Medhhebi hanefij, nuk studiohet me dy kashkula!



Shumë njerëz të rëndomtë, që i kanë bërë dasëm vetës me titull shkencor, pra vetëm janë vetëfryer, duke e konsideru veten si dijetar e muxhtehid, duke lexuar ndonjë libër nga ndonjë autor që është i medhhebit hanefij, gjykojnë se filan (farz, vaxhib apo sunet, ose haram e mekruh) është sipas medhhebit hanefij! Kjo është për keqë ardhje kur bëhet fjalë për dijetarët e vetëshpallur, dijetarët e podrumeve, sepse ata skanë fare njohuri se cilat libra janë Mu'temed (bazore) në medhhebin hanefij.

Pstaj edhe sikur me i ditë emrat e librave, nuk mjafton, por duhet me ditë edhe terminologjinë e medhhebit hanefij në shkencën e fikhut, që është terminologji e veçantë. Po, po terminologjinë e veçantë të fikhut hanefij, sepse filhu hanefij përveç se është doktrin, shkollë juridike, ajo është edhe Akademi, e nëse nuk e din gjuhën akademike, atëherë e blenë leshin për dru.

Pastaj, ka edhe një send për lexuesin që lexon libra nga medhhebi hanefij, duhet me ditë se në çfar fushe të jurisprudencës ka përparësi mendimi i Imamit Ebu Hanife, dhe meselja e tij merret për fetva medhhebi, në cilat shkenca merret si fetva e medhhebit mendimi i imam ebu Jusufit, dhe në cilat merret mendimi i imam Muhamedit apo imam Zuferit. Po si dite këto çështje ke me ngatrru habilin me nabilin dhe kurr ska me të dal hukmi i sakt në medhheb.

Prandaj, dikush po mendon se medhhebi hanfeij mësohet me dy tri libra, dhe e ka marrë një gotë uji e donë me e zbrasz detin! Ju themi, ani ani vazhdoni se keni me zbrazë. Këtyre njerzve u them: Me pas kanë aqë i lehtë rrënimi i kësaj akademie, i këtij medhhebi si po mendoni ju, sigurisht se juve nuk ju vijke rendi kurrë, e kishin bërë para jush. Këtë e kanë provuar, por ju ka dalë puna me harxh thotë populli i jonë.



Autor: Jusuf Zimeri

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...