Dobësia e mendjes së njeriut



Logjika e shëndoshë e njeriut është një fuqi e cila shpien nga ajo se ekziston një Fuqi e cila krijoi njeriun dhe atë që e rrethonë.

Mendja e njeriut duke vërejtur gjërat në ekzistencë dhe lëvizjet e tyre dëshmonë se, për krijimin e gjërave patjetër duhet pasur një fuqi, e cila mjeshtroi këtë përpikmeni (përsosshmëni).

Njeriu nuk ka fuqi të krijojë një gjë të tillë. Asnjë njeri nuk mund të thotë se krijova diellin apo hënën, yjtë apo tokën.

Po ashtu asnjë njeri nuk arriti të thotë se unë krijova vetvetën, ngase këto nuk janë vepra që i takojnë fuqisë njerëzore. Pasi që njeriu nuk është në gjendje te krijojë gjëra të tilla atëherë patjetër duhet pasur një Krijues i cili krijoi çdo gjë edhe vetë njeriun.

Pra, logjika e njeriut arrinë deri te argumenti se për këtë ekzistencë ekziston një krijues dhe këtu stagnon. Ai nuk mund të dijë kush është ai krijues? Si quhet? Çka dëshiron prej nesh? Si ti afrohemi Atij? Çka e hidhëron dhe çka e gëzon? Tërë këto çështje janë jashtë fuqisë mendore të njeriut.

Për ta bërë të mundshëm një parafytyrim më të afërt në logjikën tuaj do të paraqesim një shembnull.

Nëse jemi në një dhomë të mbyllur dhe dëgjojmë trokitjen e derës menjeherë konkludojmë se tek dera gjendet një trokitës. Mirëpo kush e dinë prej nesh? Si quhet? A na solli të mira apo të këqija? Apo ndoshta erdhi të na informojë diçka që nuk ditem? Për këto gjëra nuk dimë asgjë.

Nëse dëshirojmë të dijmë këto gjëra hapim derën dhe pastaj informohemi detalisht për trokitësin.

Mëshira e Zotit ishte që mos të na lëjë të gabojmë e të jetojmë në dyshim në atë dhomë të mbyllur, por na e hapi derën e mëshirës dhe diturisë.

Për këtë dërgoi vahin mbi të dërguarit e Tij që të na i hapin dyert tona dhe t'na lajmërojnë se Krijuesi i kësaj ekzistence është Allahu xh.sh.. Ai kërkon nga ne që ta adhurojmë. Na mësuan për mënyrën e adhurimit dhe na treguan se ekziston edhe një jetë në botën tjetër - Ahiret. Na treguan se për të devotshmit Allahu përgaditi shpërblime dhe dhurata të mëdha, e për mëkatarët dënim të idhët.

Subhanall-llah, a edhe pas tërë kësaj mëshire refuzohet mëshira e të Plotfuqishmit?!

Ky është qëllimi final i dëshirës së Allahut xh.sh.. Mu për këtë dëshira e Tij ishte që fillimi i jetës së njeriut në tokë të ishte me pejgamber.

Ata janë të cilët ju treguan pasardhsave të tyre se kush është Allahu xh.sh. dhe çka dëshiron prej nesh. Treguan se cila është rruga e drejtë dhe mëshira, dhe cila është rruga e gabuar dhe e shkatërrimit.


Ligjet zbriten me Ademin a.s.

Pasi që lindi problemi i martesës tek bijt e Ademit kërkuan prej Allahut që të gjykojë mbi ta. Për të kuptuar gjykimin e Allahut prenë nga një kurban, e kurbani i të cilit pranohet është kurbani i të devotshmit, e atij që nuk i pranohet është i gabuar.

Kurbani i pranuar ishte i Habilit ngase ishte në rrugën e drejtë, e Kabili kishte thyer urdhërat e Allahut dhe kurbani nuk iu pranua. Ai nuk pranoi të martojë motrën e tij nga barra tjetër.

Prerja e kurbanit argumenton se ata ishin të njohur me ligjet e Allahut. Ata e kishin të qartë mënyrën e afrimit te Zoti xh.sh..

Pas refuzimit të kurbanit të Kabilit është ndier nevoja që ai të pendohet te Allahu për veprën e bërë, mirëpo ai jo që nuk u pendua porse vazhdoi mëkatin edhe më tutje duke iu kërcnuar vëllait të tij me mbytje e që ia arriti ketij qëllimi.

Në kërcnimin e tij Habili iu përgjegjë se unë nuk zgjas dorën time mbi ju dhe se nuk jam fajtor për mos pranimin e kurbanit tuaj, ngase Allahu pranon vetëm prej të devotshmëve. Këtu shtrohet pyetja: Nëse nuk pati ligje dhe sheriat kush i tregoi Habilit se Allahu pranon vetëm prej të devotshmëve?

Kabili kryejti vepër të rëndë sociale dhe e mbyti vëllain e tij. Për këtë Allahu xh.sh. thotë: "Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpruesve hidhëroi prindin, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehenem", (Ajeti 30 Suretu El-Maide).

Pa marrë parasysh mjetin e përdorimit për mbytje se a përdori gurë apo diçka tjetër ky isht krimi fillestar dhe më i rëndë në historinë njerëzore. Kjo vepër është hapi i parë në historine njerëzore që të thehen ligjet dhe të kalohen kufijtë e Allahut xh.sh..



Autor: Muhamed Muteveli Esh-Sharavi
Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI
Shkëputur nga: E mira dhe e keqja, faqe 21-22.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...