Pse nuk është shkruar sunneti në kohën e të Dërguarit a.s.
Asnjë nga nga shkruesit të jetës së muhammedit a.s. dhe dijetarëve të sunnetiit nuk janë në dylemë se Kur'ani ka fitar aq intersine sahabëve dhe kujdesin e tyre sqaë ebëri atë të ruajtur në zemra dhe të shkruajtur në lëvore, eshtra, në gurëz e në sende të ngjashme. Kështu që, kur vdiq Pejgamberi a.s. kurani qe i shkruajtur dhe i renditur dhe nuk i mungonte asgjë tjetër vetëm se të përmblidhet në një libër të vetëm. Ndërkaq me sunnetin kjo nuk ndodhi, edhe pse ishte një nga bazat më të rëndësishme të sheriatiti edhë në kohën e Muhammedit a.s..
Kështu pra nuk dyshon kush se suneti nuk është shkruar zyrtarisht ashtu sikur Kur'ani. Ndoshta arësyeja e kësaj qëndron në atë se se i dërguari jetoi në mesin e sahabëve njëzet e tri vjet, kështu që shënimi i fjalëve, punëve dhe sjelljeve të tij në vende të veçanta e në fletë të posaçme një punë e rëndë për vendin dhe kohën, sepse kjo këkron ndarjen e një numri të madh të sahabëve tpër këtë punë të rëndë.
Në anën tjetër, dijet se numri i atyre që dinin të shkruajnë në kohën e të Dëruarit ishte aq i vogël saqë njiheshin në gishta. Veç kësaj kur dihet se Kur'ani qe baza e pare dhe themelore e sheriatit dhe mrekullia e amshueshme e të Dërguarit a.s., ishte afër mendjes që at pak veta që dinin të shkruajnë t'i rrekeshin shkruarjes së tij dhe jo sunnetit, që kështu tua përcjellni gjeneratave të ardhëshme të shkruar në mënyre të përpiktë, të plotë pa i munguar asnjë shkronjë e vetme.
Këtu duhet të cekim edhe një faktorë tjetër. Për shkak të analfabetizmit të tyre arabët bazoheshin në mbamendjen e tyre për t'i ruajtur sendet që dëshironin t'i mësojnë dhe t'i mbajnë mend. Kështu dëshira për të mësuar Kur'anin përmendsh dhe zbritja e tij e herëpashershme në ajete dhe ure të shkurtëra ishte shumë lehtë për ta dhe i nxiste ta mbajnë mend dhe ta mësojnë përmendësh. Për këtë sikur të shkruhej Sunneti ashtu sikur Kur'ani me gjithë gjërësinë e vet tematike që e ka, me tërë përfshirjen e vet të veprave të pejgamberit lidhur me legjislacionin dhe fjalët e porositë e tij që nga fillimi i shpalljes e deri në ndrimin e jetës, do të detyronte të mësojnë sunnetin bashkë me Kur'anin gjë e cila bartë një ngarkesë shumë të madhe që edhe shihet.
Krahas kësaj ekzistonte frika e përzirjes së fjalëve të Pejgamberit me kur'anin edhe pse me hares, që çon në rrezik Librin e Allahut dhe nxit dyshim rreth tij te armiqtë e Islamit, përmes të cilave dyshime e shybe do merrnin armë për të luftuar muslimanët e për t'i nxitur të largohen nga ligjet dhe autoriteti i tij. E tërë kjo që thamë, dhe shumë shpjegime tjera të gjera të dijetarëve, shpjegojnë urtësinë e mos shkruarjes së sunnetit në kohëne të Dërguarit a.s.. Për mes kësaj e kuptojmë edhe fshehtësinë e ndalesë nga shkruarja e Sunnetit e cula është regjistruar në sahihun e muslimit, përcjellë nga Ebu seid el-Huderi prej Muhammedit a.s.: "Mos shkruani prej meje! Kush të ketë shkruar prej meje diçka tjetër Kur'anit le ta shlyej atë"!
Kjo nuk nënkupton se në kohën e muhammedita. s nuk ka mundur të jetë e shkruajrur ndonjë send prej sunnetit por jo në formë zyrtare sikur qe shkruajtur Kur'ani. Andaj, gjenden të dhëna të sakta-sahih që dëshmojnë se në kohëne Pejgamberit është shkruar sunneti. Në këtë kontekst shënon Buhariu në sahihun e tij në librin mbi namazin percjellur nga Ebu Hurejra: "Në vitin e çlirimit, fisi Huza e vrau një njeri nga fisi Benu Lejjth për tu hakmarë për jë të vrare që këta ua patën vrarë që më herët".
