Arabët janë ndalur te shekulli i shtatë, të ecet tutje a jo?



"... pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse", (al-Haxh:30). Ndyrësinë e idhujve ne po e shohim në jetën tonë të përditëshme, prandaj edhe na tha "Largohuni" dhe na tha "ndytësitë", pasi idhujt si trupa në vete, nuk ka mundësi t'i largojmë, kështu ndokush e shenjtëron zjarrin, ndokush tjetër e shenjtëron diellin, e ne nuk mund të largojmë zjarrin apo diellin.

Gjithashtu lexojmë fjalën e të Plotëfuqishmit: "(përkujto) Kur Ibrahimi tha: 'Zoti im! Bëne këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh)'", (Ibrahim:35). Ibrahimi pra i është lutur Allahut që ta largojë nga adhurimi i idhujve, e populli i tij i ishte përgjigjur (duke thënë): "Atëherë ata thanë: 'Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t'u ndihmoni'", (al-Enbija:68), e sa u përket femohuesve Kurejsh, për ta i Lartëmadhërishmi tha: "E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): 'A ky është ai që përgojon zotët tuaj'! E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë", (al-Enbija:36).

Gjëja që më së shumti e ka shkatërruar kulturën tonë është se ne po e ndjekim shembullin e popullit të Ibrahimit dhe të femohuesve Kurejsh. Ne po i shenjtërojmë personalitet dhe simbolet, të cilët po i shndërrojmë në idhuj që po i adhurojmë, duke harruar se nuk ka diçka të shenjtë përvec shenjtërisë së Allahut. Me këtë nuk kam për qëllim të përkrah akuzimin e dikujt, apo akuzimin arbitrar, mirëpo mbi të gjitha është kritika, andaj kur kritikohet Shafi'iu apo Ibni Tejmije, a Gazaliu, nuk i kam kritikuar ata si përsonalitete, por si mendim dhe metodologji. Andaj neve nuk na mbetet vetëm se t'i kthehemi të kaluarës sonë me çdo gjë të ligë dhe të çmuar që përmbanë, si dhe të përballemi me faktet pa kurfar paragjykimi apo nervoze, duke ditur çdoherë se edhe të parët tanë ishin njerëz si të tjerët, që kur i marrim parasysh rrethanat në të cilën janë gjendur, kanë mundur t'ia kenë qëlluar, por edhe kanë gabuar. Kështu pra nuk guxojmë që kritikën ndaj tyre ta marrim si diç personale, pa marrë parasysh se si ishin ata apo kush ishin, ashtu siç pasardhësit tanë, pa kurfar shenjtërimi, do të kthehen tek mendimet tona për t'i kritikuar ato.

Të shumtë janë ata që nuk po e kuptojnë se ne muslimanët po jetojmë në krizë, dhe qëndrojnë shumë indiferent ndaj realitetit në të cilin gjendemi, kur nuk është aspak e natyrshme të vrasësh apo terrorizosh njerëzit, apo ta burgosësh njeriun vetëm pse thotë se Halid b. Velidi e ka vrarë Malik b. Nuvejran e pastaj është martuar me gruan e tij, gjë që është transmetuar në librat e historisë, gjithashtu është jo e natyrshme të diskutosh nëse jemi apo jo të lejuar të vizitojmë kinematë, e as të mendoj dikush se do të takohet me një njeri që është futur në bodrume qindra vite më parë, e tërë kjo në emër të islamit. Nëpër botë po ndodhin lloj-lloj vesesh, por t'ia mveshësh islamit atë që ne po veprojmë, kjo është fatkeqësia më e madhe.

