Ndjekja e një imami e mbron fenë
Në fakt, leja qëndron në ndjekjen e disave dijetarëve në nivel të Muxhtehidit. Ndodh që njeriu t'i kthehet një shejhu, ta takojë e ta konsulltojë atë në ndonjë çështje të lexuar nga një transmetim prej transmetimeve, pastaj në një kohë tjetër i kthehet një shejhu tjetër për të njejtën çështje, e ai do t'i përgjigjet për të njejtën çështje nga një transmetim tjetër, edhe pse ndjekja e më tepër Muxhtehidëve, në vete është e lejuar. Ky lejim mbështetet në atë se selefët kiram kanë përparuar dhe janë ngritur me këtë çështje.
Ata një problem që u është paraqitur e kanë shtjelluar me Ebu Hanifen, e tjetrin me Imam Euzaiun. Në këtë kontekst dëshirojnë të njekin traditën e selefëve të nderuar dhe rrugën e tyre. Mirëpo, edhe pse kjo është e lejuar ka diçka që e pengon fuqishëm këtë. Para se të bisedojmë rreth pengesës, dëshiroj të zbuloj thelbin e çështjës e ai është: si shembull po e marrim gjendjen në përgjithësi: "është e vërtetë e hapur se në përgjithësi njerzit në të kaluarën kanë qenë më të përgaditur fetarisht se sa njerëzit sot".
Ata kanë konsultuar një numër dijetarësh ndjekur këshillën e tyre në këte drejtim ose thjesht kanë dashur të marrin mendimin e atij tek i cili kanë pasur më tepër besim. Si do që të jetë sikur të ishte niveli i besimtarëve sot, ashtu si ishte në të kaluarën nuk do të urdhërohenin njerëzit për ndjekjen e një muxhtehidi, dhe nuk do të kishte nevojë të vazhdohej në këtë qëndrim.
Për këtë na lajmron hadithi "thumme jefshu el-kedhib" (Pastaj do të përhapet rrena), sepse gjendja e njerëzve do të ndryshojë pas kalimit të shekujve të dëshmuar për mirësi, e pastaj do të përhapet rrena. Kjo edhe ndodhi. U keqësua gjendja e njerëzve gjeneratë pas gjenerate. Sot ndër njerëz manifestohet pëlqimi ndaj vetvetes dhe luksit. E njerëzit sot, u kthehen disa dijetarëve që të marin përgjigjen që ata e dëshirojnë për t'ia arritur me çdo kusht qëllimt të tyre.
Tregim për ata që kërkojnë përgjigjen e dëshiruar
Është një qytet afër dy qyteteve Thaneh-Beheven. Eshtë bërë martesa e një burri me një grua e pas një kohe zbulohet se që të dy e kishin të njejtën nënë për nga qumshti.
Më erdhi një njeri të më pyes për zgjidhjen e problemit dhe i thash: "Martesa nuk është në rregull dhe duhet të bëhet ndarja në mes çiftit". Ai tha: "Kur njerëzit do të na dëgjonin do të na del zëri i keq, kështu që do të flitet shumë keq për këtë. A nuk ka rrugëdalje që të nxirret një lejim me hile (mashtrim me mjeshtri)?".
I thash: "Ndarja e çiftit nuk e obligon daljen e zërit të keq. Zëri i keq do të del në qoftë se ata nuk ndahen, pastaj njerëzit do të thonë: Këta i kan martuar vëlla e motër. E dyta: Sado që kjo ta nxjerr zërin e keq, veprimi sipas sheriatit është i domosdoshëm. Nuk mirret në konsideratë dalja e zërit të keq përballë realitetit të sheriatit". Ai tha: "Vërtet burri ka thithur, por nuk e ka gëlltitur qumshtin!".
Në këtë rast i thash: "Sido që të ketë qenë, e ka gëlltitur apo ka thithur, janë të njejtë rastet për ndalimin e martesës së tyre".
Pasi pati marr përgjigje të prerë nga unë, përsëri kërkonte rrugëdalje, dhe hyri te një njeri që merrej me hadith, për të marë përgjigjen e dëshiruar.
Njeriu i tha: "Nëse numri i të thithurit ka qenë më pak se pesë herë nuk vërtetohet ndalimi". Duke kërkuar përgjigjen e dëshiruar, i thotë: "Nëse një njeri ka thithur më pak se dy herë a vërtetohet ndalimi ose jo?".
Njeriu tha: "Një e thithur ose dy, nuk e ndalojn martesën". Pyetësi u gëzua shumë për përgjigjen që mori. Këtë përgjigje e pranuan edhe bashkëshortët dukë thënë: "Edhe kjo është përgjigje nga një dijetarë, e ka të keqe nëse veprojmë sipas kësaj".
Për fatin e keq të njerëzve në këtë kohë, jemi të goditur nga këto lloj përgjigje që ndjekin dëshirën e jo realitetin. Pyetësin do ta kisha pyetur: "O, rrob i All-llahut xh.sh..A i ke numëruar të thithurat për deri sa flet për numrin e tyre".
Nëse kështu vepron, kjo nuk do të pastrojë nga faji, pasi që nuk u pajtua me përgjigjen që ia ndaloi martesën u pajtua me përgjigjen e dijetarit tjetër që ia lejoi atë. Ai që i dha leje për këtë nuk i takonte medhhebit të pyetësit. Shikuar nga njëri kënd: "nuk do të kishte ndonjë të keqe sikur t'i takonte medhhebit të dijetarit që i dha leje për këtë. Mirëpo, kur ai e pa se medhhebi i tij nuk e ndihmoi, por e ndihmoi medhhebin të cilit zakonisht nuk e ndjek, e mori mendimin e tjetrit dhe i dha përparësi dunjasë ndaj fesë".
Për fat të keq, disa "dijetarë" ende kan dyshim në këtë, dhe thonë: "çfarë e dëmton njeriun nëse vepron sipas medhhebit të një imami tjetër nëse çështja është e nxjerrur nga Muxhtehidi". A nuk e dijnë këta se Muhammedi a.s. ka thënë: "Vërtetë punët vlersohen sipas qëllimit".
Veprimi sipas një medhhebi të një imami tjetër sot nuk realizohet për qëllime fetare, por për realizimin e qëllime të kësaj bote.
Autor: Imam Hakimul Umme Eshraf Ali Thanavi
Përktheu: Emin Odai