Hixhreti
"Allahu është i kënaqur me të hershmit e pare prej muhagjirve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-njimtar) dhe prej atyre që i pasuan ata në punë të mira, edhe ata janë të kënaqur ndaj tij. Atyre u ka përgatitur xhennnet në të cilat rrjedhin lumenj,ku do të jenë përjetë të pasosur e ky është fitim i madh", (Et-Taube 100).
Hixhra kjo ndodhi e madhe e myslimanëve përmendet 21 herë në Kuranin e madhërueshëm dhe më shumë se ne 40 hadise Sahih qe flasin per hexhrën. Kjo nuk është vetëm një ngjarje historike që i takonte një gjenaracioni por është një ngjarje grandioze dhe modeli ma i përsosur i ndërtimit të shtetit islam dhe ruajtjes të fes islame. Më tutje Kurani thotë ata të cilët shpërngulen vetëm për Allahun, pasiqe ishin të ndjekur, na do ti vendosim ata qysh në këtë botë në një vend te bukur, e shpërblimi në botën tjetër do të jetë akoma më i madh - vetëm sikur ta din ata këtë.
Të gjithë popujt e botës, civilizimet e mëdha prej fillimit të botës i kanë shënuar, edhe sot i shënojnë ditët e mëdha të histories së vet. Grekët e vjetër i kanë numëruar ditët nga olimpiada e par, Romakët nga ndërtimi i Romës, Jahudit nga krijimi i botës, Krishterët nga lindja e Isait a.s., etj.. Në kohën e pejgambereve më të hershëm kalendarët janë shënuar nga ngjarjet e rëndësishme si ndërtimi i Qabesë në kohën e Ibrahimit a.s.. Arabët pak para përhapjes së islamizmit, gjegjësisht më saktë në vitin kur lindi Muhamedi a.s. e llogaritën kohën nga viti i elefantit (Amulfil).
Kalendarët e disa civilizimeve janë zhdukur bash me ato civilizime ndërsa hexhra vazhdon të përkujtohet në tërë botën edhe sot e deri në ditën e gjykimit sepse hexhra nuk është vetëm dit e çlirimit nga turbullirat dit e çlirimit nga shkeljet e renda të drejtave të njeriut që bënin idhujtarët ndaj myslimanëve po është ditë e paralajmërimit dhe e themelimit të mardhënjeve te reja njerëzore në një vend të sigurt banorët e të cilit të drejtat e tyre i nxirrnin nga ligji hyjnor. Pra hexhra për myslimanët nuk ishte vetëm çështje e zgjedhjes së lirë por, detyrë obligative, për secilin që ishte i afte që të del në ndihmë me të gjithë potencialet e veta, në ndërtimin e atdheut më me prosperitet dhe të sigurt (Darusselam).
Ndërtimi i shtetit të drejt dhe juridik dhe shoqërisë në të pa marr parasysh strukturën ekzistuese nacionale dhe fetare kanë mund ta realizojnë vetëm ata të cilit janë kalitur në furtunat e sprovave të pa numërta, kështu duke e vërtetuar bindshmërin e tyre në principet e përsosura islame. Ndërtimi i kësaj shoqërie kompakte i ka paraprirë pastrimi i vendosur i të gjitha dobësive të tyre individuale. Për një detyrë të ndershme e mbi të tjera me shumë përgjegjësi janë zgjedh myslimanet të parë muhagjir dhe ensar e që Allahu i shpërblej në këtë botë siç e pamë në mjetin Kur'anor të cilin e përmendëm më lart.
Kalendari Islam
Muhamedi a.s. e kishte përmendur nevojën e themelimit të kalendarit të ri por kjo çështje edhe shumë të tjera për shkaqe praktike u ishte lënë ashabëve që ta vendosin me vendim unanim (Shura). Është shumë e natyrshme se kjo çështje u vendos në kohën e sundimit të hafifit të dytë Omerit. Në atë kohë islami u përhap dhe doli në arenën botërore. Raportet e guvernerve që arrinin nga krahina të ndryshme ishin pa shenja dhe data precize. Në një transmetim thuhet se në një raport bëhej fjale për një çështje në muajin Shaban. Pasinë nuk ishte e qartë se për cilin vit kishte të bënte kjo u bë si arsye formale që të aktualizohet çështja e kalendarit.
Taberiu thekson se hasreti Omeri në vitin e tretë të sundimit të tij vitin e 17-të pas hexhrës e thiri tubimin e kshillëtarëve dhe këtu u vendos që kalendari i ri të filloj me 1 muharrem ditën e hixhretit të pejgamberit a.s. prej Mekkes ne Medine e që përputhet me ditëm e premte 17-të gusht të viti 622 miladie.
Pas takimit të tretë të msheft me 70-të banor të Jathribit në akabe pejgamberi a.s. insistoi në nënshkrimin e kontratës për lojalitet për të gjitha çështjet e rëndësishme jetësore. Atëherë Abdulla bin affan i thotë pejgamberit a.s. "Kushtëzo për zotin tënd dhe për ty çkado që dëshiron" e pejgamberi a.s. i tha: nga ju kërkoj për Zotim tim që ti nënshtroheni Atij dhe mos ti bëni shok, e për vete kërkoj që të obligoheni se do të më ndihmoni sa herë që të kërkoj dhe se do te me mbroni ashtu siç e mbroni veten, grat e juaja fëmite dhe pasurit tuaja.
