Gabime në përkthimin e Pjesëzave



Pjesëza "ما" - "Ma"

Pjesëza "ما" - "Ma" në gjuhën arabe ka këto domethënie:

(ما) - Nuk (mohuese), shembull: وَمَا عَلَّمْنَاهُ الشِّعْرَ‌ - "'Nuk' i kemi mësuar poezi", (Ja-sin, 69).

(ما) - Çka (pyetëse), shembull: مَا لَهَا - "'Çka' kjo?", (Ez-Zelzele, 3).

(ما) - Çka (pjesëz shtesë), shembull: تَّىٰ إِذَا مَا جَاءُوهَا - "Dhe derisa uerdhi atyre", (Fusilet, 20).

(ما) - Çka (kushtore), shembull: وَمَا تَفْعَلُوا - "dhe 'çka' do që veproni", (El-Bekare, 197).

(ما) - Çka (ndajfolje), shembull: مَا دُمْتُ حَيًّا - "'deri sa' të jem gjallë", (Merjem, 31).

(ما) - shembull: كَمَا عَلَّمَكُم مَا لَمْ - "atë 'që' ju nuk", (El-Bekare, 239).

(ما) - Çka (sifetul Ibham), shembull: "Xhiëtu li emrin 'ma' ..." - "... për diçka ...".

(ما) - Çka (habitore), shembull: قُتِلَ الْإِنسَانُ مَا أَكْفَرَ‌هُ - "Për 'çka' ka mohuar", (Abese, 17).

Përkthyesi i Kur'anit ose mund të jetë joarab, i cili e ka mësuar gjuhën arabe dhe e ka përkthyer Kur'anin në gjuhën e tij, ose të jetë arab, i cili e kamësuar një gjuhë dhe e përkthen Kur'anin në atë gjuhë. Ky i fundit, por edhei pari nuk janë asgjë tjetër pos komentues ose interpretues të Kur'anit, me fjalë të tjera interpretues të kuptimeve të pjesëzave, lidhëzave, përemrave, etj., etj.. Mirëpo, te interpretimet kemi interpretim (Teëvil) të ndaluar dhe interpretim (Teëvil) të lejuar.

Sa i përket interpretimit të ndaluar të pjesëzës "ما" - (Ma) e kemi shembullin: مَا خَلَقَ اللَّـهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْ‌ضَ - "dhe 'çka' ka krijuar Allahu qiejt dhe tokën", (Err-Rrum, 8).

Në këtë rast pjesëza "ما" - (Ma) ka domethënien "çka", ndërsa është e ndaluar të interpretohet në këtë rast pjesëza "ما" - (Ma) me domethënien e pjesëzës mohuese "nuk": "dhe nuk i ka krijuar", sepse ky lloj interpretimi në këtë ajet shpie në pabesim. Ndërsa, ka raste kur pjesëza "ما" - (Ma) mund të përkthehet edhe si pjesëz mohuese "nuk", por edhe si "çka".

Shembull keminë suretu Ja-sin: لِتُنذِرَ‌ قَوْمًا مَّا أُنذِرَ‌ آبَاؤُهُمْ .

Feti Mehdiu e ka përkthyer kështu: "Të thërrasësh një popull, të parët e të cilit 'nuk kanë qenë të thirrur'", (Jasin, 6).

Sherif Ahmeti e ka përkthyer kështu: "Për t'ia tërhequr vërejtjen një populli që të parëve të tyre 'nuk u është tërhequr'", (Jasin, 6).

Hasan Nahi e ka përkthyer kështu: "Që ta paralajmërosh popullin-paraardhësit e të cilit 'nuk ishin të paralajmëruar'", (Jasin, 6).

Pjesëza "ما" - "Ma" në gjuhën arabe ka shumë domethënie, por po i përmendim vetëm këto dy domethënie të kundërta:

مَا لَهُم - "Ma lehum" - "Çka kanë ata".

