Diaspora e shqetësuar nga vehabizmi në Maqedoni
Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë (BFIM), thotë se besimtarët në diasporë janë të brengosur nga veprimet e pakontrolluara dhe jashtëligjore të vehabistëve radikalë në Maqedoni.
Sipas kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi, mërgata shqiptare ka kërkuar nga partitë politike shqiptare, Qeveria e Maqedonisë, institucionet shtetërore, diplomatët e akredituar në Maqedoni, e veçanërisht nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, ta përkrahin Bashkësinë Fetare Islame dhe të ndërmarrin masa adekuate kundër këtyre grupeve radikale të cilët dëshirojnë që ta ulin imazhin e islamit si religjion.
Sulejman Rexhepi ka realizuar takim me përfaqësuesit e BFI-së, të cilët qëndruan në SHBA dhe në disa vende të Bashkimit Evropian, të cilët thanë se nga diaspora shqiptare kanë treguar gadishmëri për t'i ndihmuar BFI-së, në mirëmbajtjen e Medresesë së Isa Begut dhe Fakultetit të Shkencave Islame, të cilat sipas BFI-së, janë qelizat e edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të ardhshme.
Përgatiti: zhurnal, shtator 2010.