BFIM sjellë detaje nga incidenti në xhaminë 'Isa Beu'



Bashkësia Fetare Islame e Maqedoisë (BFIM), përmes një komunikate për media sjellë deteja të reja për incidentin në xhaminë Isa Beu në Shkup.

"Gjatё kohёs sё faljes sё namazit tё xhumasё mё 25.06.2010, erdhi deri tek njё situatё jo e pёlqyeshme, e inicuar nga Ramadan Ramadani i cili ka kryer nё atё xhami rolin e hatibit deri nё momentin e suspendimit nga ana e Myftinisё sё Bashkёsisё Fetare Islame nё Shkup", thuhet në komunikatën e BFIM-së.

Myftinia e Shkupit thotë se incidentin mёnjёherё e ka paraqitur nё Stacionin policorё nё Bit Pazar edhe pёrkundёr vёshtirёsive tё mёdha, sipas tyre pёr arsye se Stacioni policorё nuk ka pranuar parashtresёn me deklaratat dhe dёshmitё e punonjёsve tё Myftinisё sё Shkupit dhe BFI-sё, tё cilёt qё atё ditё arritёn tё identifikojnё disa nga strukturat e dhunёshme radikalo-vehabiste qё penguan Myftiun, kёrcnuan disa nga punonjёsit e BFI-sё si dhe sulmuan pjestarё tё xhematit.

"Por nё interes tё opinionit, Myftinia qё atё ditё dha njё komunikatё pёr mediat ku tregoi publikisht pёr incidentin dhe dёnoi ashpёr tё njejtin sulm mbi institucion fetarё nё vend nga bandat kriminele vehabiste tё cilat nё rrethin e Shkupit janё tё njohur pёr veprimet radikale dhe malltretimin e besimtarёve mysliman nё forma dhe metoda tё ndryshme, duke shkaktuar fitne, përçarje dhe ndasi, veprime kёto qё bien ndesh me mёsimin islam", thuhet më tej në komunikatë.

Sa i pёrket materialit filmik tё publikuar nga parti politike dhe tё incizuar nga TV Alsat-M, ku gazetari i kёtij televizioni Valmir Kuci sё bashku me kamermanin kanё qenё nё mafil (ballkoni i brendёshёm), Myftinia e Shkupit thotë se ёshtё dëshmi se prania e këtij televizioni ka qenё nё xhami atё ditё dhe habitet pёr heshtjen e njё mediumi gjatё njё sulmi klasik nga grupet radikale vehabiste.

Muftinia e Shkupit konsideron se ky ishte njё puç i pёrgaditur nga radikalёt nё Shkup dhe bashkёpuntorё direkt i këtyre grupeve del tё jetё edhe TV Alsat-M.

"Ne do tё ngrejmё padi ndaj tё gjithёve qё dёshёn tё diskriditojnё Myftininё dhe tё njetit tia veshin dhunёn.Varrin qё deshin tia bёjnё BFI-sё si duket tani do ta ruajn pёr veten e tyre dhe ndjehemi krenar qё nuk ramё nё kurthin e pёrgaditur nga strukturat radikalo-vehabiste", thuhet në komunikatën e BFIM-së.

Ndërkaq, lidhur me suspendimin e personit Ramadan Ramadani, thuhet se vendimi pёr suspendimin e tij vjen nё kohё dhe nё përputhje me tё gjitha normat dhe aktet juridiko-kushtetuese tё BFI-sё dhe i njëjti me kohё i ёshtё dorëzuar.

"Çdo tentim pёr ta bёrё vendimin jo legjitim dhe arsyetimi i tij i sotshëm para mediumeve ёshtё dhe njё dëshmi e gjallё se strukturat kriminelo-vehabiste, ku bёn pjesё edhe Ramadan Ramadani, nuk respektojnë institucionin, nuk respekton Kushtetutёn e BFI-sё, Rregullorёn e punës, sistematizimin, hierarkinë dhe bёhet sikur nuk din se kush janё detyrat dhe kompetencat e tij para Myftinisё sё Shkupit. Kjo tregon se si me grupin e tij janё pёr anarki, dhunё, malltretim dhe radikalizim tё qytetarёve. Sa pёr informim mё tё saktё edhe vendimin pёr hatib, Ramadan Ramadani e ka marrё duke përdorur dhunёn, kёrcnimin dhe armët", thonë nga BFIM.

BFIM e dёnonё dhunёn dhe kёrkonё nga institucionet e shtetit qё sa mё shpejt tё zbardhё rastin dhe grupet radikalo kriminele nёpёr xhami tё ulen nё banken e drejtёsisё.



Përgatiti: ina



_________________________

dhunanexhami

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...