Historiku i medh-hebeve në Islam
الحمد لله رب العالمين وبه نستعين على أمور الدنيا والدين، والصلاة والسلام على رسولنا محمد وعلى آله وصحبه أجمعين.
Nuk ka dyshim se medh-hebet apo shkollat juridike nuk kanë ekzistuar në kohën e Pejgamberit a.s. dhe as në kohën e sahabëve, sepse besimtarët në atë kohë për cdo çështje apo mesele i drejtoheshin vet Resulullahit, e pas vdekjes së Tij sahabëve.
Mirëpo pas kalimit të kësaj kohe, Islami filloi ti zgjeroi kufijtë e tij edhe jashtë siujdhesës arabe, fise dhe popuj të ndryshëm pranuan islamin, lindën edhe pyetje të reja qe përgjigjjet e tyre ndoshta nuk ishin të cekura as në Kur'an dhe as në hadithet e Pejgamberit a.s., lindën problematika të ndryshme, linden ndodhi të ndryshme, dhe ky ishte shkaku kryesor qe qoi deri te lindja apo formimi i shkollave juridike islame.
Dijetarët islam kanë theksuar se në islam u themeluan katër shkolla juridike apo katër medh-hebe, dhe ato janë:
- Medh-hebi Hanefij, të cilin e themeloi juristi më i madh i Irakut, dijetari i shquar i kohës, Nu'man bin Thabit bin Zuta i njohur me emrin Ebu Hanife, i cili lindi në vitin 80 h. dhe vdiq ne vitin 150 h..
- Medhe-hebi Malikij, të cilin e themeloi dijetari i njohur i Medines, Malik bin Enes bin Ebi Amir El-Asbehiju i lindur në vitin 93 h. dhe vdiq 179 h..
- Medh-hebi Shafi'ij, të cilin e themeloi dijetari i njohur Muhamed bin Idris Eshafij, i cili lindi në vitin 150 h. dhe vdiq ne vitin 204 h..
- Medh-hebi Hanbelij, të cilin e themeloi dijetari i njohur Ahmed bin Hanbel Esh-shejbaniju, lindi në vitin 164 h. dhe vdiq në vitin 241 h..
Duhet ta kemi parasysh se juristët islam zakonisht mospajtimet e tyre i kanë në çështje dytësore dhe jo në ato parësore, dhe pikërisht për këtë dijetarët kanë theksuar se: "Medh-hebet janë sikurse një pemë me katër degë të cilat ushqimin e tyre e marrin nga një burim apo nga një rrënjë, ashtu edhe katër medh-hebet argumentet dhe fetvat e tyre i marrin nga të njëjtat rrënjë apo nga një burim, dhe ai burim është Kur'ani dhe suneti i Pejgamberit a.s.".
Pra duke pasur parasysh se katër medh-hebet paskan të njëjtin burim atëherë cdo besimtar ka të lejuar që ta zgjedh medh-hebin që ai dëshiron, apo ta zgjedh fetvanë për ndonjë çështje nga cili do medh-heb qoftë nëse ai mendon se ajo fetva është më e sakta, mirëpo nuk ka te drejtë të mbledh apo të akumulon fetvatë të cilat konsiderohen më të lehtat brenda katër medh-hebeve.
Në fund mund të themi se katër medh-hebet e lartshënuara kanë dhënë kontribut të madh në sqarimin dhe komentimin e islamit, ato e pasuruan dhe e kultivuan skajshmërisht jurisprundencën islame, dhe neve si besimtar përmes medh-hebeve do ti kuptojmë më lehtë çështjet juriste islame.
Përgatiti: Mr. Ekrem Maqedonci
(Profesor i lëndës së Fikhut në Medresenë e Mesme Alaud-din në Prishtinë.)