Të kupturarit e evolucionit (zhvillimit shkallzor)



Mendime të çuditura janë mendimet e disa njerëzve kur thonë se, kafsha bëri një evolucion dhe u bë kështu e kështu! Evolucioni i kafashëve sipas tyre qenkan qimet e shpeshta te kafsha që shërbejnë për mbrojtjen nga të ftohtit, ngjyra e qimeve të saja që i përshtatet - ngjyres së ambientit ku jeton që të mbrohet nga rreziku, etj..

Mendimi ynë për këtë është se, Allahu xh.sh. tërë këto gjëra ia fal kujt të doj për ta ruejtur jetën e tyre prej zhdukjeve.

Kafsha nuk e zotnon fuqin e të menduarit e logjikës e as fuqinë për të bërë një evolucion të tillë. Mendja është veçori të cilën Zoti xh.sh. ia fali vetëm njeriut që të bëjë zbulime të reja në ekzistencë.

Vetëm njeriu nderton sipërfaqen e tokës, përparon në dituri, kulturë e civilizim. Ai vetëm me logjikë mund ta luaj rolin e tij në ekzistencë.

Nëse logjika e njeriut nuk është në gjendje të kuptojë dhe të njohë kulturat më të vjetra e të shtojë diçka të re atëherë nuk është në gjendje të kuptojë sekretet e ekzistences dhe asaj që e rrethonë.

Roli i njeriut qenka që të jetë sa më përparimtar në zhvillimin jetësorë dhe në ndërtimin e saj. Çudi është se si njeriu harron këtë qëllim e shëndrrohet në faktor esencial që trashigimtari i tij të kalojë në vjedhje, tradhëti e veti tjera të dëmshme.

Njeriu me këtë vepër dëshmon se është armiku më i rreptë i fëmijut të tij. Po ashtu edhe armiku i punës, diturisë, kulturës dhe civilizimit. Me këtë vepër shkatërron ligjet e Allahut që angazhuan njeriun për ndërtim dhe përparim dhe ndaluan shkatërrimin.

Nëse shtrohet pyetja se: Çka është çështja e disa kafshëve-shtazëve të cilat dresohen të kryejnë lëvizje apo vepra të caktuara? A është e mundur që edhe ato të cilësohen me fuqinë e logjikimit?

Përgiigja është se: Shtazët nuk mundë të logjikojnë ngase nuk e kan të dhuruar logjikën. Lëvizjet dhe dresimi i tyre krejtësishtë janë të bazuara në instiktin e tyre.

Kafsha e cila dresohet për gjestet e ndryshme ose shpërblehet për te e i paraqitet ushqimi i mirë ose denohet nëse nuk vepron siç është dresuar, atëherë i sjell dëm vetvetës.

Ajo vepron sipas asaj që kërkon instikti i saj të veprohet e te sigurojë ushqimin e të largojë dhimbjen-dënimin.

Tërë këto vepra janë të dirigjuara nga instikti i saj e jo nga logjika. Si argument se, veprat e tilla nuk janë të bazuara në logjikë është se, po të ishin të bazuara në logjikë me siguri këtë dituri do t'ia trashigonte pasardhsëve të saj, mirëpo kjo është apsurde. Pra, nuk dihet se ndonjë luan, majmun, kal apo ndonjë kafashë tjetër profesionin e saj ia la trashigim pasardhësave.

Allahu xh.sh. rolin dhe rëndësinë e njeriut në ekzistencë e caktoi para se ta krijoi ate. Përkëtë në Kur'anin famëlartë Allahu xh.sh. thotë: "(Përkujto Muhamed) Kur Zoti yt u tha engjujve: Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës! Ata thanë: A do të vësh në te atë që bën çrregullime dhe që derdhë gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë! Ai tha: Unë di atë që ju nuk dini"!, (Ajeti 30 Suretu El-Bekare).


Njeriu - Sundues në Tokë

Pasiqë Allahu xh.sh. krijoi njeriun dhe e dalloi nga krijesat tjera me logjikë e bëri që të jetë mëkëmbës në sipërfaqen e tokës. Ai bëri që çdo krijesë në sipërfaqen e tokës dhe në ekzistencë të jetë në shërbim të tij.

Krijesat në këtë botë kryesisht janë 4 lloje:

1. Krijesat jo organike (inorganike),
2. Bimët,
3. Kafshët dhe shtazët, dhe
4. Njeriu.

Krijesat inorganike janë ato krijesa të cilat nuk e kanë lëvizjen e as ndieshmërinë.

Bimët janë organike rriten, zhvillohen dhe i nënshtrohen lëvizjes dhe ndjeshmërisë.

Kafshët fillojnë prej ndieshmërisë dhe lëvizjes dhe përfundojnë te logjika. Pra, logjika është faktori kryesore që kafsha të jetë krijesa më e afërt e cila mundë të kryej disa lëvizje të ngjajshme me njeriun.

Njeriu fillon nga mendja e cila bënë diferencimin e njeriut nga mbarë krijesat tjera. Ai me anë të logjikës ndërton ardhmërinë dhe kulturën e tij. Çdo gjeneratë trashgon kulturën e gjeneratës para saj dhe shton diçka të re në mënyrë që t'ia përcjellë gjeneratës që pasonë një kulturë më të gjërë. Ashtu me radhë gjeneratë pas gjenerate ndërtohet një kulturë dhe përparim i fuqishëm në jetën njerëzore.

Allahu xh.sh. për ruajtjen e bukurisë së hapsirës vuri rregulla dhe baza të shëndosha pa të cilat nuk mundë të zhvillohet jetë e frytshme në këtë botë.

Prej rregullave dhe bazave që rregulloi Allahu është që njeriu të ushqehet vetëm nga fryti i punës së tij. Lidhje me këtë gjejmë hadithin e të dërguarit të Allahut ku thotë: "Askush nuk ka ngrënë ushqim më të mirë se sa ushqimin që është fryti i dorës së tij, vërtet, i derguari i Allahut xh.sh. Davudi gjithnjë ka ngrënë nga puna e dorës së tij".

Pra, Islami ndaloi besimtarët që dikujt t'i japin shpërblim pa meritë-punë. Lidhje me këtë një fjalë popullore arabe thotë: "Nëse nuk ke punë për të punuar, gropo gropa e pastaj mbylli ato".



Autor: Muhamed Muteveli Esh-Sharavi
Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI
Shkëputur nga: E mira dhe e keqja, faqe 10-12.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...