Kush është ehli syneti dhe xhemati?



Nëse thonë shpikësit e devijuar: se thoni se ju jeni në të vërtetën, grupi i shpetuar "ehli syneti dhe xhemati", dhe pretendoni që pasoni synetin e të dërguarit - paqja e Allahut qoftë mbi të, rrugën e sahabëve, të tabeinëve dhe dijetarëve të drejtë?

Themi: Janë transmetuar nga profeti paqja e Allahut qoftë mbi të, përreth besimit në kader (përcaktimin e fatit) shumë hadithe, për besimin e shikimit të Allahut (në botën tjetër) shumë hadithe, po kështu kemi shumë transmetime nga sahabët dhe tabeinët (të gjithë ata e besonin këtë gjë, për dallim nga fraksionet e devijuara).

Po ashtu për vërtetimin e "shefatit" (ndermjetësimit) kanë ardhur shumë transmetime.

Gjithashtu kemi shumë ajete e hadithe që vërtetojnë punët dhe cilësitë e Allahut të Madhëruar.

Vërsetet e Kur'anit dëshmojnë se gjeneratat e selefit i besonin këto gjëra. Kjo për arsyje se ata nuk kundërshtuan librin e Allahut-Kur'anin dhe bënë thirrje vazhdimisht që të besohet i tëri dhe të punohet me të. Kjo konfirmon se ne jemi në rrugën e tyre dhe pasojmë traditën e tyre.

Argumenti që fakton se ata ishin po në atë medh'heb (rrugë apo metodologji) që jemi edhe ne sot, është se: "Medh'hebi që ne ndjekum është mesatari mes medh'hebeve, e të menqurit janë ata që zakonisht privilegjojnë gjërat mesatare. Ata zgjedhin rrugën mësatare në të ecur, po ashtu në veshje, ushqim dhe në pije. Në të gjitha zakonet dhe prirjet e tyre ata përzgjedhin mesatarën, gjithashtu edhe në trimëri dhe guxim".

Për këtë, përmendet në fjalën e urtë arabe: "Mos të jetë (ushqimi) shumë i embël qe përbihet me lehtësi, e as i idhët qe shkaktoh thartësi".

Po kështu Omeri e kishte urdhëruar Ebu Musa Eshariun - Allahu qoftë i kënaqur me ta, në shkresën e tij (politike) të qeverisjes: "Qendro i fortë pa ashpërsi dhe i butë pa u dobësuar".

Në qoftë se medh'hebi të cilin ne e pasojmë, është medh'hebi mesatar, kjo na bën të kuptojmë se edhe i dërguari i Allahut - paqja e Allahut qoftë mbi të, shokët e tij, tabeinët dhe dijetarët e sinqertë ishin po në këtë rrugë. [1]

Ne pretenduam se udha (medh'hebi në të kuptuarit e fesë) që ne ndjekum është mesatarja e artë mes medh'hebeve tjera, sepse: Në sifate (besimin e cilësive të Allahut), ne nuk tejkaluam kufijtë në mohim sikurse e tepruan "xhehmijtë", "mutezilët" dhe "kaderitë", derisa mohuan të gjitha cilësitë sikurse diturinë e Allahut, fuqinë, krijimin dhe shpikjen,e as nuk egzagjëruam në pohim, sikurse e tepruan "hambelitë", [2] "kerramitët" dhe "antropomorfistat" duke i pohuar Zotit trupin, gjymtyrët, zbritjen (lartë-poshtë) me zhvendosje dhe uljen e Allahut mbi Arsh.

Ne besuam se Allahu i Lartësuar ka dituri, forcë, ndegjon, shikon, shpikë dhe është i përshkruar me të gjitha cilësitë e Tij (që Ai dhe i dërguari i Allahut i përmendën, pa përngjasim). Ai është me të gjitha cilësitë e Tij i Vjetër në amshim, nuk është trup e as nuk ka pjesë trupi (gjymtyrë), nuk i përshkruhet Atij transferimi nepër vende dhe qenja e Tij nuk pëson ndryshim (Ai është i Pasuri që nuk është i nevojshëm për krijesat e Tij).

Kështu pra medh'hebi ynë është mesatari. Nëse ne i kundërshtojm hambelistët dhe kerramitë, ata do të na quajnë kaderi dhe mutezilinjë, e nëse kundërshtojmë medh'hebin e kaderinjëve dhe mutezilijve ata do të na quajnë hambeli dhe kerramij.

Po kështu në qështjen e kaderit themi: Punët në të cilat ne kemi lirinë e përzgjedhjes,ato quhen realisht punë tona. Lirija në veprimin e tyre është nga ana jonë, ndërsa krijimi i tyre është nga Allahu i Madhëruar.

Tek fraksioni "mutezilë" të gjitha këto janë nga njeriu, veprimi dhe krijimi (pra sipas tyre njeriu është ai që i krijon punët e tyre, e jo Allahu,kjo është gabim në besim).

