Mesele mbi Shefaatin 1



Pyetja:

Esselamu alejkum!

I nderuari profesor, cili është mendimi juaj në lidhje me këtë dhe cilët janë ajetet që flasin për shefatin (ndërmjetësimin) e Muhammedit, a.s.? Allahu ju shpërbleftë!


Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar vëlla, sa i përket ajeteve që flasin për shefaatin janë të shumtë në Kur'anin famëlartë, e ne do të theksojmë disa prej tyre:

- "Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij të cilin e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi të ndërmjetësojë dhe për të cilin e pëlqeu ndërmjetësimin.", (Taha:109).
- "Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij.", (El Bekare: 255).
- "Thuaj: "I tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm All-llahut, i Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës, e më vonë vetëm te Ai ktheheni.", (Ez-Zumer: 44).

Pra i nderuar ka edhe shumë ajete të tjerë që flasin për shefatin në Kur'anin famëlartë.

Allahu e din më së miri!



Shejh - Jusuf ZIMERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...