Ligji i Allahut në sytë e muslimanëve



Ligji i Allahut në sytë e muslimanëve është ligj hyjnor që Muhammedi a.s. me përcjelljen e tij tek Ummeti për të arritur ky kënaqësinë e kësaj dhe botës tjetër, e përmbushi porosinë e Zotit të tij. Që këndej, nuk i lejohet një muslimani që e ka çështjen e vet në dorë, të ndërrojë disa ligje të tij, e jo më krejt ligjet e tij, me përjashtim të situatës së detyrimit kur edhe lejohet të thuhen fjalë të kufrit. Gjithashtu nuk i lejohet të kënaqet në asnjë mënyrë të ndërrohet ai me ndonjë tjetër, sepse ky ligj është i aftë për ta drejtuar gjendjen e ummetit dhe përmirësimin e çështjeve të tij në çdo kohë dhe në çdo vend. Për dallim nga ligjjet pozitiviste të cilat edhe nëse janë të vlefshme për një kohë dhe për një vend nuk janë të dobishme për kohë dhe situata tjera.

Po ku mundet mendja njerëzore të ketë njohuri për të gjitha dobitë e ummetit në kohë dhe vende të ndryshme dhe të vë një ligj si ky, i cili atë që e vendos sot e prish nesër! Ndërsa Allahu i Madhëruar di çdo gjë, kështu që ligji i Tij në sytë e muslimanëve është përfshirës i të gjitha dobive të robërve të tij në çdo kohë dhe vend. Prandaj kush mundohet ta afrojë ligjin e Allahut me ligjet joislame dhe ta rrotullojë atë në formën e tyre, ai ka zemër të sëmurë, mendje mëkatare që nuk do të gjejë asgjë tjetër përveç shkatërrim dhe prishje në emër të përparimit dhe reformës. Ai i cili e vlerëson mendjen e vet mbi dijen dhe ligjin e Allahut atë s'e lidh me Islamin asgjë. Njejtë vlen edhe për atë që i ngushtohet shpirti nga ligji i muslimanëve duke e trajtuar atë të pavlefshëm për kohën që e jeton. Allahu i Lartësuar thotë: "E jo, pasha Zotin tënd, ata nuk besojnë derisa të të gjykojnë ty në problemet që lindin mes tyre dhe pastaj të mos ndjejnë në vete të keqe për atë që gjykove ti dhe të nënshtrohen plotësisht", (En-Nisa:65).

Hafidh Ebu Shame Mekdisiu tregon se Nurudin Shehidi, ai mbret i mirë që shumë pak ia gjenë shoqin te mbretët e Islamit, kur u ul në fron e gjeti vendin në situatën më të keqe që mund ta paramendojë njeriu, në të gjitha anët. Për këtë, njerëzit e mençur të shtetit mendonin se ç'duhet bërë për t'u rregulluar situata e vendit dhe menduan se vetëm ekzekutimi i ligjeve të sheriatit në rastin e vërtetimit ligjor të krimeve të kriminelëve nuk mjafton për pengimin e tyre nga krimi. Kështu që duhet të merren ligje të egra politike derisa të kthehet siguria dhe të përmirësohet situata. Mandej ata lutën dijetarin e mirë Shejh Umer Meusiliun, marrë parasysh se ai ishte këshilltar i afërt i mbretit para se te merrte pushtetin, do t'ia përcillte mbretit këtë mendim të qëlluar sipas mendmit të tyre. Shejhu e pranoi lutjen e tyre dhe i shkroi mbretit duke e porositur që tu bjer dorëve të kriminelëve me ligje të ashpra pa pritur që të vërtetoehn krimiet e tyre ligjërisht.

