A më shumë e do Pejgamberin a.s., apo Ebu Hanifen?



Një ditë, një djalosh i ri, i cili, vërtetë, është i edukuar në rrugën e Islamit të shëndosh, pas një takimi që kishte pasur me një të lëvizjes vehabiste, ku kishin qenë në një xhami, vehabisti e kishte pyetur: "Pse ti nuk falesh sipas Sunetit të Pejgamberit a.s."?

Djaloshi i ishte përgjigjur, shkurt e shqip, se ne edhe në shtëpi e falim namazit sipas medh'hebit hanefi.

"Aaa, jo - i kishte thënë bashkëbiseduesi - nuk është në rregull, namazin duhet ta falësh sipas Sunetit të Pejgamberit a.s., e jo sipas Ebu Hanifes", duke ia parashtruar, më pas, edhe një pyetje perfide djallëzore: "Ti a më shumë e do Pejgamberin a.s., apo Ebu Hanifen"?

"Unë nuk di të përgjigjem në këto pyetje provokuese, por do ta pyes hoxhën tim", - i kishte thënë djaloshi.

Pasi që i riu më tregoi për rastin dhe hallin që e kishte deshpëruar tej mase, i thash: "Ti nuk ke se pse të mërzitesh me këta njerëz, ti vetëm vazhdo namazin dhe falu me përkushtim dhe përqëndrim të plotë. Ne të gjithë e duam Pejgamberin a.s., më shumë se çdo krijesë tjetër, mirëpo rruga që na shpie te Dashuria e Pejgamberit a.s., kalon përmes dijetarëve të mirëfilltë islam, ndërkohë që nënçmimi i dijetarëve është shenjë e mosdashurisë së Pejgamberit a.s.".

Argument për këtë e kemi ajetin kuranor, ku Allahu xh.sh., ka thënë: "Thuaj (O Muhammed) nëse e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua (Pejgaberin a.s.)", (Ali Imran, 31).

Pra, rruga që të çon te dashuria e vërtetë ndaj Allahut xh.sh., kalon përmes Medresesë (shkollës) së Pejgamaberit a.s., andaj, kështu që, edhe dashuria ndaj Pejgamberit a.s., kalon përmes dijetarëve të mirëfilltë islam.



Autor: Jusuf ZIMERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...