Nëse Allahu e ka përmbyllë vargun e shpalljeve me shpalljen e zbritur mbi Muhamedin, dhe atë duke potencuar se është synuar mirëqenia e njerëzimit andaj eshtë shpallur: "Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shhumë dhe është mëshirues", (al-Maide:3). Ndërsa ne si pasues të kësaj shpallje, në siujdhesën arabe, jemi ndalur tek shekulli i 7 duke refuzuar që të lëvizim qoftë edhe një hap para, derisa Allahu e kishte dërguar Isain a.s. rreth 1300 vite pas Musait, ndërsa pas rreth 620 viteve nga Isai, e kishte dërguar Muhamdein a.s., duke bërë kështu një lidhje kronologjike nga një shpallje në tjetrën, deri në përmbylljen e saj me shpalljen e zbritur mbi Muhamedin a.s. kështu për ne ka lënë linja për të cilat pajtohen të gjithë popujt e botës, për çka edhe kjo shpallje është globale dhe për çdo kohë, që kur e lexojmë atë është i përshtatshëm me nivelin e njohurive ekzistuese në çdo shekull.

Sot kur njerëzimi është ngritur, vecanërisht në pesë vitet e fundit kur kemi një shpërthim të njohurive e teknologjisë, është e domosdoshmë të bashkëngjitkemi edhe ne me këtë përparim, mirëpo kjo nuk arrihet ndryshe vetëm nëse ne ndalojmë shenjtërimin e përsonave të caktuara, apo teksteve të librave të fikhut apo tefsirit e sires, si dhe gjithë kësaj trashëgimie që posedojmë, e të hapim derën për lirinë e shprehjes, pasi që është e ditur se mirëqenja fetare nuk arrihet ndryshe vetëm përmes lirisë së shprehjes për çdonjërin, pas tërë kësaj përulje që ia kanë bërë udhëheqësit e mbajtësit e rendit. Në fakt nëse feja nuk u reziston kritikave, nuk është për t'u pasuar. I LartMadhërishmi thotë: "Sikur të dëshironte Zoti yt, do t'i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete)", (Hud:118). Duke e lënë kështu Allahu si rregull të krijesave të Tij, vazhdimësine e kundërshtimit ndërmjet vete, edhe nga vet gjendja në tokë e vërejmë këtë mospajtim.

Nuk mund të gjesh në botë pasues të diçkaje që tejkalon shifrat prej 25% të numrit të përgjithshëm të banorëve të tokës. Mirëpo neve "muslimanëve" na ka bërë për vete hadithi "shtyllat e islamit", duke konsideruar kështu që si pasues të Muhamedit a.s. ne jemi trashëgimtarë të Xhenetit, kurse ata që na kundërshtojnë do të jenë në zjarrë. "Është e sigurt se All-llahu do të bëjë dallimin (do të gjykojë) në ditën e kiametit në mes atyre që ishin besimtarë (myslimanë) dhe të atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. All-llahu di dhe vështron çdo gjë", (al-Haxh:17). Dhe për 1400 vite hoxhallarët ne mimber thërrasin muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtarët që ta kuptojnë se islami ka 5 shtylla ndërsa imani nënkupton të besosh Allahun, të besosh melaiket e të dërguarit, andaj për këtë edhe falemi 5 herë në ditë, agjërojmë ramazanin, dhe nëse kështu e besojmë Allahun, do të shkojmë në xhenet, meqë edhe vijmë nga prindër pasues të Muhamedit a.s., pa marrë parasysh se cila është sjellja jonë, cilat janë veprat tona.

Nuk ka dyshim se ligji i Zotit në tokë kërkonë që të ketë pluralizëm. Zoti dhe i dërguari i Tij janë të parët që në Jethrib ndërtuan shtetin pluralist dhe e emërtuan atë Medine, vend monolitik por që gjithësesi do të shkatërrohet: "Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (lehvi mahfudh)", (al-Isra:58). Përvec Mekes ku të gjithë njerëzit ndajnë një besim adhurimin e Allahut një të pashoq, të gjitha vendet tjera monare brenda tyre gjenden shkëndijat shkatërruese të tyre, sepse njerëzit nuk ka mundësi të mos kenë mendime kundërthënëse, prandaj cdo vend monolitik do të ketë fundin e vet, shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik është shembulli më i mirë.



Autor: Dr. Muhamed SHAHROUR

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...