Pasi e lexon mbreti porosinë e shejhut shkruan në anën mbrapa fjalë në këtë kuptim: "Mos ndodht ta ndëshkoj dikë për një krim që nuk është vërtetuar ligjërish dhe mos ndodht të pritoj në dënimin e një krimineli krimi i të cilit është vërtetuar ligjërisht! Sikur të veproja sipas asaj që më shkruan porosia do të isha si ai i cili e vlerëson mendjen e vet mbi dijen e Allahut. Sikur sheriati të mos mjaftonte për përmirësimin e çështjeve të njerëzve nuk do ta dërgohej me të Vula e Pejgamberëve të Allahut", dhe ia kthen shejhut.

Kur e lexon shejhu këtë vendim mbretëror të prerë qau me hidhuri dhe tha: "ç'fatëkeqësi! Ishte për obligim t'ia them unë këtë mbretit e tani ndodhi e kundërta" dhe u pendua nga porosia që ia bëri mbretit. Mbreti mandej ndoqi sheriatin në zgjidhjen e situatave dhe u përmirësua gjendja e vendit dhe u largua parregullsia për një kohë të shkurtër, saqë këto vende u bënë aq të sigurta aq sa po të udhëtonte një grua e bukur natën dhe të kishte me vete diamante më të shtrenjta dhe gurë të çmueshëm, nga një skaj i vendit në skajin tjetër, nuk do t'i shkonte askujt ndër mendt t'i prekte, as gurët, as nderin e saj. Librat e historisë flasin shumë për reformat që i bëri ky mbret i madh dhe dëbimin e kryqtarëve nga Siria bile edhe nga Egjipti me përgaditjen e një ushtrie që e vuri nën urdhërin e një komandanti të tij.

Ligjet e sheriatit janë të tilla që nuk mbarojnë fshehtësitë e tyre në reformë dhe nuk janë sikurse ligjet e mendjeve gabimtare. Ja ku i kemi shtete islame, çdonjëra prej tyre arrinë mirëqenie aq sa përmbahet ndaj sheriatit dhe bie po aq në dekadencë sa largohet ligjet e sheriatit. Ne kemi një mijë e një argument për këtë nga historia Islame. Aliu, kerreme Allahu vexhhehu, thotë një thënie të urtë kur thotë: "Sa herë që njerëzit lënë diçka nga çështjet e fesë së tyre për ta përmirësuar dynjanë e tyre, Allahu u çon diçka që është më e dëmshme se ajo". Kjo është një e vërtetë e ndjeshme në të gjitha periudhat e historisë. Kështu që e thotë të vërtetën poeti i cili i thotë Abdulmelik ibën Mervanit: "Arnojmë dynjanë tonë me shkyerjen e fesë sonë. Dhe as feja jonë mbetet, as ajo që arnojmë".

Ligjet e sheriatit janë ato që i kanë kuptuar sahabët, abiunët dhe tebitabiunët nga libri i Allahut dhe Sunneti i Resulullahut në bazë të asaj që kuptohet nga gjuha arabe e qartë. Puna e fukahave (juristëve) është kuptimi i Kitabit dhe Sunnetit dhe nuk ka të drejtë askush, absolutisht, përpos të zotit të sheriatit të ketë dorë në vënien e ligjit (sheriatit). Kështu që kush i quan fukahatë ligjvënës dhe u jep rol në vënien e ligjit, ai nuk e njeh as sheriatin e as fikhun dhe me injorancën e tij e hap derën për akuzat e armiqve të fesë ashtu siç jemi duke e parë.

