Pasuria, Begati apo Fatkeqesi



Edhe pse disa njerëz menduan se pasuria është çdo gjë dhe se tërë mirësia është në te, e vërteta dhe realiteti mundet me qenë krejtësisht diçka tjetër.

Ndodhë që pasuria të jetë begati dhe mirësi, mirëpo mundet me qenë edhe dënim e keqësi. Ata mendojnë se kënaqësia e Zotit është në tubimin e pasurisë edhe pse mund të ndodhë e kundërta.

Allahu xh.sh. shembuj të tillë na paraqet në Kur'anin famëlartë dhe na tërheq vërejtjen se pasuria mundet me qenë rruga ma e rrezikshme e cila shpien në kufer-mosbesim.

Shembuj të cilët i ceku Kur'ani është dhe tregimi i Ibrahimit a.s. siç e përshkruan Kur'ani e thotë: "A nuk ke arritur të dijsh për atë që përse Allahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: "Zoti im është Ai që jep jetë dhe vedekje"! Ai tha: "Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti nga perndimi?" Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin mizorë", (Ajeti 258 Suretu El-Bekare).

Kur'ani kur përshkruan këtë ngjarje nuk emëron personin e tillë edhe pse historikisht dihet se ka qenë Nemrudi.

Sido që të jetë me rëndësi është ngjarja e jo emri. Ngjarja e tillë na jep mësime të rrepta në ndërtimin e besimit dhe moralin njerëzorë dhe mënyrën e dialogut rreth besimit.

Edhe mos cekja e personit në emrin e vetë ka sekretin e vetë, ngase Allahu nuk kufizoi ngjarjen në person porse e bëri më univerzale ngase ngjarja e ngjajshme mund të ndodhë edhe çdo kohë tjetër.

Prej ngjarjeve që Kur'ani regjistroi emrin është vetëm ngjarja e Merjemes bisë së Imranit dhe Isës a.s. birit të Merjemes. Si shkak i caktimit të kësaj ngjarje me emër është se kjo ngjaije nuk mund të përseritet në kohrat tjera.

Ibrahimi a.s. i bëri thirrje këtij personi (Nemrudit) në besimin e Allahut xh.sh. duke u bazuar në baza të shëndosha Islame dhe logjike.

Personit që i bëri thirije Ibrahimi Allahu xh.sh. i kishte dhuruar pasuri të shumtë dhe mbretëri të fuqishme.

Nemrudi ne vend që të falenderoj Allahun xh.sh. për begatitë e dhëna ai bëri kufër. Ai iu kundervu Ibrahimit a.s. me argumente të kufrit-mosbesimit sikur që pasuria qe zotnonte e mendjemadhësoi dhe e hudhi në mosbesim.

Kur pyeti Ibrahimin se kush është Zoti i juaj? Ibrahim i iu përgjegjë se "Zoti im është Ai i cili jep jetë dhe vdekje". Nemrudi iu përgjigjë se edhe unë jap jetë dhe vdekje.

Pastaj urdhëroi shërbëtorët të prezentojnë dy të bugosur dhe njërin e mbyti dhe tjetrin e liroi pastaj tha: "Ja edhe unë liroj kënd dëshiroj, dhe mbys kend dëshirojë".

Personi i tillë me këtë vepër nuk shtoi as begati e as pasuri e as sundim porse shtoi mosbesiminn-kufrin.

Pas kësaj polemike Ibrahimi iu drejtua Nemrudit në argumentet që argumentojnë besimin Islam e që janë jashta fuqisë njerëzore, e i tha: "Zoti im është Ai i cili sjellë diellin nga lindja, e sille ti nga perendimi nëse ke mundësi".

Me këtë përgjigje të Ibrahimit, Nemrudi u hutua dhe stagnoi nga polemika. Atij nuk i interesonte asgjë tjetër përveç sundimit dhe pasurisë.