مَا كَانَ لَهُم - "Ma kane lehum" - "Nuk ka qenë për ta".

Pra "ما" - "çka" dhe "ما" - "nuk".

Përkthyesi në ajetin e lartëpërmendur mund t'i përdorë të dy variantet:

مَّا أُنذِرَ‌ آبَاؤُهُمْ - "'Ma' undhire abauhum" - "'Çka' iu është tërhjekur vërejtja prindërve (stërgjygjëve) të tyre".

مَّا أُنذِرَ‌ آبَاؤُهُمْ - "'Ma' undhire abauhum" - "'nuk' u është tërhequr vërejtja prindërve të tyre".

Sepse arabëve para shpalljes së Kur'anit nuk u është tërhequr vërejtja për atë arsye kanë qenë indiferentë. Ndërsa arabëve të hershëm prej Ismailit a.s. u është tërhequr vërejtja, por prapë ata janë indiferentë.

Ngase në Meke ka pasur arabë, të cilët kanë besuar në fenë e pastër të Ibrahimit a.s. (Milete ebijkum Ibrahime hanifa).

Pra, nëse e përkthejmë pjesëzën - "ما" - "Ma" - "Nuk", atëherë fjalën "Abauhum" e përkthejmë "prindërit e tyre": "Çka 'nuk' u është tërhequr vërejtja 'prindërve të tyre'".

Por, nëse e përkthejmë pjesëzën - "ما" - "Ma" - "Çka", atëherë fjalën "Abauhum" e përkthejmë "stërgjyshët e tyre": "'Çka u është' tërhequr vërejtja 'stërgjyshërve të tyre'", (Jasin, 6).

Shembulli tjetër në suretu El-Kamer, ajeti i 5-të: حِكْمَةٌ بَالِغَةٌ فَمَا تُغْنِ النُّذُرُ‌ُ‌

Feti Mehdiu e ka përkthyer kështu: "Urtësi e përsosur - por, 'vërejtje e padobishme'", (El-Kamer, 5).

Sherif Ahmeti e ka përkthyer kështu: "Urtësi e përsosur (është Kur'ani) - 'po sa bëjnë dobi qortimet'", (El-Kamer, 5).

Hasan Nahi e ka përkthyer kështu: "(Kur'ani është) Dijeni e përsosur - 'por paralajmërimi nuk u bëri dobi'", (El-Kamer, 5).

"A wisdom for reaching - bat (The Preaching of) Warners profitsthem not" - "... Vërejtjet nuk u bënë dobi atyre", (El-Kamer, 5).

Në këtë ajet pjesëza "ما" - "Ma" është përkthyer me pjesëzën mohuese "nuk" dhe me përemrin pyetës "sa". Që të dy variantet janë të lejuara për komentatorët e Kur'anit, por nëse shikohet përkthimi i parë mund të kuptojmë se Kur'ani është urtësi e përsosur, por edhe vërejtje e padobishme.

Sa i përket urtësisë së përsosur, kjo është në rregull, por Kur'ani nuk është vërejtje e padobishme, por për kundrazi është vërejtje e dobishme, por ata të cilët nuk i pranojnë këshillat nuk kanë përfituar prej vërejtjeve të Kur'anit, ndërsa në vetvete Kur'ani është vërejtje e dobishme.

Shembulli tjetër në suretu En-Nisa, ajeti i 88-të: فَمَا لَكُمْ فِي الْمُنَافِقِينَ فِئَتَيْنِ

Feti Mehdiu e ka përkthyer kështu: "Te hipokritët 'nuk' keni dy grupe ...", (En-Nisa, 88).

Sherif Ahmeti e ka përkthyer kështu: "E 'çka' është me ju që në çështjen e munafikëve 'jeni' dy grupe", (En-Nisa, 88).

Këtu pjesëza "ما" - "Ma" në rastin e parë është përkthyer si pjesëzmohuese "nuk" çka nuk është e vërtetë, por pjesëza "ما" - "Ma" në këtë rast përkthehet me "çka", dhe nuk di se ndonjë komentator e ka shpjeguar pjesëzën "ما" - "Ma" në këtë ajet me pjesëzën mohuese "nuk"!