Sa u takon fukahave të vonshëm, atyre nuk u mbetet tjetër përveçse të flasin për dukuri të reja, jo të paraqesin mendimet e tyre në sheriat në kundërshtim me atë që e kaën kuptuar nga tekstet gjenerata e parë të cilët janë ithtarë të gjuhës, njohës të gjuhës së komunikuar në mesin e sahabëve para se ta prek atë ndryshimi, marrës të dijes nga ata të cilët e kanë jetuar shpalljen. Mu për këtë, atë që e kuptojnë ata nga sheriati, ai është kuptimi i sheriatit dhe atë që e kanë përjashtuar nga të qënit argument, është përjashtuar si argument për tu mbështetur në të. Nisur nga ky fakt, shprazëtia për shqyrtim është vetëm ajo që ata nuk e kanë shqyrtuar ose që kanë patur mendime të ndryshme në të. Prandaj, kush imagjinon nevojën e Islamit për një reformator si ai reformatori gjerman në krishterizëm (nasranije), ai e ka gabuar krahasimin ems Islamit, tekstet e të cilit janë të ruajtura ashtu si i ka përcjellur Resulullahu a.s. dhe mes krishterizmit, historia e falsifikimit të librave të të cilit nuk le asnjë mundësi për të dyshuar. Andaj, ata të cilët flasin për reformë në Islam, prej njerëzve të kohës, kësaj keqbërje ia bashkon edhe mosnjohjen e istorisë së fesë Islame dhe historisë së kishës. Por ç'të bësh, ka folur drejt kush ka thënë: "do t'i ndiqni zakonet e atyre para jush".

Muslimanit i vjen shumë keq kur sheh që gjenden njerëz në petk të ulemave, të cilët qejfi i paraqitjes si kritikë ndaj fikahave të gjeneratës së parë dhe përpjekja për shpikjen e metodave me të cilat i largojnë fjalët nga kuptimet e tyre dhe e bëjnë sheriatin, i cili ka parim të dukshëm dhe ligje të qarta, të ndërrohet me kohën. Tërë kjo vetëm për tu afruar me ata të cilët nuk fshehin të mirë për Islamin. Këta njerëz i sheh se thonë: "Ne e kemi "urfin" (traditën), e kemi "masllahan" (interesin, dobinë) sa e sa ndryshojnë ligjet me to, sa shumë ligje kemi ne të kësaj natyre ...". Me këtë dëshirojnë ta bëjnë ligjin e Allahut të ndërrohet me kohën dhe situatat ashtu si mendjet e tyre të cilat pranojnë çdo formë në çdo situatë... Po gjenden filozof perëndimor ateist të cilët dëshirojnë fe që ndërron me kohën. Mirëpo kjo dëshirë e tyre nuk është tjetër vetëm se një rrjetë me të cilën dëshiron t'i nxë imituesit e tyre prej lindorëve të mashtruar të quajtur filozofë.

Ndikimi i "Urfit" në sheriatë nuk është asgjë tjetër përveç asaj që e kanë shpjeguar dijetarët e medhhebeve në librat e kavaidit, të usulit dhe të fikhut, si: dirhemi i perdorur ne kontrata nënkupton dirhemin e përdorur në atë vend, po kështu edhe "retli", mandej si ligji: "kushtet e zakonta janë sikurse kushtet e cekura në kontratë", "humbja e të dejtës së parjes me parjen e blerësit të njërës nga dhomat e një objekti", në kohën kur te njerëzit ishte zakon ndërtimi i objekteve me dhoma të njejta, dhe "mos humbja e të drejtës së cekur kur ndryshon zakoni i përmendur". Pastaj, trajtimi i një fjale si e qartë për një kuptim që është bërë i zakont për të për dallim nga rasti kur fjala kalon në një kuptim tjetër dhe harrohet kuptimi i parë, apo përdorimi i fjalës ushqim (bukë) dhe mish për grurë (bukë gruri) dhe mish dhensh në një vend ku përdooren me këtë kuptim, dhe ligje tjera si këto që shpjegohen detajisht në librin "Et-Tahkik El-Bahir fi'l-Eshbah ve En-Nedhair" i shejhut të shujuhve tanë Allame Hibetullah Et-Taxhi, i ruajtur në bibliotekën El-Rafiije në pesë vëllime, pastaj në librin "El-Mexhmuë' El-Mudheheb fi Kavaidi'l-Medhheb" të Salah El-Alai dhe në libra tjera në lëminë e kavaidit (rregullave) të medhhebeve, të cilat paraqesin mesin ndërmjet librave të fikhut dhe usulit dhe kanë shumë rëndësi në mësimin e fikhut edhe pse janë lënë pas dore si lëndë mësimi në koët e fundit.

