Islamofobi apo Realitet - Forma dhe shkolla e interpretimit fetar vehabist-selefist



1. Me formën dhe shkollën e interpretimit fetar vehabist-selefist, të katapultuar në trojet shqiptare pas viteve të 90-ta, besimtari "i drejtë" mysliman nuk duhet të pranoj tjetrin në shoqëri dhe bashkëpunim, i cili nuk i takon besimit Islam!

2. Me formën dhe shkollën e interpretimit fetar vehabist-selefist, besimtari "i drejtë" mysliman duhet të luftoj çdo sistem demokratik, brenda dhe jashtë shoqërive myslimane!

3. Me formën dhe shkollën e interpretimit fetar vehbist-selefist, besimtari "i drejtë" mysliman, është i porositur që femrën ta izolojë në shtëpi, ta mbulojë me veshje të zezë, qoftë edhe mbulimin e gjithë fytyrës!

4. Me formën dhe shkollën e interpretimit fetar vehabist-selefist, besimtari "i drejtë" mysliman, duhet të mos i pranoj figurat dhe kontribuuesit kombëtar, të cilët nuk ishin dhe nuk i takojnë besimit Islam!

5. Me formën dhe shkollën e interpretimit fetar vehabist-selefist, besimtari "i drejtë" mysliman, duhet të mos dëgjojë asnjë lloj muzike - me tela e pa tela, folklorike dhe jo folklorike, pa bërë asnjë dallim të kategorive të saj!

6. Me formën dhe shkollën e interpretimit fetar vehabist-selefist, besimtari"i drejtë" mysliman, duhet të mos lexojë ose të marr për bazë fetare asnjë libër i cili nuk është i vijës ideologjike vehabiste-selefiste!

7. Me formën dhe shkollën e interpretimit fetar vehabist-selefist, besimtari "i drejtë" mysliman, studimin dhe interpretimin e Kuranit duhet ta ndjek dhe zhvillojë vetëm sipas autorëve të caktuar, të cilët ndalojnë përdorimin e racionales dhe të kontekstit kohor të kaluar apo të tanishëm!

8. Me formën dhe shkollën e interpretimit fetar vehabist-selefist, besimtari "i drejtë" mysliman, nuk guxon të studioj filozofi, as islame e as atë botërore!

9. Me formën dhe shkollën e interpretimit fetar vehabist-selefist, besimtari "i drejtë" mysliman, gjatë përshëndetjes me të tjerët, nuk duhet t'ia zgjasë dorën gjinisë së kundërt, qoftë edhe me pjesëtarët familjar nga gjaku!

10. Me formën dhe shkollën e interpretimit fetar vehabist-selefist, besimtari "i drejtë" mysliman, nuk guxon të qëndrojë në ambient të përzier, meshkuj-femra, bankete e ahengje familjare, qofshin ato edhe të natyrës së moderuar, etj., etj..

11. Me formën dhe shkollën e interpretimit fetar vehabist-selefist, besimtari "i drejtë" mysliman, nuk duhet të ketë ndonjë pengesë të pa kaluar rreth martesave edhe me lidhje gjaku!

12. Me formën dhe shkollën e interpretimit fetar vehabist-selefist, besimtari "i drejtë" mysliman, atë që e braktisë fenë islame duhet ta luftojë dhe ekzekutojë!

13. Me formën dhe shkollën e interpretimit fetar vehabist-selefist, besimtari "i drejtë" mysliman, nuk bënë të shoqërohet me pjesëtarët e besimeve tjera!

14. Me formën dhe shkollën e interpretimit fetar vehabist-selefist, besimtari "i drejtë" mysliman, nuk duhet t'i merr parasysh zakonet dhe traditat e shëndosha të një shoqërie dhe rrethi ku jeton, por duhet të përpiqet që të imponojë formën e tij të interpretimit fetar sipas bindjes së krijuar!

15. Me formën dhe shkollën e interpretimit fetar vehabist-selefist, besimtari "i drejtë" mysliman, nuk guxon të studioj artin dhe vizatimin, etj., etj..



Autor: Prof. Xhabir HAMITI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...