Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre



Një vërejtje (shubhe):

Imam ebu hanifes nuk i ka nxjerr asnjë hadith Buhariu as muslimi, as gjashtë imamët tjerë të hadithit. Ky është argument se ata nuk kishin ndonjë konsideratë ndaj tij, ose se ai nuk ishte dijetarë i shkencës së hadithit.


Përgjigje:

Dijetarët e hadithit kanë nxjerrë hadithet e atyre që kanë menduar se hadithet e tyre mund te humben nëse nuk i regjistrohen. Për këtë ata nuk kanë përcjellë ose nuk janë marrë në formë të veçantë me përcjelljen e haditheve të atyre të cilët kishin nxënës të cilët përcjellnin dhe bartnin hadithet e tij. Ndër të tjera, imami, interes të veçantë i kushtonte kuptimit të hadithit dhe domethënies së tij, njohjen me hadithet të cilët janë nasih e mensuh, hadithit të pakufizuar (mutlak) dhe atij të përkufizuar (mukajjed), hadithit me kuptim të përgjithshëm (amm) dhe atij me kuptim te veçantë, pra ai nuk merrej vetëm me përcjelljen e thjesht të përfjalshëm të hadithit.

Imam Keutheri r.h., thotë: është për tu vërejtur se dy imamët (Buhari dhe Muslim) nuk kanë përcjellë asnjë hadith nga Imami edhe pse kanë mbërri dijetarët e gjeneratave të reja nxënës të imam Ebu Hanifes. Ata dy poashtu nuk kanë përcjellë edhe hadithet e imam Shafiut edhe pse i kanë takuar disa nga shokët e tij. Madje Buhari as nga hadithet e Ahmedit nuk përcjellë më shumë se dy hadithe të vetme: njëri prej tyre është i regjistruar si ta'lik e tjetri me ndërmjetsim edhe pse ai e mbërrini Ahmedin dhe shoqëroi gjatë atë. As muslimi nuk përcjell asnjë hadith nga Buhariu edhe pse nuk ndahej nga ai po dhe ndoqi dhe metodën e tij në shkruajtjen e hadithit.

Muslimi as nga Ahmedi nuk regjistroi më shumë se tridhjetë hadithe. As Ahmedi vet nuk nxjerr asnjë hadith na Maliku nga Nafiu përmes Shafiut, edhe pse ky është zinxhiri më i shëndoshë i haditheve ose prej më të shëndoshëve, përveçse katër hadithe, ndërsa hadithet tjerë të cilat i përcjellë nga Shafiu me rrugë tjera nuk mërinë as njëzet hadithe, edhe pse e ka shoqëruar atë dhe vet Muvetaun e Malikut e dëgjoi prej tij. Veç kësaj ai njihet edhe ndër ata të cilët përcjellin medhhebin e vjetër të Shafiut.

Prandaj marrë parasyshë fenë dhe besën e tyre ndaj saj, bëhet e qartë se arësye pse nuk përcollën hadithet e të përmendurve ishte bindja e tyre se hadithet e tyre e janë të ruajtur dhe nuk ka mundësi të humben, mbase këto patën shumë ndjekës të cilët përcjellnin fjalë të tyre në lindje e në perëndim. Kështu autorët e librave të hadithit qenë të interesuar me regjistrimin e haditheve të atyre njerëzve hadithet e të cilëve mund të humbeshin po e lanë pa e shkruar, sepse mbas gjeneratave të tyre nuk do mund të mjaftoheshin me librat e njërës anë ma u mbështetur dhe në shkrimet e palës tjetër.

Marrë parasyshë lartë të përmendurën, del në shesh marrëzia e atyre të cilët mendojnë se mosregjistrimi i hadithit të tyre në librat e veta vjen nga shkaku se ata nuk e pranonin hadithin e tyre, ose për disa arësye që përmenden në disa libra të shkencës së Xherhit dhe Tadilit lidhur me Imamët e cekur. Siç është fjala e theuriut për Ebu hanifen, Ibën Meinit për Shafiun, Kerabisit për Ahmedin, Dhuheliut për Buharin e tjerë.

Ndër tjera, vetë buhari, po të mos ishte Ibrahim ibën makal En-nesefi dhe Hammad Shakir të dy hanefiste do të mbetej vetëm një El-Ferberij i cili e përcjellë sahihun e tij nga ai me të dëgjuar prej gojës së tij, njejt siç ndodhë edhe me ibrahim ibën Muhammed ibën Sufjan el-hanefi i cili gati se është i vetmi që përcjellë nga Muslimi me të dëgjuar drejtë përsëdrejti nga ai.

Kjo bëhet e qartë kur vërejmë rrugët e dëgjimit të rrugëve të këtyre dy librave përmes periudhash kohore të ndryshme veç formës me Ixhaze. Pra rrugët e dëgjimit të këtyre dy librave është e pashkëputur dhe me një numër të madhë të dijetarëve të cilët përcjellin prej dy emrave të përmendur të dijetarëve hanefist. Kjo është e dukshme për të gjithë ata që kanë njohuri dhe merren me këtë shkencë.



Përgatiti: El-Ahnaf

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...