Me këtë tregim Allahu xh.sh. na tërhoqi vërejtjen se njeriu i cili jipet vetëm pas pasurisë dhe e bënë që pasuria të jetë qëllimi final i tij, harronë begatit dhe falenderimet e Allahut xh.sh. Me këtë vepër bën mendjemadhësi dhe kalon kufijt duke shkelur të drejtat e të tjerëve. Ja çka thotë Allahu xh.sh. në Kur'an: "Jo është e vërtetë se ai i kalon kufijtë. Për shkak se e ndien vetën të pa varur", (Ajeti 6 dhe 7 Suretu El-Alek).

Pasuria e bënë njeriun që të fluturojë pa mjete fluturimi. I pasuri mendon se me pasurinë e tij mund të plotësojë çdo dëshirë. Ai shkon edhe më larg duke menduar vetvetën se është edhe më i pasur se Allahu xh.sh..

Nëse hulumtojmë në Kur'anin famëlartë lidhje me këtë tematikë shohim se Kur'ani regjistroi ngjaijen e Karunit i cili kishte pasuri më shumë se çdo njeri tjetër.

Karunin pasuria e largoi nga falenderimi i Allahut dhe ai u bazua vetëm në fuqinë e tij personale. Ngjaijen e Karunit ja si e përshkruan Kur'ani: "Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri sa që një grup i fuqishëm mezi bartnin çelësat (e pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: Mos u kreno aq fortë sepse Allahu nuk i do të shfrenuarit", (Ajeti 76 Suretu El-Kasas).

Pasurin dhe depot e shumta që i a zotnonte Karuni nuk shpien në falenderimet e Allahut dhe besim të plotë, porse filloi të shkatërrojë çdo gjë me mednjemadhësinë e tij duke thënë: "Ai (Karuni) tha: "Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime ...", (Ajeti 78 Suretu El-Kasas).

Karuni meritat i'a veshi vetes së tij e harroi begatitë e Allahut. Mendjemadhësinë e tij ja se si, dhe me çka e shpërbleu Allahu xh.sh. ku thotë: "Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç Allahut nuk pati ndonjë që ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet", (Ajeti 81 Suretu El Kasas).

Pra, pasuria në të shumten e rasteve e bën njeriun që ta ndiej vetvetën të pa nevojshëm për dike tjetër e edhe për Allahun xh.sh..

Ai refuzon besimin e pastaj vjen koha e lamtumirës dhe ashtu i vetmuar takon Allahun pa kurrfar pasurie dhe merr dënimin e rreptë nga Ai.

Atëherë shtrohet pyetja: Pasuria a qenka begati, apo fatëkeqësi?!

Raste të shumta kemi në jetën e përditshme kur njeriu zotnon një sasi të vogël të pasurisë, dhe pa kurrfarë mendjemadhësie kryen urdhërat e Allahut xh.sh. Po ashtu kemi raste të shumtë kur ndokush grumbullon një pasuri të shumtë, por fatëkeqësisht e shpenzon në barëra për shërim apo droga të ndryshme.

E ka çdo gjë, mirëpo tërë të mirat i janë ndaluar për shkaqe shëndetësore. Ata kanë mundësi të ushqehen me ushqime të llojllojshme mirëpo nëse përdorin ushqimet dëmtojnë shëndetin, dhe në këtë mënyrë nuk mundë të shijojnë shijet e tyre.

Nga tërë kjo që u cekë deri tani kjartazi shihet se tërë mriësia nuk ekziston vetëm në pasuri siç menduan disa.

Ajo mund të jetë shkaktare e dënimit të kësaj bote nëse nuk falenderon Allahun për te, dhe dënimi i botës tjetër që është zjarri i xhehenemit të trishtuar.

Nëse pasurinë tonë e shpenzojmë aty ku Allahu është i kënaqur atëherë do të kemi shpërblime të shumëfishta.

Vall-llahu Ealem!



Autor: Muhamed Muteveli Esh-Sharavi
Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI
Shkëputur nga: E mira dhe e keqja, faqe 39-41.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...