. Emini dhe me propozim tё ish myftiut tё Myftinisё sё Shkupit, Zenun ef. Berisha, nё kohёn kur BFI-ja, ishte drejt pёrballjes me grupe tё ndryshme radikale dhe grupeve kriminele. Edhe vendimi pёr hatib i Ramadan Ramadanit ishte rezultat i njё sulmi tё aramatosur nё objektet e BFI-sё nё vitin 2003, me pjesëmarrje direkte edhe tё vetё Ramadan Ramadanit si dhe personave tё tjerё tё cilët kërkuan qё tё marrin detyra edhe nёpёr xhamitë tjera tё Shkupit. Vendimi me emërimet e detyrueshme nё njё nga mbledhjet e Rijasetit tё BFI-sё ishte e shpallur si e pa bazё mirёpo udhёheqёsia e atёherёshme e BFI-sё nuk e realizoi tё njejtёn dhe ato vazhduan me punёn e tyre jo tё ligjshme nё xhamitë e Shkupit.

Vitin e kaluar, ky person u paraqit edhe si zёdhёnёs zyrtar i tё ashtuquajturit Kёshill pёr rindёrtimin e xhamisё Burmali, gjoja formuar nga disa organizata jo qeveritare.

Kёrkesa pёr rindёrtimin e xhamisё Burmali ёshtё kёrkesё legjitime dhe nё kompetencё tё BFI-sё sё RM dhe tё drejtёn e fiton duke u bazuar nё Kushtetutën e BFI-sё dhe ligjeve pozitive nё vendit.

Ramadan Ramadani me veprimet dhe projektet e tё ashtuquajturit Kёshill pёr rindёrtimin e xhamisё Burmali, binte nё kundërshtim me konceptim dhe hapat qё i merrte institucioni i tij amё, nё rastin konkret BFI-ja. Disa herё Mytinia e Shkupit, mё saktё myftiu Ibrahim ef. Shabani e paralajmëronte se mё sjelljen e tij kundërshton politikёn tё cilёn po e udhёheq BFI-ja dhe se vepron nё kundërshtim me rregullativёn kushtetuese. Por prapseprapё ai vazhdonte me punёn e tij tё kundёrligjёshme madje filloi ta ashpërsoj atё duke i nёnvlerёsuar institucionet e BFI-sё, nё mёnyrё publike ti ofendoj udhёheqёsit e institucionet duke pёrhapur tё pavёrteta dhe shpifje pёr mёnyrёn e funksionimit tё BFI-sё.

Pёr shkak tё kёsaj Myftinia e Shkupit solli vendim qё tё ngrihet procedurё pёr disciplinim pёr Ramadan Ramadanin, dhe tё njejtёn e parashtroi nё Komisionin dispciplinues nё kuadёr tё BFI-sё, mё sakt nё Prokurorinё e BFI-sё, pёr ngritjen e procedurёs disciplinore dhe solli vendim qё deri sa tё zgjasё procedura pёr sjelljen e vendimit nё bazё tё normave kushtetuese dhe Rregullores pёr mardhёnie tё punёs pёr tё punёsuarit nё BFI i njejti tё suspendohet.

Myftiu i Shkupit Ibrahim ef. Shabani mё 24.06.2010, e ka thirrё personin Ramadan Ramadani nё selinё e Myftinisё dhe tё njejtit i ka kumtuar vendimin pёr procedurё disciplinore dhe vendimin pёr suspendim, e cila i ёshtё dorёzuar po tё njejtёn ditё. Nё bisedё mё Myftiun i njejti ka pranuar se do tё respektoj vendimet e sjellura dhe se tё nesёrmen mё 25.06.2010, nuk do tё kryej detyrën e hatibit gjatё namazit tё xhumasё. Nё tё njëjtin takim ёshtё informuar se detyrёn e hatibit gjatё namazit tё xhumasё do tё kryej Muftiu i Shkupit dhe i njëjti ёshtё pajtuar me gjithçka çfarё ёshtё biseduar gjatё takimit tё sё enjtes. Nё orët e vona tё datës 24.06.2010, nё bisedё telefonike me Kryeimamin e Myftinisё sё Shkupit, ka thёnё se nuk e lëshon detyrёn e hatibit sepse ka fituar kёrcnime, mirëpo aspak nuk ka treguar se kush e kёrcnon. Tё nesërmen ai ka vazhduar me ritet fetare edhe pse me kohё ёshtё paralajmëruar nga Myftinia se atё ditё nё atё xhami Myftiu do tё kryej rolin e hatibit.

Ramadan Ramadani atё ditё tregoi edhe njё herё se ёshtё njё vehabist i përbetuar radikal, "anёtarё i grupit tё Bekir Halimit" [*], njё nga grupet mё tё organizuara radikale nё vend qё nё mënyra tё ndryshme organizative dhe planore po përhapin teza radikale nё vendin tonё. Ai nё organizatën e tij i ka përfshi tё gjitha grupet radikale qё veprojnë nё territorin e Shkupit me platforma dhe organizime tё ndryshme të cilat tё premten ishin mbledhur nё xhaminё e Isa Beut nё Shkup ndërsa besimtarët tjerё i kanё drejtuar nёpёr xhamitё e tjera ose nuk i kanё lejuar qё tё futen nё pjesën e brendshme tё xhamisё me qёllim qё xhamia tё mbushet me struktura radikale.

Informacionet tona flasin se njё pjesё e tyre kanё qenё tё armatosur me qёllim qё tё krijojnë njё konflikt tё armatosur nё xhami.

Kёto grupe me keqardhje e themi se kanё qenё tё ndihmuar nga aktivist partiak dhe tё punësuar nёpёr institucionet e shtetit.