Që këndej, nuk hynë asnjë mënyrë në ligjet e cekura trajtimi i një grupi njerëzish si sheriat i ligjshëm dhe të mendohet se "veprimi i medinasve" (amelu ehlil medine) në kohën e shtatë fukahave (el-fukaha es-seb'a) nuk është veprim i përcjellur gjeneratë pas gjenerate nga Pjegamberi a.s. duke u mashtruar nga thëniet e disa njerëzve të paturpshëm. Andaj, kur në një vend është bërë zakon pirja e "çajit të ftohtë" dhe vizita e haneve, a merret kjo arsye për lejimin kësaj ose asaj. Le t'i frikohen Allahut ata të cilët duan ta ndryshojnë sheriatin në emër të urfit (zakonit). Në këtë rast nuk është vendi për të thënë më shumë edhe pse kjo çështje kërkon përpilimin e një libri të veçant për të.

Nga metodat e tyre të dobëta në përpjekjen e ndryshimit të sheriatit në pasjtim me epshet e tyre është edhe thënia e disave: "Bazë e sheriatit në lëminë e të drejtës civile është dobia (maslaha), kështu që kur e kundërshton teksti (nass) dobinë lihet teksti dhe veprohet sipas dobisë".

Mjer për atë që gjuha e tij e thotë këtë fjalë dhe e bën bazë mbi të cilën e ndërton sheriatin e tij të ri! Kjo nuk është tjetër vetëm se prishje e ligjit të Zotit duke e bërë hallall atë që ai e ka bërë haram në emër të dobisë. Pyete këtë të njeri të prishur: ç'është dobia mbi të cilën dëshirën ta ndërtosh sheriatin tënd? Nëse është dobi e sheriatit, atëherë ajo njihet vetëm përmes shpalljes, bile edhe te sipas mu'tezilive për të cilët thuhet se ata ndjekin gjykimet e mendjes (arsyes), siç e hasim këtë në librin "El-Mu'temed Sherhu'l-Umdeh" të Ebu Husejn Basri Mu'teziliut që do bëhej gjatë nëse e bartim këtu atë që e thotë atje, por shih librin "Esh-Shamil" të Itkanit. Ndërkaq, nëse e ke për qëllim dobinë e kësaj bote me gjithë kundërshtimet në vlerëismin e saj, ajo nuk ka konsideratë te muslimani kur e kundërshton tekstin e sheriatit, sepse mendja shumë herë e sheh dëmin dobi, për dallim nga sheriati. Sa i takon dobisë së njohur si "maslaha mursele" de dobive të tjera të cekura në librat e usulit dhe të kavaidit, ato kanë të bëjnë me raste kur nuk ka tekste për ato çështje, sipas mendimit të krejt ulemave të muslimanëve. Prandaj nuk mund të përfytyrohet veprimi sipas tyre nëse bien ndesh me argumentet e sheriatit.

I pari që e ka hapur derën e këtij sherri (sherrit të shfuqizimit të tekstit duke e konsideruar kundërvajtës të dobisë) është Nexhm Tufi Hanbeli, i cili në komentin e hadithit "As dëm, as dëmtim" (la darer ve la daraar) thotë: "Sjellja e dobisë fiton përparësi para tekstit dhe ixhmait kur bien në kundërshtim". Këtë fjalë nuk e ka thënë asnjë musliman para tij dhe as nuk e ka ndjekur atë askush pas tij, me përjashtim të atyre që janë më të poshtër se ai. Ndërkaq, të thuhet se "kjo vlen për muamelatin e jo për ibadatin duke e konsideruar ibadatin të drejtë të Allahut, kurse muamelatin si lëmi ligjet e së cilës vihen për dobinë e njerëzve dhe për këtë merret ky ligj në konsideratë" bëhet ndarje pa patur dallim! Kështu, sepse Allahu ka të drejtë të urdhërojë çka të dojë, për çka të dojë pa dallim a është urdhëri i Tij në ibadat ose në muamelat. Ai është Ai që lejoi disa lloje të shitjes dhe ndaloi disa tjera të saj. Po kështu ndodh edhe me silmin, këmbimin, qiranë dhe lëmi tjera të fikhut. Prandaj nëse përhapet ky kurth nga ky humbës do të përfshijë dredhia e tij të gjitha lëmitë dhe do të bëhet ligji i Allahut gjurmë pas gjurmëlënësit, mirëpo Allahu nuk lejon pa u mbushur drita e Tij.

