Vehabizmi është kanceri më i rrezikshëm i shoqërisë tonë



Muftinia e BFI-së Shkup në mbledhjen e rregullt të mbajtur me Mexhlisin e xhematit të Muftinisë së BFI Shkup me datë 03-08-2010 solli këto:

K o n k l u z a

Mexhlisi i xhematit i Muftinisë së BFI Shkup i jep mbështetje të plotë Muftinisë së BFI Shkup në krye me Muftiun e Muftinisë së BFI Shkup h. Ibrahim ef. Shabani në hapat e saj drejt organizimit dhe kultivimit të jetës fetare në territorin e Muftinisë së BFI Shkup.

Ne Mexhlisi i xhematit do të mundohemi maksimalisht që gjatë muajit të Ramazanit të jemi aktiv nëpër terenin e të gjitha xhamive në të cilat gravitojmë, dhe në bashkëpunim të plotë me organin e Muftinisë së BFI Shkup dhe kierarkinë më të lartë të Bashkësisë Fetare Islame e RM do të angazhohemi në tubimnin e anëtarësisë, zeqatit, sadekatul fitrit si dhe kontributeve tjera të cilat janë bazë për mirëmbajtjen e xhamive, nëpunësve fetar pranë Muftinisë së BFI Shkup, Medresesë së Isa Beut Shkup si dhe Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup institucione arsimore në të cilat arsimohen dhe edukohen gjeneratat tona të ardhshme.

Mexhlisi i xhematit i Muftinisë së BFI Shkup njëzëri dënon incidentin makabër i cili ndodhi në xhaminë e Isa Beut-Shkup me 25-06-2010 ditë e xhuma, organizator kryesor i të cilit ishte Ramadan Ramadani, prandaj paralajmërojmë të njëjtin që të qëndroj larg xhamisë së Isa Beut sepse i njëjti prej ditës së suspendimit nuk është më nëpunës fetar në këtë xhami.

Të njëjtit i bëhet me dije që të mos manipuloj xhematin dhe besimtarët në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, mos të thirret në emër të xhematit të Shkupit sepse xhamitë janë shtëpi të Ibadetit dhe jo vende përmes së cilave ai mundohet të instaloj qarqe të errëta politike dhe vehabiste.

Apelojmë xhematin që të mos bien pre e këtyre manipulimeve djallëzore, sepse individë sikur që janë Ramadan Ramadani dëshirojnë që të asgjësojnë islamin tradicional që është praktikuar dhe praktikohet shekuj me rradhë, kurse nga ana tjetër këto qarqe vehabiste në Maqedoni mëtojnë që në trojet tona të pastra të shlyejnë çdo gjurmë të gjuhës, identitetit, kulturës, dhe traditës sonë.

Vehabizmi është kanceri më i rrezikshëm i shoqërisë tonë, andaj ne Mexhlisi i xhematit të përbërë nga Imamë, Hatibë, Vaizë, Mualimë, Muezinë, dhe këshilla të xhematit të xhamive të Shkupit premtojmë para popullatës se me ndihmën e Allahut xh.sh., dhe Bashkësisë Fetare Islame në krye me Reisul Ulemanë Haxhi Sulejman ef. Rexhepin, do të dalim fitues në çdo betejë ndaj atyre që dëshirojnë përçarje dhe shtrembërim të së vërtetës Islame në trojet tona, theksohet në këto konkluza të BFI-së.



Përgatiti: shqipmedia, gusht 2010.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...