Bota e nënshtruar kryen misionin e saj pa kurrfar të metë
Pamë më lartë se dielli, hëna, toka dhe tërë universi me një fjalë, bota e nënshtruar kryen misionin e saj pa kurrfar të mete.
Si faktorë kryesorë që të kryejnë rolin e tyre pa kurrfar të mete dhe pa i vërejtur se janë duke kryer misionin e tyre është se, ato janë të nënshturara dhe nuk kanë zgjedhje tjetër para vetes.
Njeriu për dallim nga krijesat tjera është i lirë në misionin e tij të punoj apo mos të punoj. E mira dhe e keqja lindë varësisht nga zgjedhja e njeriut.
Nëse bëjmë një vështrim në fillimin e jetës së njeriut vërejmë se Allahu xh.sh. për lirinë e tij prej njeriut të parë Ademit a.s. ua tërhoqi vërejtjen njerëzisë. Ai ia tërhoqi vërejtjen Ademit a.s. dhe bijve të tij e kështu me radhë. Me zbritjen e Ademit a.s. në tokë zbritën edhe ligjet e Allahut që duhet jetuar njeriu me to.
Allahu xh.sh. kërkoi nga Ademi a.s. që t'i lajmërojë trashigimtarët e tij se cilat janë ligjet e Allahut xh.sh. dhe kush i përmbahet nuk do të humbë asnjëherë, e kush largohet prej tyre nuk ka shpëtim.
Për këtë ngjarje na rrëfen Allahu xh.sh. në Kur'an e thotë: "Ai (Allahu) u tha: Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dynja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)", (Ajeti 123 Suretu Ta-ha).
Me këtë ajet Allahu na mësoi se e keqja është pasojë e largimit nga rruga e Allahut xh.sh., ngase sikur t'i ishin përmbajtur ligjeve të Tija e keqja nuk do të ekzistonte.
Këtu lindë vullneti i lirë i njeriut për ta vuar themelin e të keqes në ekzistencë.
Na është i njohur tregimi i bijve të Ademit a.s. Habilit dhe Kabilit. Tregimin e tillë po e paraqesim vetëm shkurtimisht.
Allahu xh.sh. Ademit a.s. dhe bashkëshortes së tij për çdo barrë i kishte falur nga dy fëmij djalë e vajzë. Pasiqë nuk kishte njerëz tjerë për martesë Allahu xh.sh. urdhëroi Ademin që djalin e barrës se parë ta martojë me motrën e tij porse nga barra e dytë dhe anasjelltas.
Problemi lindi kur Kabili nuk pëlqeu të martojë motrën e tij nga barra tjetër, por dëshironte ta martojë motrën me të cilën kishte lindur për arsye se ishte më e bukur. Për të zgjidhë këtë problem Ademi urdhëroi bijtë e tij që të presin kurban, e cilit t'i pranohet të martojë të bukurën. Kurbani i HaBilit u pranua kurse i Kabilit u refuzua. Kabili nuk pushoi por iu kërcnua vëllait të tij Habilit për vrasje. Tërë këtë ngjaije e regjistroi Allahu xh.sh. në Kur'an e tha: "Lexoju (Muhamed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua, ndërsa tjetrit nuk iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: Unë do të mbysë ty (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: Allahu pranon vetëm prej të sinqertëve", (Ajeti 27 Suretu El-Maide).
Vërtetë, ngjarja e tillë përfundoi me mbytjen e Habilit nga Kabili dhe u krye krimi i parë në historinë njerëzore. Kjo vepër e mallkuar ishte pasojë e thyeijes së ligjit të Allahut xh.sh.. Allahu na urdhëron e thotë: "Dhe mos mbytni njeriun që Allahu ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë) drejtësinë) e ai të mos kaloj kufirin në mbytje deri sa ai është i ndihmuar (prej Zotit)", (Ajeti 33 Suretu El-Isra).
Sikur Kabili t'i ishte përmbajt rregullave dhe urdhërave të Allahut nuk do të kishte ndodhur ajo që ndodhi.
Kjo ngjarje po ashtu dëshmon se ligjet e Allahut (sheriati) zbriti me njeriun. Ai nuk la njeri në sipërfaqen e tokës pa drejtues.
Krijoi njeriun dhe dërgoi ligje e pejgamber drejtues që t'i tregojnë njerëzisë për veprat që duhet kryer dhe ato që duhet braktisur. Na treguan për mënyrën e adhurimit dhe se çka duhet punuar që të afrohemi mëshirës së Tij.
Disa njerëz menduan se nuk pati pejgamber bota deri se erdhi Idrizi dhe Nuhi a.s. duke u mbështetur se rrëfimet mbi pejgamberët fillojnë prej Nuhit.
Ky mendim është i pa bazë dhe jo i vërtet ngase kundershtohet me ajetin e kur'anit ku thotë: "... E ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të dërguarin", (Ajeti 15 Suretu El-Isra).
Nëse nuk pati pejgamber para Nuhit për t'i treguar njerëzisë rrugën e drejtë, atëherë si mundë të gjykohet Kabili për krimin e bërë?
Autor: Muhamed Muteveli Esh-Sharavi
Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI
Shkëputur nga: E mira dhe e keqja, faqe 19-20.