Shembulli tjetër në suretu Kaf, ajeti i 4-të: قَدْ عَلِمْنَا مَا تَنقُصُ الْأَرْ‌ضُ مِنْهُمْ

Feti Mehdiu e ka përkthyer kështu: "Ne e dimë se tokës 'nuk' i mbet gjë mangut për ata", (Kaf, 4).

Sherif Ahmeti e ka përkthyer kështu: "Ne e dimë se 'çka' pakëson (ç'tretë) toka prej tyre", (Kaf, 4).

Hasan Nahi e ka përkthyer kështu: "Ne e dimë se 'çka' do t'ua mungojë toka atyre (pasi të vdesin)", (Kaf, 4).

"We olready know 'Haw' mach of them The earth" - "Ne dimë 'sa' prej tyre toka do t'i marrë", (Kaf, 4).

Mrekullia e Kur'anit është se në shumë raste me një pjesëz tregon dy domethënie, e ato dy domethënie në këtë ajet janë:

- se Allahu e di çka tret toka prej trupit të njeriut pasi të vdesë, pra prejkufomës së njeriut, dhe

- Allahu di se sa prej njerëzve toka do t'i marrë në gjirin e saj pasi që ata vdesin.

Ndërsa përkthyesi këtë duhet ta ketë parasysh, ose së paku në fusnotë të tregojë se cilën variant e ka marrë dhe e ka përdorur në përkthim, dhe cilën jo, ose t'i përmendë që të dy variantet. Në këtë ajet përkthyesit në gjuhën shqipe pjesëzën "ما" - "Ma" e kanë përkthyer me "çka", ndërsa përkthyesi në gjuhën angleze me "haw mach" (sa).

Shembull të përkthimit të pjesëzës "عَلَىٰ" "ala" dhe "فِي" "fi":

Shembulli tjetër në suretu Sebe'ë, ajeti i 24-të: وَإِنَّا أَوْ إِيَّاكُمْ لَعَلَىٰ هُدًى أَوْ فِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ

Feti Mehdiu e ka përkthyer kështu: "Por, me të vërtetë, ose ne ose ju jeni 'në' rrugë të drejtë ose 'në' humbje të qartë!", (Sebe'ë, 24).

Sherif Ahmeti e ka përkthyer kështu: "E atëherë, ose ne, ose ju jemi 'në' rrugë të drejtë, apo 'në një' humbje të dukshme!", (Sebe'ë, 24).

Hasan Nahi e ka përkthyer kështu: "Në të vërtet, na - ose ju, jemi 'në' rrugën e drejtë ose 'në' humbje të qartë", (Sebe'ë, 24).

Në përkthimin e këtij ajeti shohim se ndajfolja "ala" e cila në gjuhën arabe ka kuptimin e ngritjes "اسْتَعْلَىٰ" - (istiëla) është përkthyer me "në"ashtu siç është përkthyer edhe "fi", e cila ka kuptimin "në thellësi" në brendi, është përkthyer me "në".

Zoti i Lartmadhëruar ka bërë komperacion në mes të udhëzimit i cili është i lartë, i ngritur, me vlerë, i çmueshëm dhe humbjes e cila është poshtë në thellësi i ngulitur me pjesëzat -"عَلَىٰ" - "ala" dhe "فِي" - "fi", mirëpo kjo nuk është arritur nëpërmjet përkthimeve.

أُولَـٰئِكَ عَلَىٰ هُدًى مِّن رَّ‌بِّهِمْ - "ata janë (udhëtojnë) mbi rrugën e drejtë",(El-Bekare, 5).



Autor: Dr. Musli Vërbani, Kaçanik 2006,
shkëputur nga: (Pa)mundësia e përkthimit të Kur'anit, faqe 29-34.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...