Tan Alemi sall per ty eshte jeretis
Vellezer te nderuar!
"Tan Alemi sall per ty eshte jeretis", apo "Per Ty asht krijue gjithsija".
Ky eshte varg nga Mevludi dhe e kemi pare shpesh here qe disa prej hoxhallareve shqiptare ta cilesojne kete shprehje te pavlefshme duke mos hetu ne kete ceshtje, por thjeshte te marra shabllon nga pakenaqesia e Ibn Abdulvehabit dhe ideologjise se tij per kete mesele.
Nderkohe duke mos dashur te flas nga vetja ime rreth kesaj mesele, ku transmetimet rreth kesaj tematike jane te shumta disa prej tyre Sahih, disa Daif e disa Meudua, te cilat forcojne njera - tjetren sipas rregullave te dijetareve te hadithit, po shkruaj ketu vetem disa thenie te disa dijetareve.
[e pa vlefshme per mua, por per inerci debati]
Kitab Es-Sunneh i Ebu Bekr El-Khal'lal (1/237): "Ebul Abbas Harun ibn El-Abbas El-Hashimij ka thene: Ai i cili refuzon hadithin e Muxhahidit (qe ulet Pejgamberi s.a.v.s. bashke me Allahun mbi Arsh) ai per mua eshte Xhehmij, ai qe refuzon Meritat dhe Vlerat (Fadl) e Pejgamberit s.a.v.s. tek une eshte Zindik nuk i kerkohet Teubeh, por vritet, sepse Allahu xh.sh. e ka ngritur Pejgamberin s.a.v.s. mbi cdo pejgamber tjeter dhe eshte transmetuar nga Allahu (kudsij): 'Nuk perkujtohet vetem se perkujtohet bashke me Mua', ... dhe eshte transmetuar: 'O Muhamed, nese s'do ishe ti nuk do ta kisha krijuar Ademin'", perfundoi.
[shtoj: Ebu Bekr El-Khal'lal e konsideron Qafir cilindo qe nuk e beson se cka ka shkruar ai ne librin e tij Es-Sunneh. Ndersa per mua ai eshte i pareferueshem]
El-Fetawa El-Hadijthijeh, Ibn Haxher El-Hejtemij, f.189: "Prej cka eshte Sahih tek El-Hakim (ne Mustedrek) prej Ibn Abbasit r.a.: Allahu i reveloi Isait a.s.: O Isa, beso tek Muhamedi dhe urdhero cilindo prej ymetit tend qe nese e mberrijne ne kohe, te besojne tek ai, sepse nese s'do te ish Muhamedi nuk do ta kisha krijuar Ademin e nese s'do te ish Muhamedi nuk do ta kisha krijuar as Xhennetin e as Zjarrin. E kam krijuar Arshin mbi uje dhe u tundete, derisa shkrova La ilahe il'la Allah, Muhammed Resul Allah dhe u qetesua".
Ibn Haxher thote: Si keto nuk thuhen sic ta merr mendja. Pra nese eshte Sahih prej Ibn Abbasit r.a. atehere ky haber perkthehet Merfu (ngrihet ne nivel) tek Pejgamberi s.a.v.s. sipas rregullave te Imameve te Usulit, Hadithit dhe Fik'hut. Pra, se c'permban haberi i pare prej Daifit nese ia akordojme thenesit te tij, atehere i imponohet, sepse kjo si e vetme eshte e mjaftueshme si prove dhe kur ia bashkangjit te pares atehere secila perforcon tjetren.
Rreth Hadithit, e ka transmetuar autori i Shefa Es-Sudur (Kadi Ijad), etj., "Allahu ka thene: O Muhamed, pasha krenarine dhe madheshtine Time, nese s'do te ishe ti nuk do ta kisha krijuar Token Time e as Qiellin Tim (pronori per nderim, jo lokalitet) as do te kisha bere qe te lulezonte gjelberimi e as te shtroheshin ranet" e ne nje transmetim tjeter: "per ty i kam sheshuar lendinat dhe e dallgezoj ujin, dhe e ngrej qiellin, e bej shperblimin dhe denimin, Xhennetin dhe Zjarrin", e nder te tjera, Kadi Ijad ne librin Shifa permend prej transmetimeve: "Ademi tha ... dhe Allahu i reveloi: 'Pasha Krenarine dhe Madheshtine Time, i fundit i pejgamberaneve eshte prej pasardhesve te tu, nese s'do te ishte ai s'do te te kisha krijuar ty', keshtu pra bie pretendimi i kundershtimit te kesaj meseleje", perfundoi fjala e Imam Ibn Haxher El-Hejtemij.
Imam Hejtemiju thote ne Es-Sawaik El-Muhrikah 2/448: "Allahu kur e krijoi gjithe dynjane per shkak te Pejgamberit s.a.v.s. e beri vazhdimesine e saj ne varesi te vazhdimesise se tij dhe te Ehli Bejtit te tij".
Edhe Ibn Tejmijeh ne Mexhmu El-Fetawa 11/96 edhe pse nuk e pranon ekzistencen e ketyre Habereve megjithate ai thote: "Nese thuhet se e beri kete per ate nuk do te thote se aty nuk ka edhe urtesi te tjera, por edhe nese dikush thote nese nuk do te ishte kjo nuk do te kishte krijuar kete, nuk do te thote se nuk permban edhe urtesi te tjera madhore".
Perkundrazi, kjo do te thote se nese me i miri i Beni Adem (njerezimit) eshte Muhamedi dhe krijimi i tij eshte qellim final i kerkuar dhe urtesi e plote e synuar, me e madhe se sa cdo gje tjeter pervec tij (pra Muhamedit), atehere perkryerja e krijimit dhe finalja e perfeksionit eshte bere permes Muhamedit s.a.v.s..
Pejgamberi s.a.v.s. ka thene: "Une tek Allahu kam qene i shkruar si Vula e Pjegamberaneve dhe Ademi ka qene i ngurtesuar prej balte", ... nese njeriu eshte vula e krijesave ... Muhamedi eshte njeri i vete kesaj dhe poli i te gjithe ketyre frymoreve dhe specifikimeve te kesaj teresie krijesash atehere eshte sikur qellimi final tek krijesat, atehere nuk mund te refuzohet qe te thuhet: "se cdo gje u krijua per Te dhe nese s'do te ishte Ai nuk do te ish krijuar asgje".
Shih perndryshe si vazhdim nga Mexhmu El-Fetawa 2/150 pjesen e hadithit te faljes se Ademit.
El-Hakim ne Mustedrek 2/665 (Sahih), El-Isabeh 6/239, Ibn Dahijet El-Kelbij, parathenie e librit Tenbijh f.94, etj..
Autor: Alban CULI