Vehabistët - neo Harixhit



Vehabistët janë posaçërisht të njohur për rijetësimin e mënyrave të veprimit të havarixhëve, apo të dalurve (Harixhitët).

Havarixhët janë shfaqur në kohën e halifatit të Uthmanit dhe Aliu r.a. paraqitja e tyre është edhe parashenjë e ditës së gjykimit, dhe një herit njihet si fitne prej fitneve që kanë ndodhur në kohën e sahabëve r.a..

Fillimi i paraqitjes së tyre ka qenë pas përfundimit të betejës së Siffinit dhe marrëveshja në mes banorëve të Irakut dhe Shamit për gjykim në mes dy palëve. Gjatë kthimit të Aliut r.a. për në Kufe, havarixhët u ndanë nga ushtria e tij dhe u vendosën në një vend që quhet "harura", numri i tyre ishte tetë mijë ushtarë dhe thuhet se ishin gjashtëmbëdhjetë mijë. Aliu r.a. dërgoi deri te ta ibni Abbasin të diskutojë me ta, ashtu që një pjesë u kthye dhe hyri nën respektin e Aliut r.a. Havarixhët përhapën lajmin se Aliu është kthyer nga Gjykuesit, andaj një pjesë pranuan të kthehen nën respektin e Aliut r.a..

Pastaj Aliu r.a. u mbajti atyre një fjalim në Xhamin e Kufes, e ata thirrën nga anët e xhamisë "Nuk i takon gjykimi askujt përveç Allahut" dhe i thanë: "Ke bërë Shirk dhe ke pranuar që njerëzit të gjykojnë dhe nuk ke gjykuar me librin e Allahut". Aliu r.a. u tha atyre: Ne ua kemi borxh juve tri gjëra: Nuk u ndalojmë nga xhamitë, e as të drejtën e juaj në Fejë (plaçkë lufte) dhe nuk ju luftojmë derisa nuk bëni shkatërrime në tokë. Pastaj ata u bashkuan në një vend dhe mbytnin ata që kalonin pranë tyre nga muslimanët, pranë tyre kaloi Abdullah ibn El-Eret me bashkëshorten e tij, kurse ata e mbytën dhe bashkëshortes së tij ia çanë barkun dhe ia nxorrën femijën.

Kur dëgjoi për këtë Emiri i Besimdrejtëve, Aliu r.a. i pyeti se kush e ka mbytur? Ata thanë: Ne të gjithë e kemi mbytur. Aliu r.a. u përgatit për luftë dhe i takoi në vendin e njohur "En-Nehrevan". Atje pësuan disfatë të madhe nga Aliu r.a. dhe nuk shpëtoi nga ata vetëm se një pakicë prej tyre. I dërguari lavdëruar, Pejgamberi a.s., ka paralajmëruar për daljen e kësaj pale në këtë Ummet dhe hadithet kanë arritur shkallën e hadithit Mutevatir (hadithe që vijn me shumë zinxhir transmetuesish), derisa ibn Kethiri ka përmend më tepër se tridhjet hadithe që janë transmetuar në sahihe, sunene dhe mesanide.

Nga ato hadithe është ajo që transmeton Ebu Seidi r.a. se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Do të dalë një grupë kur të ndodhë përçarja në mes muslimanëve, i lufton ata pala e cila është më afër së vërtetës", (transmeton Muslimi).

Gjithashtu transmetohet nga ai (Ebu Seid r.a.) se kur është pyetur për Hururijet ka thënë: Nuk e di se çfarë janë Hururijet? Kam dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë: "Do të del në këtë Ummet, nuk ka thënë nga ky Ummet, do ta nënçmojnë namazin tuaj në krahasim me namazin e tyre, e lexojnë Kur'anin nuk e kalon fytin e tyre, dalin nga feja siç del shigjeta nga harku", (transmeton Buhari).

I Dërguari i Allahut, Muhammedi a.s. ka urdhëruar për luftimin e havarixhëve dhe ka lajmëruar se në mbytjen e tyre ka shpërblim për atë që i mbyt, e që është argument për prishjen e këtij fraksioni, largësin e tij nga Islami dhe ndikimin e tij në fitne dhe shqetësime.

Transmetohet në dy Sahihet (Buhariu dhe Muslimi) nga Aliu r.a. se ka dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë: "Do të dalin njerëz në kohën e fundit me dhëmbë të vegjël (të rinjë), mendjelehtë, thonë fjalë më të mira të krijesave, ndërsa besimi i tyre nuk e kalon fytin e tyre, dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku. Ku do që ti gjeni mbytni ngase për mbytjen e tyre ka shpërblim më ditën e kijametit për ata që i mbysin".

Imam Buhariu thotë: "Ibn Umeri i shihte si krijesa më të këqija të Allahut". Dhe thotë: "Ata kanë bartë kuptimin e ajeteve që kanë zbritur për mosbesimtarët dhe ua kanë përshtatur besimtarëve".

Ibn Haxheri thotë: "është rritur fitneja me ta, janë zgjeruar në besimin e tyre të prishur, kanë zhvlerësuar gurëzimin e të martuarit (që bën zina), kanë prerë dorën e vjedhësit në sqetull, kanë obliguar namazin për gruan që është me menstruacione, kanë llogaritur të pa fe atë që le urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja nëse ka pasur mundësi ta bëj, nëse nuk ka patur mundësi ta bëj ka bërë mëkat të madh, ndërsa ai që bën mëkat të madh në shikimin e tyrë ka hukmin e mosbesimtarit, nuk kanë pranuar pasurinë e mosbesimtarëve (që ishin nën mbrojtjen e shtetit musliman dhe paguanin tatim sipas marëveshjes) e as nuk u ndërhynin atyre, ndërsa i mbytnin, plaçkitnin dhe i robëronin ata që i përkisnin fesë Islame".

Havarixhët vazhdojnë të dalin deri sa i fundit i tyre do të arrij dexhallin, siç qëndron në hadithin të cilin e transmeton ibn Umeri r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Paraqiten njerëz e lexojnë Kur'anin, nuk e kalon fytin e tyre, sa herë që paraqitet një bri (grup) shkurtohet".



Autor: Zubair Qamar,
nga anglishtja: Mustafa Musliu.



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Rrënjët dhe roli i Vehabizmit".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...