Vehabizmi - Masakra intelektuale në emër të Teuhidit



Vehabizmi, ose Lëvizja Vehabiste, ose siç dëshirojnë ithtarët e kësaj lëvizjeje ta quajmë në menyrë Utopike - Selefizmi, për gjatë historisë së tij revolucionare është perpjekur me të gjitha mënyrat për të provuar teorinë e tyre bedewino-nomade të deshtuara në konceptin dhe aplikimin e Islamit, duke përdorur të gjitha mjetet për t'ia arritur qëllimit.

Një prej mjeteve brutale, pas masakrave ndaj myslimanëve, është masakra intelektuale. Fallsifikimi dhe deformimi i librave islame, deri djegia e bibliotekave islame dhe arabe, me tentativen për të fshirë një herë e përgjithmonë memorijen e trashegimisë intelektuale Islame prej 1400 vjetësh.


- 1. -

Dëshmohet, siç shkruan Dr. Muhamed Iwad El-Khatib në "Safahat min Tarijkh El-Xhezijreh El-Arabijeh", djegia e Bibliotekes Arabe (El-Mektebeh El-Arabijeh) ne Mekkeh nga ana e vehabisteve në vitin 1925. Një nga bibliotekat më të pasura dhe të rëndesishme. Me 60000 tituj të rrallë dhe afërsisht 40000 dorëshkrime. Prej dorëshkrimeve, ka patur nga ato te cilat i kish diktuar vetë Profeti Muhamed s.a.v.s. e disa prej tyre kanë qenë të shkruara nga Khulefai Rashidin - Ebu Bekr, Umer, Uthman dhe Alij - Allahu qofte i kënaqur me ta. Në këtë bibliotekë gjendëshin shënime të shkruara mbi lëkura të gazelave, eshtra kafshësh dhe pllaka druri, sikurse një numër i konsiderueshem punime qeramike dhe balte që u përkisnin sahabeve dhe Pejgamberit s.a.v.s.. E gjitha kjo dëshmon për brutalitetin dhe mendesinë arkaike bedevine në pamundësi tjetër për ti dhënë zë dhe hapsirë dogmave të injorancës nga njerëz paranojak.


- 2. -

- Si fillim, vehabistet botuan Sahihun e Bukharijut, gjoja të shkurtuar dhe në vellime të vogla duke shmangur prej tij disa hadithe pa lënë asnjë gjurmë rreth tyre.

"Rudud ala Shubuhat Es-Selefijeh", Shejkh Ed-Dejthurij do të shkruante: "Shtremberimet dhe fshirja e haditheve janë punë selefistash dhe e fesë së tyre". Nu'man El-Elusi p.sh.: deformoi Tefsirin e babait të tij fisnik, i cili ka qenë Shejkhu i Irakut, Shejkh Mahmud El-Elusij të titulluar "Ruhul Me'anij". Nëse nuk do të kish futur duart Nu'mani, ai do të ishte një tefsir unik gjithëpërfshirës.

- Gjithashtu vehabistet manipuluan dhe ndërhynë në Tefsirin e Zemakhsherijut te titulluar "El-Keshshaf", i cili u botua nga Shtëpia Botuese "El-Ubejkan" në Rijad me deformime flagrante, sic gjenden në komentimin e ajeteve 22-23 të sures Kijameh, ku u fshi komenti i Zemakhsherijut totalisht dhe u vendos ajo që i pershtatet dogmës së tyre.

- Kane botuar El-Mugnij te Imamit Hanbelij Ibn Kuddameh El-Makdesij duke fshire totalisht prej librit kapitullin "El-Istigatheh" (Kerkimi i Ndihmes).

- Kane botuar "Sherh Sahih Muslim", shpjegimin e Imam Nevevijut, duke xhveshur nga hadithet e Sifateve - Atributeve.

- Nga po i njejti autor, Imam Neveviju, kanë botuar librin "El-Edhkar" (Lutjet) nga Shtëpia Botuese "Huda" ne Rijad, nën përgjegjësinë e Departamentit të Kerkimeve, Propagandes dhe Udhezimit, pranë Ministrise së Vakefit te A. Saudite, ne vitin 1409 hixhri, duke ndryshuar fjalet e Imam Nevevjiut dhe duke manipuluar një segment të librit, ashtu sikurse kanë fshirë totalisht atë që s'mund ta manipulonin dot, pikerisht Librin e Haxhit (Kitab El-Haxhxh) prej El-Edhkar, pjesën që ka lidhje me vizitën e varrit te Pejgamberit s.a.v.s..