Pёrfaqёsuesit zyrtarё tё BFI-sё me nё krye Myftiun Ibrahim ef. Shabani sё bashku me bashkёpuntorёt e tyre hynё nё xhami diku ka ora 12:45 e cila nё brendi ka qenё gjysmё e zbrazёt ndërsa oborri i mbushur përplot dhe shumica fytyra tё reja qё asnjёherё nuk janё parё tё falin namazin e xhumasë nё kёtё xhami. Nё atё kohë personi Ramadan Ramadani e merr pozicion dhe ulet nё qursi (vendi ku ulet personi i punësuar si hatib) dhe fillon me ligjertën duke ra kështu ndesh veprimi i tij me Ligjin pёr kishёn, bashkёsitё fetare dhe grupet religjioze sepse ai mё nuk ёshtё i punёsuar fetarё sepse ёshtё suspenduar. Nё anёn tjetër Myftiu Ibrahim Shabani ulet përpara minberit prej ku edhe duhet tё kryej faljen e namazit tё xhumasё. Pas thirrjes pёr namaz, Myftiu merr pozicionin nё minber mirëpo personi Ramadan Ramadani sё bashku me grupin e tij tё dhunshëm, me forcё e largojnë nga minderi myftiun, me forcё ia marrin mikrofonin dhe nё mёnyrё fizikё e shtyejnë atë. Xhamia nё atë moment mbushet me grupe tё ndryshme radikale dhe çdo pёrfaqёsues i BFI-sё rrethohet nga disa persona vehabist, radikal dhe tё dhunshëm. Nё rrethana tё tilla Myftiu dhe tё punësuarit e tjerё tё BFI-sё vendosin qё tё lёshojnё xhaminё pa mos kryer faljen e namazit tё xhumasё.

Nё fazёn e daljes nga xhamia tё punësuarit e BFI-sё kanё qenё tё kёrcnuar, ofenduar nga ana e organizatorёve si vehabistёt, radikalёt dhe kriminelёt.

Nё gjithё kёtё tё habit fakti qё pa leje nga BFI-ja, TV Alsat-M, ka bёrё inçizim prej nё mafil (ballkoni i brendёshёm) me qёllim qё tё inçizoj situatën me informacione paraprake nga Ramadan Ramadani se do tё malltretojnё dhe sulmojnë pёrfaqёsuesit e BFI-sё me qёllim qё tё vij deri tek konflikti fizik dhe i armatosur dhe mё pas dhunёn ta adresojnë nё BFI. Mirёpo qëllimi i tyre ka ra nё ujё sepse pёrfaqёsuesit e BFI-sё pa asnjë mbrojtje fizike vendosin qё tё lёshojnё xhaminё. TV Alsat-M duke e fshehur materialin, mё kёtё sjellje bёhet bashkёpuntorё i krimit me marrëveshje paraprake mes kryeredaktorit Muhamed Zeqiri dhe Ramadan Ramadanit.

Gjatë incidentit dhe nga inçizimi neve kemi arritur të identifikojmë:

- Kan Metushi
- Enver Hoti
- Isen Ahmeti
- Besnik Ejupi
- Fevzi Mani
- Harun Halimi
- Rufat Sherifi
- Hasan Baftijari
- Zylqyfli Sinani
- Sadat Shabani
- Ejup Ademi
- Sebahudin Fetahoski

Dhe njё numёr i madh i anёtarёve tё Klubit tё mundjes "Lirija" nga Shkupi.

Personat që në inçizim shifen duke e rrahur ish ministrin Eshref Aliu janë personat (Isen Ahmeti dhe Besnik Ejupi) që marrin lavdata nga Ramadan Ramadani në Koha e Re dhe i njëjti krenohet me ata.

Ne nё BFI ndjejmё se incidenti nё xhami ishte i organizuar nga vehabisti Ramadan Ramadani i cili nё bashkёpunim me struktura tё ndryshme radikale vehabiste ka qenё i ndihmuar edhe nga tё punёsuar nё institucionet shtёtёrore.

I lusim tё gjithё kompetentёt nё vend, qё nё mёnyrё tё mёnjёherёshme tё marrin gjitha masat kundёr kёtyre elementeve tё dhunёs dhe njëherit bëjmë të ditur se Muftinia e BFI - Shkup është duke e ndjekur procedurën para organeve gjyqësore.



Pёrgatiti: BIM



_________________________

dhunanexhamiekstra



_________________________

[*] P.S.:
- Bekir Halimi: ky njeri është koka e Vehabizmit në Maqedoni, i cili u përjashtua në vitet '90 nga Medreseja e Shkupit (për këtë pyetni Medresantët apo Udheheqesit e medreses të asaj kohe), dhe nuk kishte diplomë për regjistrim në Fakultet, shkoi në Siri e bleu një diplomë false, dhe me diplomë false u regjistrua në fakultetin e Jordanisë, pas 2 viteve u zbulua dhe u përjashtua nga Fakulteti për dy shkaqe:
- Shkaku i parë: sepse kishte diplomë të falsifikuar, per këtë mund të dëshmojnë Studentët e viteve '90, si në Siri, ashtu edhe në Jordani, por lajmi kishte arritur edhe në Egjipt, dhe
- Shkaku i dytë: sepse notat i kishte ngelëse nën 50%, vetëm në Usuli Hadith ka ngelur 4 herë, e tash na mbahet Muhadith.
Por më e keqja është që Bekir Halimi rren (gënjen), dhe thotë se e ka të kryer Fakultetin në Jordani, por e vërteta është se ky njeri as shkollën e mesme (Medresenë) por as Fakultetin nuk e ka të kryer, Zoti na ruajt nga këta persona mashtrues (manipulues), (stafi).

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...