Ndërsa tek "xheberitë", të gjitha këto janë prej Allahut të lartë. (Ky është fraksion islam,i kundër nga ai mutezili, ku pretendon se njeriu është vegël e imponuar e Allahut në tokë dhe nuk ka liri të përzgjedhjes në punët e tij).

Po kështu themi: Mekatarët e mëdhenj prej muslimanëve(ata që bënjë gjynahe të mëdha, kur të vdesin dhe ringjallen) nuk do të qëndrojnë përgjithmonë në zjarr (nëse hyjnë në të) dhe se nuk asgjësohet dobija e besimit të tyre (imanit) me mekate të mëdha.

Gjithashtu gjunahet e mëdha nuk fshihen thjeshtë me besim (por kërkohet pendimi për to) dhe se mekatari ka mundësi të denohet për gabimin e tij (të hyj në zjarr) edhepse ka qenë besimtar. [3]

Kështu medh'hebi ynë qe mesatarë mes këtyre, edhepse te dy palët neve na emërtojnë me emrin e palës tjetër.

Ne themi: Obligohet që ti duam të gjithë shokët e Muhamedit - paqja e Allahut qoftë mbi të, dhe nuk lejohet ti urrejmë disa, e disa tjerë ti ngrisim me dashuri përtej mase.

Shijat "rafidij" e tepruan skajshmërisht në dashurinë e "Aliut" - Allahu qoftë i kënaqur me të, ku për shkak të kësaj dashurie e urryen "Ebu Bekrin", "Omerin"dhe "Othmanin" - Allahu qoftë i kënaqur me ta.

"Havarixhët-nasibij" në anën tjetër tejkaluan në dashurinë për "Ebu Bekrin" dhe "Omerin" derisa e urryen "Aliun" dhe familjen e tij.

"Havarixhet" neve ehli synetin (pasuesit e synetit) na cilësojnë sikur "rafida", e "rafidat" na quajnë "havarixh". Realiteti qëndron se ne jemi distancuar nga të dy këto palë të devijuara.

Kështu rezultoi se medh'hebi ynë është mu ai medh'hebi i artë dhe mesatari.

Marrë prej librit "Usulu Din", shkruar nga Imami dhe dijetari i madh, i quajtur Sadrul Islam, Ebu Jusr El-Bezdeviu El-Hanefiu, (421-493 hixhrij).



Përktheu, përshtati dhe pajisi me shenime të shkurtëra: Drilon ef. Gashi



_________________________

[1] - Feja jonë është mesatare, argumentet rreth kësaj janë të shumta. Kur'ani është i mbushur me të tilla,në qështje të ndryshme. Shembull të tillë kemi ajetet sikur:
"Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve ...",(El-Bekare 143).
"... E ti mos e ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, e mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare", (El-Isra 110).
"Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt)", (El-Isra 29).
- Fshehtësija e kësaj qëndron në faktin se çdo veti e lavdëruar ka edhe dy qoshet e saja të urryera, sikurse, zemërgjerësia që është mesatare mes koprracisë dhe zhpërdorimit tej mase, trimërija që është mesatare mës frikës dhe ngutjes me nxitim, etj.. Njeriu është i urdhëruar që të largohet nga çdo përshkrim i urryer, të distancohet dhe ta braktisë atë. Sa ma shumë që largohet nga qoshi i këtyre veseve, ai i afrohet mesatares se artë dhe rrugës që kërkohet. Nëse ai mund të qëndron në mes, atëherë është i zhveshur nga qoshet e urryera. Për këtë është thënë në hadithe: "Gjërat më të mira janë ato të mesit". Edhe xheneti Firdeus është mesi i të gjitha xheneteve.
Sot vërejmë disa vëllezër tanë të cilët nuk e kanë kuptuar mirë këtë pikë, kështu pretendojnë se sa me shumë "ti shtrengojnë gjërat", janë më afër Allahut ... vërtetë kjo është një gabim i hapët.
[2] - Jo të gjithë hambelitët patën qëndrime të tilla. Fjala e autorit vlen për disa prej tyre, të cilët sharruan në errësirat e përngjasimit, me pretekstin se kinse ata "pohojnë të gjitha cilësitë", duke i kuptuar ajetet e hadithet në formën e tyre shqisore bukfale sikur cilësitë njerëzore.
[3] - Autori këtu kundërshton këtu dy fraksione islame të cilët devijuan në këtë pikë të besimit.
"Havarigjët" thanë se mëkatari i madh, nëse vdes pa u penduar, do të qëndrojë përjetë në zjarrë sikurse pabesimtarët. Ndërsa rryma tjeter e kundërt me këtë medh'heb,e quajtur "murxhie" pretenduan se nëse njeriu e ka besimin në zemër, nuk i bën dem atij asnjë mekat, e nëse vdes, ai do të hyj në xhenet fillimisht, pa u denuar.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...