Çka është e mira dhe çka është e keqja



Para se të fillojmë diskutimin rreth kësaj problematike patjetër duhet percaktuar këto dy fjalë në mënyrë që të jemi sa më afer realitetit.

E mira është: Çdo gjë që të afron tek qëllimi final që nuk ka qëllim tjetër pas tij.

Njeriu lindë, rritet, zhvillohet, edukohet, shkollohet, plaket dhe në fund vdes. Pas vdekjes ringjallje, e pas ringjalljes gjykimi, e pas gjykimit sipas veprave të tija ose në xhenet-parajs ose në xhehenem-ferr.

Pra, ky është vendi dhe qëllimi i fundit që nuk ka qëllim tjetër pas tij, ngase jeta në te është e pa fund.

Qëllimi i njeriut qenka që të arrijë tërë begatit e parajses. Për të arritur këto begati nuk ka rrugëdalje tjetër vetëmse të përputhë lëvizjet dhe veprat e tija ligjeve të Allahut xh.sh.. Nëse ia përputhim lëvizjet tona ligjeve të Allahut atëherë kemi arritur të mirat që shpiejnë kah qëllimi final që nuk ka qëllim tjetër pos tij.

E keqja në shiqimin njerëzore është: Çdo gjë që i kundervehet dëshirës së njeriut. Çdo gjë që dëshiron njeriu të arrijë e nuk aninë e quan sherr-vepër të keqe.

Nëse tregëtari kontrakton disa artikuj për tregëti me qellim fitimi, mirëpo ndërkohë bien çmimet e artikujve dhe shkon në humbje ai e quan sherr.

Nëse dikush dëshiron të punësohet diku, mirëpo bëhet diçka shkaktarë dhe nuk mund të punësohet e quan sherr.

Nëse ke ndonjë pozitë apo sundim apo pasuri dhe e humbë këtë e quan vepër të keqe-sherr.

Tërë kta shembuj argumentojnë se e keqja në prizmën njerëzore është çdo gjë që ballafaqohet me dëshirën e njeriut pa marrë parasysh se dëshira e tij është në pajtim me ligjet e Allahut apo kundershtohet.

Për të arritur qëllimin e tij njeriu patjetër duhet shpenzuar fuqinë e tij. Qëllimi i nxënësit-studentit është që të kalojë në provime. Për të arritur qëllimin e tij ai prezenton në ligjerata dhe i ndalon vehtes shumë gjëra siç janë gjumi, shetitja, përcjelljen e programeve të ndryshme të televizionit dhe kinemave, çfaqjeve, teatreve, etj.. Ai shpeshëherë mbyllë vehten në dhomën e leximit vetëm për t'ia arritur qëllimit.

Përvoja njerëzore dëshmonë se nëse njeriu ia plotësonë vehtes epshet e kota, kalon kohën me lojra të ndryshme, përcjellë me radhë programin televiziv dhe kinemat, ai asnjëherë nuk mund të arrijë qëllimin e tij që është kalimi i provimit.

Ai duket se kënaqet me veprat e tija të kota, mirëpo në relaitet humbë ardhmërinë e tij dhe nuk sjellë kunfarë dobie shoqërisë.

Edhe tregëtari nëse nuk lodhet në hulumtimin e artikujve dhe çmimeve, ai humbë dhe nuk ka kurrfarë dobie.



Autor: Muhamed Muteveli Esh-Sharavi
Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI
Shkëputur nga: E mira dhe e keqja, faqe 42-43.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...