Kur u lajmërua Pejgamberi për këtë, hypi në kafshë dhe mbau një fjalim: "Allahu e ka ruajtur mekken nga vrasja. Ajo në të nuk i është lejuar askujt para meje e as nuk do t'i lejohet pas meje. Ajo më është lejuar mua vetëm në një moment, e ky është ky moment tani që dhe ai është i shenjtë, nuk thehet druri i saj, nuk merren sendet e gjetura në të. Prandaj atij që i vritet dikushi është mes dy zgjedhjeve". Pas kësaj erdhi një njeri nga jemeni dhe tha Ma shkruaj këtë o i dërguar dhe muhammedi a.s. urdhëroi: "Shkruajeni këtë Ebu Shahit".
Krahas kësaj është e ditur se Pejgamberi a.s. u shkroi mbretërve të kohës së vetdhe princërve të gadishullit arabik letra në të cilat i thirrte ata në Islam. Ai gjithashtu disave nga udhëheqësve të ekspeditave të veta u shkruante letra dhe i urdhëronte të mos i lexojnë derisa të kalonin ndonjë vend të caktuar. Po kështu, edhe sahabët e kishin shënime në të cilat i regjistronin atë që kishin dëgjuar nga i Dërguari a.s. siç është Sahifeja e Abdullah Amër ibën Asittë cilën ai e quante "Es-Sadikatu".
Ahmedi dhë bejhekiu në Medhal, shënojnë përcjellur nga Ebu Hurejra: "Askush nuk ishte më i njohur se unë me hadithin e Të dërguarit a.s. përveç Amër Ibën Asit, sepse ai shkruante e unë nuk shkruaja". Këto shënime të Amër Ibën Asit, tërhoqën vërejtjen e disa sahabëve saqë ata i thanë atij: "Ti shënon çdogjë që e thotë i Dërguari, mirëpo ai ndoshta ndonjëher flet nga hidhërimidhe kjo nuk mudn të merret si vendim i sheriatit si e tillë".
Amër ibën Asi e pyet për këtë rast të dërguarin dhe ai i thotë: "Shkruaj nga unë sepse pasha atë që e ka në dorë jetën time, sepse nuk del nga goja ime tjetër përpos të vërtetës. Gjithashtu është vërtetuar se edhe Ali kishte një sahife të këtillë që përmbante Ligjet e Dijes e të ligje tjera". Gjithashtu, Pejgamberi u shkruante disa punëtorëve të vet në punë të punëve zyrtare letra në të cilat ua caktonte masën e zeqatit për deve e për kopetë.
Përballë këtyre të dhënave që disa tregojnë për ndalesënnga shkruajtja e hadithit e disa tjera për lejim e shkrimit të tij, dijetarët janë munduar të bëjnë një afrim të këtyre të dhënave. Pjesa më e madh e dijetarëve mendojnë se ndalesa për shkruajtjen e sunnetiti është larguar me lejen për tu shkruar ai. Disa të tjerë mendojnë se ndalesa ka qenë vetëm për njerëz të cilë nuk mund të sigurohej se nuk gabonë duke përzier Kuranin me sunnetin kurse leja ishte për ata që siguronin që nuk do bënin ndonjë përzierje mes këtyre dy teksteve.
Ndonëse unë besoj se nuk ka ndonjë kundërshtim të ndërsjell serioz mes teksteve të ndalesë dhe të lejimt, sepse ndalesa mund të kuptohet se kishte të bëjë me ndalim e shkruarjes zyrtyre të sunnetit ashtu sikur shkruhej Kur'ani, kurse lejimi u jeptë te drejtën e shkruarjes së teksteve të sunnetiit për rrethana dhe kërksa të veçanta, apo lejim që kishte të bëjë me disa sahabë të cilët shkruanin hadithet për vete.
Sidoqoftë, kur e kemi para syshë hadithin e Pejgamberit kur atë e shtrëngon sëmundja, të regjistruar në Buhari përcjell nga Ibni Abbasi: "Më sillni një fletë t'ju shkruaj një letër që kur nuk do të humbni rrugën pas saj", vërtetohet se leja për shkrimin e sunnetit u lësua më së fundi nga Pejgamberi a.s. e jo ndalesa për të, siç mendon merhumi Reshid Rida se lejimi për shkruarjen e sunnetit është çfuqizuar me ndalesën që është lëshuar pas tij,domethënë lejimit.
Autor: Dr. Mustafa SIBAIJ