Kush është ai që thotë se dobia mund të kundërshtoj argumentet e Allahut prej Kitabit, sunnetit dhe ixhmait? Një thënie e këtillë do të thotë se Allahu nuk i di dobitë për robërit e tij, thua se ata i dinë ato më shumë se ai saqë të mendojnë se dobitë e tyre janë në kundërvajtje me ligjet për të cilat dëshmojnë urdhërat e Allahut të përcjellura me gojën e të Dërguarit të Tij. Subhanek, ky është ateizëm i qartë! Prandaj, kush i vë veshin kësaj thënie ai nuk ka pjesë në dije e as në fe. Kjo fjalë nuk është vetëm një gabim i një dijetari qëllim mirë që përmban interpretim, por është fitne derën e së cilës e hap njeri që ka për qëllim sherrin dhe nxitjen e trazirave.

Për Tufi Hanbeliun e cekur Ibën Rexhebi në librin "Tabekatu'l-Hanabile" thotë: "Nuk kishte njohuri në hadith, dhe kur flet në të bën shumë ngatërrime. Ishte shiitë i lajthitur nga sunneti. Ky person gënjen dhe bën mëkat me fjalët që e akuzon Umerin. Disa shujuh (mëseus) tanë të cilët kanë biseduar me të thonë se ai bënte teube dhe hiqte dorë nga medhehbi rafidi kur ishte në burg. Kjo vjen nga munafikllëku i tij, sepse ai kur jetoi në Medine në fund të jetës së tij e shoqëronte Sakakinin, shejhun e rafidive dhe thurri vargje që përmbajnë sharje ndaj Ebu Bekrit. Këtë e tregon për të Mutarriu, hafidhi dhe historiani i Medines". Ndërsa Ibën Mektumi thotë: "Ishte bërë e njohur nga ai refdi (rafidizmi) dhe sharja e Ebu Bekrit r.a. dhe bijës së tij Aishes r.a.". Prej vargjev të tij janë edhe këto: Sa dallim ka mes atij që është dyshuar në hilafetin e tij. Dhe atij për të cilin thuhet se është Allahu, e ka për qëllim Ebu Bekrin dhe Aliun radijallahu anhuma. A është kjo gjë që del nga një njeri që ka në zemër iman? Ndërkaq për vetveten thoshte: Hanbeli, rafidi, dhahiri, Esh'ari, kjo është ihdal kuberi.

Lexo biografinë e tij në librin Tabekat të Ibën Rexhebit, Ed-Dureru'l-Kamineh dhe Shedheratu'dh-Dheheb.

A një i devijuar si ky merret shembulltirë në ngritjen e një parimi që dëshiron ta çrrënjos sheriatin?! Le të mos mashtrohet lexuesi i ndershëm me llagapin që i vejnë atij njerëz të pavëmendshëm kur i thonë Imam Nexhm Tufi, sepse ne jemi në një kohë kur shohim se një njeri që nuk vlen të jetë imam në xhaminë e sokakut të vet, titullohet me "El-Imam El-Huxhxheh"! Së fundi tek Allahu përfundon çdo gjë.



Autor: Imam Allame Muhammed Keutheri
Përktheu: Ahmed M. Mehmedi

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...