- Kanë mashtruar me librin El-Ibaneh te Imam Ebul Hasan El-Esh'arij, duke fshirë totalisht prej ketij libri atë që nuk i pershtatet dogmës së tyre të prishur, pikërisht fjalën e tij rreth Istivase ku thote: "Allahu isteva mbi Arshin, në ate aspekt që Ai e ka thenë e në kuptimin që Ai ka deshiruar. Isteva transhendentale (munezzeh) ndaj kontaktit, stabilizimit, qendrimit, fusionit dhe transferimit. Atë nuk e mban Arshi, por Arshi dhe mbajtesit e tij mbahen nga mirësia dhe fuqia e Tij, të nenshtruar nën autoritetin e Tij. Ai është në pozitë më të lartë se Arshi dhe mbi çdo gjë ... (deri në fund)". Si për ironi, kjo gjendet edhe tek Sherhi i Ibn Ebil Izz El-Muxhessim.

- Ndër manipulimet ështe ai i Zuhejr Esh-Shawijsh dhe Nasirudin Albanit të fjales së Imam Subkijut për të zbukuruar anën e shëmtuar të Sherhit të Tahavijut nga Ibn Ebil Izz, duke ditur se Imam Subkiju është armiku më i ashpër i doktrinës së antropomorfizmit. Në atë menyre, që shkepusin cope fjalë nga libri "Mu'id En-Ni'am" dhe e vendosin aty ku u intereson në Sherhin e Ibn Ebil Izz në formë të deformuar kështu: "Ja keto katër mez'hebet - Lavdi Allahut - janë në të njejtën akideh, përvecse kush pasoi I'tizalin dhe Antropomorfizmin, përndryshe shumica e tyre janë në hak, miratojne akiden e Ebu Xha'fer Et-Tahavijut, të cilën e kanë pranuar ulemate e hershëm dhe të pasmit".

Ndërsa ajo që ka thënë Imam Subkiju në realit, sipas librit të tij Mu'ijd En-Ni'am f.62 është: "Ne akaid Hanefite, malikite, shafiite dhe të miret e hanbelive - lavdi Allahut - janë të njejtë, të gjithë janë në pikepamjen e Ehli Sunnetit dhe Xhematit i trajtojnë cështjet e besimit tek Allahu sipas mënyrës së Shejkhut të Sunniteve Ebul Hasan El-Esh'ari r.a. nuk janë largu prej kësaj vecse disa mbeturina hanefish dhe shafiish që pasuan Ehli I'tizalin dhe mbeturina hanbelish që pasuan Antropomorfistet, vetëm malikite i ka ruajt Allahu në atë mënyrë që të gjithë malikitë janë esh'arij, në teresi akaidi esh'ari është ajo që përmban Akideja e Imam Tahavijut ëe e pranuan ulemate dhe e pelqyen për vetën e tyre".

Vini re se çfarë ndryshimi ka mes dy teksteve, se çfarë manipulimesh kanë bere deshtakët, mashtrime dhe manipulime të librave të trashegimisë islame.


- 3. -

Shkurtime dhe përmbledhje librash burimore me justifikimin për t'ia lehtesuar myslimanëve esencën, por duke fshirë dhe hequr cështje esenciale të cilat nuk përputhen me dogmën vehabiste.


- 4. -

Botime librash pa shenime shpjeguesish, sic kanë vepruar me librin "El-Esma ue Es-Sifat" të Imamit Hafiz Bejhekijut, ku në një ndër botimet kanë fshirë shpjegimin të titulluar "Furkan El-Kur'an" te Shejkh Selameh El-Azamij Esh-Shafiij, sikurse është fshirë prej aty parathenia e kollosit Imam El-Keutherij. Tek botimi tjetër, shenimeve në liber nuk u tregohet autori i cili është perseri Imam El-Keutherij dhe tek i treti shënimet e Keutherijut janë fshirë totalisht.


- 5. -

Fryrja artificiale e ulemave të tyre në atë mënyrë duke sajuar libra në emër të tyre me marifete, sic është libri "El-Esma ue Es-Sifat", të cilin e kanë autoresuar si të Ibn Tejmijes, edhe pse Ibn Tejmijeh nuk njihet të ketë një libër të tillë, por e gjitha kjo është nëe marifet i ulët vehabist për t'i bërë karshillek veprës se Imam Bejhekijut me të njejtin titull "El-Esma ue Es-Sifat". Sikurse kanë sajuar edhe një libër tjetër në emër të Ibn Tejmijes që quhet "Dakaik Et-Tefsijr", ku të dy titujt nuk janë asgjë më tepër se sa copeza të shkeputura nga Fetvate e Ibn Tejmijes dhe jo libra te perpiluara nga ai vete. Prite tash kur kjo tendence do marre erzin.



Autor: Isam Abdulmelik EL-WEZIJR
Përshtati: Idriz JASHARI



_________________________

[Pjeserisht nga Isam Abdulmelik El-Wezijr.]

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...