Pas kësaj kontrate pejgamberi a.s. në shoqëri të Ebubekrit shokut më besnik të tij në datën e lart shënuar u nisën për në rrugë dhe në shtëpinë në shtratin e pejgamberit a.s. e lanë Aliun r.a. i cili në çdo moment ka mundur të copëtohej me shpata nga idhujtarët e acaruar të cilët në çdo mënyre mundoheshin që ta pengojnë shpërnguljen e myslimanëve dhe pejgamberit. Këtu shihet sakrifica e Ebubekrit dhe Aliut r.a.. Ebubekri ishte njeriu më i pasur i Mekës ai u shpërngul i fundit në shoqëri me pejgamberin ndërsa Aliu r.a. sakrifikoj vetën duke qëndruar në shtëpinë dhe shtratin e pejgamberit edhe pse e dinte se nëse bie ne duar te mushrikve do të ishte i vdekur. Pas shumë peripecive arriti ne Jathrib (Medinë) me 12-të rebiul-evvel gjegjësisht me 24 shtator të viti 622 miladije dhe menjëherë pas kësaj ngjarje qyteti u quajt Medinetul-mynevere qyteti i ndritur, ose vetëm Medine.Ky qytet ne historinë e vet as njëherë nuk ka përjetuar gëzim me të madh se sa arritjen e pejgamberit a.s. në gjirin e vet.
Vëllazërimi i ensarëve me muhaxhirët
Shumë ka shembuj fancionante të cilët flasin për vllazërmin dhe humanitetin e ensarive ndaj muhaxhirëve Ebuhurrejhe r.a., transmeton se: "se ensaret i than pejgamberit a.s. na i ndaj plantazhet e hurmave në mes nesh dhe vëllezërve tanë muhaxhir". Ai ju tha: "jo, atëherë na ndihmoni në kultivimin e hurmave e fryti do të jete i përbashkët, tash është në rregull tha pejgamberi", e ata shtuan: "dëgjuam dhe bindemi". Nga kjo shihet se me çfarë dashurie dhe respekti u pritën muhaxhirët nga vëllezërit e tyre ensar dhe me këtë përmbyllet perioda Mekase dhe fillon kthesa jetësore e pejgamberit a.s. në Medine. U largua si falltar i nënçmuar nga vendlindja e tij, dhe erdhi si triumfues në familjen e re me autoritetin e udhëheqësit të lart në detyrën e pejgamberit e më vonë e merr detyrën e një burrshteti, diplomati prijësi ushtarak.
Në Medine ku u bë qendra shpirtërore e pejgamberit a.s. qendër e dijës dhe e luftës muhaxhirët u pritën si vëllezër nga medinasit dhe u angazhuan me tërë mundësit e tyre që t'ju ndihmojnë vëllezërve të tyre nga Mekja.Të bashkuar në besim në botëkuptim, në mendime dhe në fat, besimtarët u bënë një ushtri e cila së shpejti në luftën e Uhudit dhe në lufta e tjera si në Jermuk, Kadisi, ne fusht e panumërta të Afrikës veriore i mbron me gjak kufijtë e hapësirës se vet jetësore. Muhagjirët të cilët në emër të zotit u shpërngulën në Medine dhe udhëtuan në rrugë të zotit xheleshanuhu në shumë vende i lavdëron edhe Kurani si njerëz të sinqertë të cilët me veprat e tyre kanë merituar të shpërblehen me shpërblime te amshueshme. Në suren Et-teube janë edhe këto fjalë. A thua ata të cilët u japin ujë haxhinjëve dhe kanë kujdes gjatë ndërtimit të Qabesë do ti barazonim me ata të cilët besojnë zotin dhe ne ditën e gjykimit dhe luftojnë në rrugë të zotit.Ata nuk janë të barabartë te Zoti, Zoti nuk do ti udhëzoj dhunuesit. Ata të cilët besojnë, dhe që janë shpërngulur (Muhaxhirët) në Medine dhe luftojnë në rrugë të zotit me pasuri dhe jetë të tyre kanë gradë më të lartë dhe lavdi të Allahu. Ata janë fatmirët e shpëtuar. Me gjakun e vet shokët e Muhamedit a.s. kanë dhënë të kuptojmë se nuk ka suksese dhe fitore pa sakrifice.
Frymëzimi i hixhretit gjithmonë në të kaluarën ishte si burim i fuqive të reja të myslimanëve dhe zgjim shpirtëror i tyre kur i kërconte ndonjë rrezik i zhdukjes.
Hixhreti nuk është vetëm ndodhi historike i cili flet për shpërnguljen e pejgamberit dhe myslimanëve prej Mekes në Medine por ai është simbol moral dhe shpirtëror i cili në zhvillimin e psikologjis islame vë ne pah pjekurinë e bindjes fetare, thellësinë e bindjes fetare, njerëzinë dhe drejtësinë. Sikur islami para kësaj të mos e kishte rilindur shpirtin dhe të mos e kishte ndërtuar tipin e ri njerëzor, nuk do të vinte deri te hixhreti por edhe sikur të vinte pasojat e tij nuk do të ishin aq të ngulitura në zhvillimin e më vonshëm te islamizmit të shoqërisë së re të rendit të ri botëror i cili po lindte dhe po zhvillohej në krye me Muhamedin a.s..
Autor: Rrustem SPAHIU